E premte, 13.12.2019, 08:38 AM (GMT)

Kulturë » Kinema

Halit Bogaj: Alvarez Kelly (1966)

E enjte, 16.06.2011, 06:17 PM


‘’ALVAREZ KELI ‘’I REALIZUAR NGA REGJISORI EDVARD DMITRIK/1966/

 

Nga Halit Bogaj

 

Fermeri meksikan  Alvarez Kelli/Viliam Holden/ kishte interesim të vogël për Luftën civile amerikane, përveç dëshirës që të fitonte diçka prej saj.Por pas një udhëtimi të gjatë për t’I dërguar lopët në vendin e caktuar tek Unionistët, ai vetë kidnapohet nga koloneli Tom Rositer/Riçard Vidmark/. Ai me trupat e tij të uritura ushtarake në mënyrë dëshpëruese kishte nevojë për mish dhe për Alvarez Kelin deri sa të arrinin në Riçmond.Pra Keli ‘’Ishte bindur’’, duke iu drejtuar plumbi i pushkës, që të shkonte bashkë me kolonelin.Keli,pasiqë e kishte plagosur gishtin, ishte i detyruar që ta vidhte kopenë. Disa kishin menduar se roli I Alvarez kelit do t’I flente shumë më tepër aktorit Entoni Kuin I  cili kishte origjinë meksikane , por edhe Viliam Holden e kishte realizuar për mrekulli arë rol të paharruar në historinë filmore amerikane.Pra Viliam Holden porteritizon një karakter të cilit nuk i intereson fare as Veriu as Jugu..Ai ka vetëm një qëllim të caktuar që të pasurohet sa më shepjtë dhe sa më mire,duke na e përkujtuar edhe personazhin kryesor të filmit’’Përftoi bashkë me erën’’,  por rrethanat bëhen të tilla që nuk mund të mbetet i pa involvuar në rrjedhat patriotikedhe ushtarake.Projektin e bëjnë madhështor dy aktorët kryesorë të cilët/në bashkëpunim të shkëlyqer me regjisorin e njohur Edvard Dmitrik/ arrijnë ta krijojnë një vepër të rëndësishme filmore artistike.Edhepse me një buxhet të vogël ,filmi pati sukses të madh në mbarë botën ,duke u shikuar edhe sot me interesim të madh nga fansat e dy aktorëve kryesorë të cilët na kanë dhuruar edhe shumë kyevepra të paharruara filmore, siç janë filmat:Ura mbi Lumin Kvaj,Bota e Suzi Vongut,,Horda e egër,Hakmarrësit, nga Viliam Holden dhe’’Kopshti i djallit’’,’’Karroca e fundit’’,’’Aniejt e gjata’’etj.nga Riçard Vidmarku.

 

Mëtej duhet theksuar se këtë film luftarak Dmitrik e realizoi me elemente të shumta të uesternit amerikan, i cili ishte një krijim original i bazuar në një ngjarje historike të vitit 1864.

 

Gjatë xhirimit të filmit Viliam Holden dhe Riçard Vidmark ishin bërë shokë të mirë dhe të pandarë njëri me tjetrin dhe derisa Vidmarku kishte qenë i sëmurë nga gripi Holden ia kishte sjellur në dhomë daullet ngase e dinte se Vidmark kishte dëshirë t’i dëgjonte ato.Më vonë Vidmark kishte thënë’’ Se gjatë atyre katër muajve sa qëndruam së bashku m’u duk se Holdenin e njihja 15 vjet’’.Kur i kryenin xhirimet shkonin të darkonin me aktorin Stiv Mek Kuin,i   cili atëherë në të njejtin vend e realizonte filmin e tij’’Nevada Smit’’.Në fund po i japim emrat e aktorëve:William Holden / Alvarez Kelly /,Richard Widmark/ Colonel Tom Rossiter /,Janice Rule /Liz Pickering /,Patrick O'Neal / Major Albert Steadman /Victoria Shaw / Charity Warwick /Roger C. Carmel / Captain Angus Ferguson/,Richard Rust /Sergeant Hatcher /Arthur Franz / Capt. Towers /,Don 'Red' Barry/ Lt. Farrow (as Donald Barry/,Duke Hobbie/ John Beaurider /Harry Carey Jr./ Howard Caine/ McIntyre /Mauritz Hugo/ Ely Harrison /Barry Atwater /Gen. Kautz Robert Morgan /Capt. Williams /



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT