E marte, 14.07.2020, 11:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Kuriozitete IV

E merkure, 06.06.2007, 08:29 PM


Përse gjarpërinjtë ndërrojnë lëkurë?
Substanca nga e cila është bërë shtresa e sipërme e epidermës së lëkurës së gjarpërinjëve nuk është elastike dhe nuk rigjenerohet me kalimin e kohës; kur gjarpërinjtë rriten, lëkura e tyre bëhet si një veshje e ngushtë për ta. Gjarpërinjtë bëjnë një ndërrim të plotë të lëkurës në periudha të cilat variojnë nga 6 muaj në një vit sipas llojit të tyre. Disa ditë para se të ndërrojnë lëkurë këto kafshë humbin oreksin, bëhen gjaknxehtë dhe përpiqen të qëndrojnë pranë ujit sepse duke ndërruar lëkurë preferojnë dhe një larje. Nën lëkurën e vjetër formohet dhe një shtresë tjetër që është lëkura e re dhe në momentin e duhur gjarpërinjtë e çajnë lëkurën e tyre tek koka dhe fillojnë ta shtyjnë pas duke u zvarritur pas tokës. Lëkura e butë rrëshket dhe duke mos patur këmbët si pengesë, arrin të largohet e plotë nga trupi i gjarpërit. Një gjarpër Indigo duke dalë nga lëkura e tij. Është një nga gjarpërinjtë më të gjatë të kontinentit amerikan dhe mund ta kalojë gjatësinë prej 2 metrash e gjysmë.

Flokët dhe thonjtë rriten më shumë gjatë periudhave të caktuara?
Ritmet e rritjes së flokëve janë shumë të ndryshueshme në periudha të caktuara, ndërsa me thonjtë nuk ndodh e njejta gjë. Në ndryshim me sa ndodh tek kafshët, që humbasin shtresa të lëkurës gjatë stinës së ngrohtë duke mos qenë të detyruar që të mbrohen nga i ftohti, tek njerëzit është vënë re një rritje më e shpejtë e flokëve në periudhën e ngrohtë dhe në veçanti në periudhën e korrikut. Ky fenomen në përgjithësi është më i dukshëm tek femrat se sa tek meshkujt dhe akoma nuk ka arritur të zbulohet se pse ndodh dhe pse dihet që një rol të rëndësishëm luan dhe temperatura. Ritmet e rritjes së flokëve nga ana tjetër janë të influencuar nga shumë faktorë si: hormonet, mosha, gjendja e organizmit. Në kushte normale rreth 120 mijë fijet e flokut që ka mesatarisht një njeri në kokë rriten rreth 1.2 cm në muaj. Ndërsa rritja e thonjëve varet nga ushqimi dhe aspak nga stinët. Thonjtë zgjaten mesatarisht 3 milimetra në muaj.

Për sa kohë mund të jetohet pa fjetur?
Studimi shkencor i gjumit vitet e fundit ka qenë shumë intensiv dhe pse rezultatet e disa studimeve kanë qenë të kundërta. Është e qartë tashmë që një person mund të vetëvritet duke refuzuar të hajë dhe të pijë por dhe personi më stoik nuk është në gjëndje që të rrijë pa fjetur pafundësisht. Nevoja për gjumë shpejt a vonë do të vijë me gjithë sforcot e individit për të rezistuar. Mungesa e gjumit sipas disa studimeve provokon rrjedhoja psikologjike. Sipas studimeve të bëra, një numër i madh individësh që kanë qenë të detyruar të qëndrojnë pa fjetur kanë patur shqetësime të mëdha të personalitetit të tyre.
Zgjuar për 264 orë. Disa studime gjithnjë me bazë empirike në të kundërt mbështesin se simptomat psikologjike që vërehen tek personat e pagjumë janë rezultat i stresit dhe jo i mngesës së ndonjë funksioni thelbësor të zhvilluar nga gjumi. Një provë është që në 1966 17 vjeçari Randy Gardner qëndroi zgjuar për 264 orë duke mos treguar asnjë simptomë psikotike. Pas kësaj ai fjeti për 15 orë dhe kur u ngrit ndjehej mirë.

Përse ndonjëherë kur jemi në gjumë na duket se do të biem?
Ndjenja e rënies mund të interpretohet në mënyra të ndryshme sipas fazave të gjumit gjatë të cilave përjetohet kjo ndjenjë. Në qoftë se përjetohet në fazën e përgjumjes është një eksperiencë e shkaktuar nga hedhja në momentin e kalimit nga faza kur jemi zgjuar në atë të gjumit, kur organizmi kryen një proces gradual të ndërprerjes së sinjaleve të ndjeshmërisë dhe të funksionimit të muskujve. Në momentin që percepton boshatisjen personi përjeton një eksperiencë të kaluar më parë kur ka qenë zgjuar si rënia nga një shkallë, nga një karrige apo nga një lartësi më e madhe. Veç ndjenjës së rënies kjo mund të shoqërohet dhe me imazhe apo aluçinacione. Lodhja e vazhdueshme apo ankthi mund t’i favorizojnë këto ndjenja.
Ndjenja e rënies mund të provohet dhe gjatë fazës REM kur personi është tërësisht në një gjumë të thellë, kur trupi është tërësisht i palëvizëshëm dhe i paraziluar dhe ëndrrat janë më “të gjalla”. Në këtë rast domethënia nuk është fiziologjike dhe për ta interpretuar duhet të studiohet profili i plotë psikologjik i personit që e përjeton këtë ndjenjë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora