E premte, 26.04.2024, 03:56 AM (GMT+1)

Mendime

Suzana Kuqi: Koincidence!

E hene, 11.02.2008, 07:40 PM


KOINCIDENCE!

Nga Suzana Kuqi - Zemra Shqiptare Ekskluzive

- o -

Suzana Kuqi - Firence, Itali
Nje dite tek rregulloja dhomen e vajzes sime adoleshente vura re nje liber mbi misteret e magjise. Ku e kish gjetur, dhe ç’donte aty ai liber ? Mendimi im i pare ishte ta merrja , ta grisja e ta hidhja. E pastaj ? A do ta kishte veshtire ajo te gjente nje tjeter ?Jo, aspak. Mund te gjente gjithe librat qe donte. E lashe ku e gjeta nderkohe qe shpirtin nje ndjesi e turbullt e shqetesuese ma peshtolli. Perse i duhej, perse u kushtohej ketyre gjerave qe mua me shtinin frike? Nje vendim arbitrar nuk kishte vend ne kete mes, duhej te flisja me te.Sa me shume kalonte koha ndersa beja punet e shtepise e prisja oren qe ajo te kthehej nga shkolla , aq me te forta ishin kujtimet e rinise sime qe me sulmonin e ma turbullonin edhe me shume shpirtin

- o – 
                      
Ajo hyri ne shtepi si nje rreze drite, e bukur, e paster, e dlire, e qeshur, si rinia . Fytyra e saj, qe une e mendoja akoma femije, davariti rete e zeza qe ishin ulur kembekryq e me kishin pushtuar zemren e cila fergelloi nga gezimi e krenaria qe ajo krijese e mrekullueshme qe qendronte para meje ishte ime bije.Ime bije.Tek pashe syte e shndritshem e enderrimtare, ndoshta te dashuruar, nuk pata guximin t’i thoja as edhe nje fjale. Me erdhi keq t’ja prishja ate moment te bukur,e kujt nuk do t’i vinte keq? Nje here tjeter , mendova, do ta gjej rastin e duhur e do t’i flas.

- o –

Dhe rasti me erdhi disa here por nuk dija nga t’ja filloja. T’i thoja se nuk kish asgje te mire nga magjite , nga ato rite qe ne fakt jane vetem nje deformim i magjise se vertete, apo… Ajo me siguri do te qeshte me mua e do te me thonte se une nuk marr vesh vete nga keto gjera. E me te vertete  ç’dija une nga keto gjera, mos valle isha nje shtrige?Jo. Por ç’fare t’i thoja , se kisha frike nga keto gjera ? Po, kisha dhe shume. Po ku bazohej kjo frike… une as dhe vete nuk isha e sigurte se ato qe mendoja mund te ishin te verteta por kujtimi i hidhur i Lines , shoqes sime te dikurshme, nuk me linte te qete. Une mund ta lija vajzen time te merrej me ate liber e me budallalleqet e shkruara ne te, me kohe do t’i kalonte e nje dite ndoshta do ta hidhte vete ne koshin e pleherave, por Lina… ajo vinte nga kohe te shkuara e zinte vend ne nje cep te trurit tim , e me mundonte tere diten, per dite e dite me rradhe. Une duhej t’i tregoja per te vajzes sime. Aq me teper sot qe e pashe tek ndizte nje qiri e diç lexonte ne ate liber.

 - o –

- Te kam folur ndonjehere per shoqen time Lina ?- e pyeta ne mbremje  kur u gjetem te dyja vetem  ne salle para televizorit ,  duke u munduar te merrja nje pamje indiferente e  ti jepja te kuptonte se biseda qe doja te nisja nuk ishte shume e rendesishme pasi dihet se adoleshentet kur nuhasin diçka te tille ja mbathin para se te fillosh e te lene me fjale ne goje.
                    - Jo mami . – u pergjigj ajo duke kerkuar ndonje film interesant ne  televizor.
                    - Ke deshire ta degjosh historine e saj ?- vazhdova une si pa te keq.
                    - Fol, se po te degjoj.- kanalet vazhdonin te kontrolloheshin.
                    - Eshte interesante do te te pelqeje- ngulmova une.
Ajo vazhdoi te kontrollonte por pasi nuk gjeti ndonje gje qe t’i interesonte ndaloi ne nje kanal me muzike e u kthye nga une.
                    - Ma trego mami , po te degjoj.
Une u mbusha me fryme e per nje çast nuk dija nga ta filloja.Por Lina doli nga cepi ku ishte fshehur e erdhi e qendroi perpara meje, e semure me nje buzeqeshje te zbehte mbi buze e pas saj u shfaq edhe Diri. Une mora kurajo te tregoja ate histori qe isha munduar t’ja tregoja aq here vetes e asnjehere nuk kisha mundur ta tregoja siç duhej pasi kurre e as tani nuk i kam gjetur nje zgjidhje llogjike ne trurin tim.

- o –

- Ne fakt ishin dy, njera ishte Lina dhe tjetra ishte Diri. Nuk ishin shoqet e mia te ngushta, ti i njeh ato dhe i therret teta, por ishin shoqe te cilat i frekuentoja sepse kishin moshen time, me njeren me lidhte aboneja ndersa tjetren e kisha ne lagjen ku banoja ne femijeri.Nuk e njihnin njera tjetren  , asnjera nuk dinte gje per tjetren derisa rastesia apo fati me nyjet e tij te mistershme, i lidhi ne nje pike, nje djale, te cilin njera e dashuronte ndersa tjetren e detyroi familja te fejohej me te.
                      - Si ka mundesi, si mund te te detyrojne?- u hodh adoleshentja ime e mua me erdhi per te qeshur tek pashe indinjaten ne syte e saj te bukur.
                      - Ashtu ishte koha atehere- i them une.
                      - Aman dhe ti mami, koha thote, ç’tregim koti.- shfryu ajo dhe u be gati te ngrihej.E kapa per dore dhe e detyrova te ulej.
                      - Degjoje deri ne fund, pastaj e diskutojme.Djali quhej Alqi e pasi kish mbaruar studimet per mjekesi e kishin caktuar ne nje fshat afer ku ushtronte profesionin e mjekut. Ne ate fshat punonte dhe Diri ku u njohen dhe u dashuruan. Te ishte per ata te dy do te ishin fejuar e martuar , por familjet nuk donin. Alqi ishte ortodoks e Diri myslymane, pra jo te te njejtes fe. Familja e vajzes ndoshta edhe bente leshim por ajo e Alqit qelloi me e forte. Megjithese une nuk jam e sigurte nese per mamane e tij qe mbulonte nje post ne bashkimet professionale e hiqej laike ,ishte feja apo mbleseria qe kishin ndermend te benin me familjen e Lines, babai i te cilit gjithashtu mbulonte nje vend te privilegjuar ne komitetin ekzekutiv.Dhe atehere, bija ime, nje post i tille , ne nje sistem diktature ku shume gjera une edhe sot i shikoj absurde, e pyes veten se si kane ekzistuar me te vertete , nuk ishte pak.
                     - Cfare ishte absurde?
- Ke degjuar ndonjehere se ç’do te thote te kesh biografine e paster ? Apo rregullat qe kane te bejne me te ?
                - Jo.
                - Aq me mire. I pari rregull kur fejoheshe ne ate  kohe ose e para pyetje qe behej ishte si e ka biografine.
                - Edhe ?
                - Nese nuk e kishe te paster, nuk te jepte njeri nuse ose nuk te linin te merrje djalin qe dashuroje . Familja mund te te mbyllte brenda kater mureve te shtepise e te linte pa u martuar kurre.
                 - C’absurditet !Po si ishte biografia e paster ?
                 - Kur nuk kishe asnje nga familja, prind, vella, gjysh , stergjysh, kusherinj te denuar per politike. Nese kishe ndonje te tille e kishe koken te ulur per tere jeten. Ndersa te denuarit ordinere… hynin e dilnin nga burgu e ajo qe ishte me e bukura ishte se familjet e kishin ballin lart, vertet ishin te denuar por ishin ordinere, ishin hajduter, perdhunues,kriminele por nuk ishin politike e biografia mbetej e paster. Ndersa politiku…Nejse se u larguam nga ngjarja qe doja te te tregoja.Ku e lame. Ah po. Pasi kaluan nja dy vjet dashuri mes Dirit dhe Alqit, e cila u pengua me te gjitha mjetet nga familja e tij per te mos u kurorezuar, ja ku i servirin Linen. Vajze e bukur, fisnike, ishte studente ne vit te dyte , une e kisha ne abone, benim rrugen bashke. Ne fillim ai nuk pranoi por pak nga pak filloi te interesohej per te. E nuk kish se si te mos i pelqente. Nderkohe qe njihte Linen dashuria per Dirin filloi te dobesohej, e pse jo, ishte ne moshe e donte te martohej, por  kam pershtypjen se martesa per te ishte nje mjet per t’u shkeputur nga nena e tij qe e mbante nden thonj dhe e komandonte gjithmone.Lina nuk e donte, as nuk i pelqente dhe aq ai djale, e une nuk e di nese ajo e ka ditur se ai kishte nje tjeter apo jo. Di vetem qe pas nje vere te gjate e te mundimshme per te pasi kish mbetur ne dy provime per vjeshte, e zene ne nje moment bosh nuk i kish rezistuar presionit te prinderve te saj dhe kish dhene fjalen te fejohej me te. Keshtu qe kur filloi viti i trete i studimeve tona, kishim edhe nje shoqe tjeter te fejuar ne abone.
                 - Po ti mami ishe e fejuar ne ate kohe?- me pyeti me nje buzeqeshje qesendisese ime bije.
                 - Jo, - ja preva shkurt.-Nuk ishte e vetmja vajze e fejuar qe te fejuarit vini e i prisnin tek stacioni i trenit tek zbrisnim e i kapnin per

krahu te permalluar a thua se kishin dite pa u pare e jo vetem disa ore. Ishte i vetmi çift qe nuk i kam pare kurre te kapur per krahu ne dy vjet abone qe bera me te. Tani te kthehemi tek Diri. E zhgenjyer, e demoralizuar, tashme historine  saj me Alqin e dinin shume vete e peshperisnin, ajo do ta kishte te veshtire te gjente nje burre tjeter ne ate kohe por ti bija ime nuk ke si ta kuptosh kete, je rritur ne nje kohe tjeter dhe une falenderoj Zotin per kete, pothuaj kaloi ne depresion. Dashuria e saj per Alqin jo vetem qe nuk u pakesua por u rrit me teper, e deshperoi edhe me shume e ju kthye ne ide fikse dhe e persekutonte.E deshperuar deri ne ate pike sa ne vend qe te qetesonte shpirtin e saj me idene se fundja Alqi nuk e vlente dashurine e saj, luftoi per ta fituar ate. Sigurisht, nje shpirt i lenduar e i deshperuar nuk mund te gjeje mjetet e duhura. Filloi te shkoje neper fallxhore, keto po qe kane ekzistuar edhe ne ato kohe ,siç kane ekzistuar edhe me pare e edhe me vone ne historine e njerezimit e qe me te shumtet jane shushunja , e shpenzoi ato kursime te pakta qe kish per ti bere derman shpirtit te saj. Qe kur Alqi ishte fejuar me Linen vinte shpesh ne shtepine time e qante.Me vinte keq por nuk kisha se ç’ti beja. Ajo ligesi qe shfrente kundrejt asaj vajze qe mua me pelqente dhe e kisha per zemer, me indinjonte ,por kur shihja se si ishte katandisur e lija te shfryhej. U mundova t’i spjegoja se nuk ishte faji i asaj vajze por i atij , Alqit, qe ishte treguar maskara, por nuk degjonte  nga ai vesh.Shpesh nuk doja t’ja hapja deren. Ajo ngulmonte qe une duhej t’i tregoja Lines per te, por une kurre nuk pata guximin ta beja kete. Me siguri diçka do te kish degjuar qe i rrinte aq ftohte te fejuarit, por varej se nga çfare gojesh , e ndoshta nuk i kish besuar, ndersa po t’ja thoja une me siguri do te me besonte. Po pastaj? C’rendesi kish ne me besonte apo jo, a do te kish qene aq e forte sa te prishte fejesen? Ne ate kohe bije vetem djemte kishin te drejte te prishnin fejesat, e burrat te linin grate, por vajzat jo. E Lina megjithese ishte inteligjente, me karakter te forte, dyshoj se do te ishte e zonja te perballonte nje opinion te tere. Nese une do t’ja thoja, kjo veç do rendonte shpirtin e saj, do ta ftohte me shume me te fejuarin por gjendjen e saj si nje vajze e premtuar per tu martuar me te, jo.Zgjodha te heshtja.Dhe jam penduar…
                   - Pse mama, e la ai ?- vajzes sime i ishte shtuar kurreshtja.
                   - Jo, nuk e la , por degjoje deri ne fund.

 - o –

Pasi  ishte zhdukur per disa muaj , Diri mbiu perseri ne shtepine time. Syte i shndrinin ethshem. Nuk eshte ne terzi nga trute, mendova, si do ta heq qafe sot qe kam per te studjuar. Por nuk e zgjati shume. Pasi mori karamelen dhe piu kafene qe une ja bera menjehere, shenje kjo qe duhej te ngrinte takat sa me pare, duke me çuditur pak se nuk e zuri fare ne goje deri ate kohe te dashurin e saj u ngrit e mori te ikte. U ndal para deres e nxorri nga xhepi nje shishe te vogel qe mua mu duk shishe penicilline e ma zgjati.
                     - Dua te me besh vetem nje nder. Nuk te kushton gje. Lage ate vajzen me kete uje, nuk ka rendesi se ku, mjafton qe ta lagesh pak pa i rene ne sy.
                    - Cfare uji eshte ?- e pyeta e habitur.
                    - Uje qe kane lare nje te vdekur. Ty nuk te ben dem. Mund te lagesh doren tende me te dhe t’ja kalosh mbi shpine.
Une deri ne ate kohe nuk e dija se ç’ishte uji qe kishin lare te vdekurit dhe nuk e dija se pse perdorej. Megjithate nje vale zemerimi e indinjate u ngrit brenda meje, ç’me kujtonte mua ajo, nje cope injorante qe duhej te besoja e te beja keto gjera? Pa e zgjatur hapa deren dhe e shtyva jashte.
                   - Mos u duk me ne shtepine time !- i brita nga pas.

- o –

Megjithate kurioziteti me shtyu te pyesja se ç’ishte uji qe lanin te vdekurit dhe pse e perdornin. Nje fqinja ime plake me tha se njerezit e keqinj e perdornin per te ftohur çiftet, per ti ndare . Nuk i besova. Fundja njerez te keqinj ka plot e njerez qe vdesin perdite ka gjithashtu. Nese do te ishte e vertete kushedi sa ndarje do te degjonim  çdo dite. Por plaka  shtoi se ku ka vertete dashuri nuk funksionon.Edhe kjo nuk ma mbushi mendjen. Sa njerez jane martuar ato kohe pa dashuri dhe martesat  kishin rezistuar . Vertet, bej çudi edhe sot, po ta krahasosh me te tashmen ku divorcet jane ne mode… Po ekzagjeroj. Nejse, le ti kthehemi Lines sime, ajo i rezistoi fejeses me Alqin, nje vel ftohtesie e trishtimi veshi figuren e

saj dhe e beri edhe me te bukur, si nje princeshe te nje kohe tjeter, te trishtuar por krenare.Keshtu e mbaj mend ata dy vjet derisa mbaruam shkolle dhe veren e atij viti ajo u martua. E pashe te veshur nuse, e zemra me pikoi. Pertej  grimit e trukut qe e bente te dukej si nje perendeshe spikata frike e dhimbje. Dhimbje, po, zemren e saj te re ndoshta ne fshehtesi ja kish falur dikujt qe ne nuk e dinim. Mund te ishte nje sekret qe e kish mbajtur vetem per vete. Nuk eshte çudi, kush mund t’i rezistoje nje marteseje te tille nese nje zjarr qofte dhe imagjinar nuk i ngroh zemren. Une ate çast i bera nje betim vetes, kurre , sido qe te vinin punet nuk do te martohesha me nje qe nuk do ta doja .Kthehemi tek Lina. I rezistoi marteses. Qe çift i çuditshem , asnjehere nuk u pane te dilnin bashke, ai dilte bulevardit me shoke ndersa ajo ose me motrat ose me shoqe e salutoheshin  kur kalonin perbri si dy te njohur te zakonshem. Megjithkete pas dy vjetesh Lina u be me vajze.Por as vajza nuk ndryshoi asgje mes tyre, krenare, te ftohte e te adhureshem , ja ç’mund te them per ata si çift.

- o –

Diri. C’te them per te. Nuk e pashe me kurre. Por shpesh takoja motren e saj. Diku me thote se ishte martuar ne nje qytet tjeter e kish lindur tri vajza, te bukura si drita. I shoqi ishte nje djale shume i mire dhe ajo kishte patur fat. Shyqyr, tha qe nuk kishte perfunduar me Alqin, ishin çift i goditur dhe duheshin shume.Pra Diri, mendova, kish patur fat, ndersa Lina jo. Diri ishte e lumtur, ndersa Lina ishte fatkeqe e mbyllur si nje zog ne nje kafaz , per me teper qe flitej se Alqi ja dridhte me te tjera. Po sikur Diri ta kish patur mundesine e ta perdorte ate shishe uji ? Kete kurre nuk mund ta di me siguri, por tek hasja nganjehere rruges, syte e saj te mbushur me boshllek, e ate buzeqeshje te ngrire ne buze, mendja me shkonte tek ajo shishe e mallekuar. Nuk ishte e drejte nese ja kishin bere kete. Kish te drejte edhe ajo te gezonte ne kete jete. Ose me mire kish te drejte te bente dhe ajo nje jete normale…

- o –

Koha kalon, e punet e problemet e ndryshme te bejne te ndahesh nga shoqeria qe frekuentoje dikur e vendin e tyre e zene te tjere. Por kjo nuk ka te beje me ata qe ke per zemer. Ke ke patur ne zemer mbetet gjithnje atje e nuk luan, veç se i shikon me pak e nderkohe ata minuta qe kalon me ta jane çmueshme pasi jane te veshur me nje petk malli. Keshtu dhe une nuk i pashe per vite me rradhe, dhe ate punen e shishes e kisha harruar. Ika jashte shtetit e jeta me mori perpara me problemet e saj. Kur u ktheva pas disa vjetesh degjova se Lina nuk ishte me nder te gjallet, nje semundje e keqe e kish vene perposhte dhe e kish marre brenda disa muajsh. Nderkohe qe ajo pritej t’i thosh lamtumire kesaj bote, u mor vesh se Alqi kish lene nje nga te dashurat e tij shtatzene, e me pas u martua me te. Pra ky kish qene fundi i shoqes sime. Brenda vetes dyshimi se ajo tjetra ja kish helmuar jeten e saj te shkurter u ngrit perseri. Nuk e di se perse me erdhi me keq, per menyren si e kish trajtuar jeta apo per vdekjen e saj. Ndersa Diri me siguri eshte mire me familjen e saj, ka mundesi qe edhe ta kete harruar fare Alqin e nuk ka se si ta dije se ç’i ka ndodhur Lines. Aq i ben tani asaj. Mendova ta kerkoja , doja ta pyesja se ç’kishte ndodhur ne te vertete me ate shishe te vogel uji. E kish perdorur? Une qe nuk i kisha besuar keto gjera doja ta dija. Ne nje nga ato dite te pakta qe me kishin mbetur t’i kaloja ne qytetin tim , vendosa te shkoja ne shtepine e nenes se saj e t’i kerkoja adresen e Dirit. E gjeta ate grua te urte te mpakur e fytyre te vijezuar nga rrudha dhembjeje. Biseduam nje cope here per gjera te pergjitheshme e kur u pyeta per Dirin syte e saj u mbushen me lote e buza e poshtme filloi ti dridhej.
                -  C’i ka ndodhur ?- u alarmova une e  urova me gjithe zemer qe te mos kish vdekur edhe ajo.
                - I vdiq i shoqi. Ja vrane ne Greqi ku shkoi  per te punuar. Ka mbetur vetem qyqja me tri vajzat, si e ka hallin, nuk e di. Ishte aq djale i mire sa nuk di ç’te te them. E desha si djalin tim.-lotet i rrodhen faqeve.
Une nuk e kerkova me adresen e Dirit. Dola ne rruge edhe me e turbulluar se me pare. Ajo shishe uji ishte perdorur , ate moment nuk kisha asnje dyshim. Nje veprim , nje gje e bere ne deshperim e siper kish shkaterruar te dyja. Te dyja kishin paguar shtrenjte.Beja mire une qe nuk i kisha besuar keto gjera, por pas kesaj edhe nese do ti besoja nuk do te kisha marre kurre guximin per t’i bere., Dhe nuk do te doja qe asnje te mos i bente ne shtepine time.

    
                   - E ke fjalen per mua mami ?- pyeti adoleshentja ime duke fshehur veshtrimin.
                  - Po, meqe ra fjala kam pare nje liber qe nuk me ka pelqyer. Me thuaj si e ke hallin.
Ajo filloi te qeshte.
                   - Te intereson ai liber ?-vazhdova une.
Ajo tundi koken perseri duke qeshur.
                   - Une nuk perdor uje te vdekurish- kukurisi ajo,- thjesht dua te mesoj te praktikoj telepatine. Dua ti çoj mesazhe dikujt qe me pelqen.
                    - Te duket e drejte kjo?
Ajo papritmas u be serioze.
                    -  Mami , ne lufte dhe dashuri , mund te perdoresh te tera mjetet.
Kete rradhe qesha une. Dashuri, ndonje nga ato simpatite fluturake te moshes, pastaj ajo nuk kish nevoje per keto gjera, eshte aq e bukur dhe…
                    - C’do te beje me nje djale qe do t’i prishesh mendjen ne kete menyre? Kur ta njohesh nga afer e te zbulosh se nuk eshte ai qe ke menduar se eshte , nuk do te mund ta heqesh qafe.
                     - Do te provoj prape magjine.
                     - Magjine ? Telepatia nuk eshte magji bija ime dhe as nuk duhet perdorur si e tille. Magjia nuk eshte leximi i mendimit  dhe as transmetimi i tyre. Magjia e dashurise eshte hyrja ne nje bote qe per ty eshte ende e panjohur, qe e ke brenda vetes, ne zemren tende te papervoje. Nje dite qe do ta njohesh, do te mrekullohesh e do te vuash. Kjo bote eshte brenda teje, e nuk ka aresye te ekzistoje nese nuk ekziston ti, nese zemra jote nuk do te ndjeje. Ate dite do te kuptosh se nuk ke nevoje per keto libra…
                   - Naten e mire mami,- ma preu shkurt ajo dhe u fut ne dhomen e saj. E ndoqa me sy silueten e saj te holle e delikate, i mungojne flatrat te duket engjell.Ajo eshte engjell…
           
Imperia, 24/01/2008   



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora