E premte, 26.04.2024, 08:52 AM (GMT+1)

Mendime

Rexhep Elezaj: Kosova në prag të ngjarjes më të madhe në historinë e saj

E premte, 15.02.2008, 10:11 PM


NË FUND TË PRITJEVE SHEKULLORE
KOSOVA NË PRAG TË NGJARJES MË TË MADHE NË HISTORINË E SAJ

Nga: Rexhep Elezaj

S’ka dyshim se durimit dhe pritjeve shekullore të shqiptarëve, jo vetëm të Kosovës, po i afrohet fundi. Shqiptarëve po u kthehet liria dhe dinjiteti i tyre kombëtar, sepse këto dy vlera kryesore të jetës ua kishin ndaluar e përdhunuar barbarisht hordhitë e huaja pushtuese, duke shtypur dhe persekutuar një popull të tërë. Por, që nuk kishin mundur ta shfarosin, ngase një populli të robëruar herë do kurë liria i kthehet si një dhuratë nga vetë Zoti, siç ka ndodhur gjatë historisë edhe me shumë popuj tjerë të robëruar. Sepse, asnjë pushtues deri sot nuk ia ka dalë që t’i mbajë të robëruar përgjithmonë popujt të cilët janë flijuar në kërkim të lirisë dhe çlirimit të vetë kombëtar. I këtillë ishte edhe populli shqiptar i Kosovës me vise përgjatë gjithë shekujve të kaluar, i cili për asnjë çast nuk e ndërpreu luftën dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi të plotë nacionale. Mbase, nuk mund të numërohen kalvaret e vuajtjeve dhe masakrave të cilave u kanë mbijetuar dy milion shqiptarët e Kosovës, sidomos ato që ua kanë bërë regjimet kriminale të Serbisë.

Popujt që nuk pajtohen me robërinë dhe që për lirinë e tyre sakrifikojnë dhe japin çdo gjë, siç bëri me shekuj populli shqiptar i Kosovës, ata popuj kurrë nuk mund të robërohen. Pra, populli shqiptar i Kosovës kurrë nuk i pranoi shantazhet dhe nënçmimet që iu bën në vazhdimësi nga armiqtë barbarë fqinjë, të cilët bashkë me krimet dhe turpin e tyre shekullor në qershor të vitit 1999 ikën me kokë nën këmbë nga Kosova drejt theqafjes së pa kthim. Ngase, kështu e kanë fundin e turpshëm agresorët dhe të gjitha regjimet barbare, të cilat luftën dhe krimet i kanë përdorur si mjet për t’i sunduar dhe terrorizuar të tjerët, vetëm se nuk i takonin sojit dhe llojit të tyre prej piromanësh dhe kusarësh të ardhur nga Karpatet. Pra, fundi i regjimeve mizore bashkë me mizoritë e tyre, si “kundërshpërblim”, s’mund të jetë ndryshe veçse rrokullisje kolektive në humnerën e vdekjes. Dhe, një mbarim i këtillë i ka gjetur edhe zullumqarët serbë që masakruan dhe mizorisht vranë me mijëra shqiptar të Kosovës, të cilëve me 17 ose 18 shkurt 2008 mund t’iu themi troç; qofshin të mallkuar shekujt dhe motet bashkë ma ata që iu ofruan ndihmë dhe përkrahje politike për një kohë kaq të gjatë, që iu toleruan kaq shumë kohë pa iu dënuar asnjëherë për krimet monstruoze që keni bërë ndaj shqiptarëve deri me 12 qershor 1999..!?

Dhe më në fund, pas shumë shekujve vuajtjeje, dhune, nënçmimi, vrasjeve, shpërnguljeve dhe eksodesh masive, gjenocideve dhe grabitjeve të begative tona natyrore nga fqinjët tanë barbarë, të cilët vetëm në luftën e fundit në Kosovë (1998/99) vranë dhe zhdukën pa gjurmë me mijëra shqiptarë, s’ka më dyshim se për shqiptarët e Kosovës po afron dita shumë e pritur e lirisë, kur gjithandej trojeve tona antike për herë të parë do të shijohet aroma e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të cilat si eveniment më i lartë i çdo populli në botë, s’do mend se së shpejti do të bëhen realitet që kanë emrin; Kosovë e lirë, shtet i pavarur dhe sovran.

Shqiptarë, urime 17 ose 18 shkurti 2008, dita e pavarësisë së Kosovës!

E, në ndër kohë, në lumenjtë e Kosovës do vazhdojnë të rrjedhin ujërat e kthjellëta që burojnë nga Alpet shqiptare e që vijnë dhe bashkohen nga tëra anët e vendit tonë për t’u derdhur, disa në detin Adriatik, e disa në detin Egje, duke marrë me vete gjitha vuajtjet dhe të këqijat që shqiptarëve ua kishin shkaktuar armiqtë e tyre shekullor. Sepse, edhe pritja kaq e gjatë e lirisë shqiptare, si çdo gjë tjetër në këtë botë, nuk mund të ishte e pa fund përgjithmonë…!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora