E premte, 08.11.2024, 01:57 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Tropojë, një anije mbytet në liqenin e Fierzës, shpëtojnë 15 pasagjerët

E hene, 29.08.2011, 06:39 PM


TROPOJË- Mbytet një anije e vogël në liqenin e Fierzës, fatmirësisht pa shkaktuar viktima apo të lënduar. Lajmi është konfirmuar nga ish-deputeti i Tropojës Azgan Haklaj si dhe nga policia e Shkodrës dhe ajo e Kukësit, të cilat ishin informuar për ngjarjan.

 

Mësohet se anija ishte nisur nga Komani rreth orës 10:30 të mëngjesit dhe po udhëtonte në liqen drejt Fierzës, një udhëtim rutinë të përditshëm që e kryente për transportin e njerëzve.

 

Fatmirësisht anija ka qenë në breg të liqenit pranë fshatit Selcë të komunës Lekëbibaj kur ka pësuar defekt dhe është mbytur, ndërsa udhëtarët dhe ekuipazhi kanë shpëtuar.

 

9 prej tyre kanë mundur të arrijnë bregun me not, ndërsa 6 të tjerë me kamardare, ndërsa kanë mundur të tërheqin dhe anijen drejt bregut të liqenit të Fierzës.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora