E premte, 26.04.2024, 06:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Zef Mulaj: Atje sot ka vetëm heshtje, lule të egra mbi gurët e kullave kanë mbirë

E hene, 06.06.2011, 07:57 PM


FSHATI MULAJ (NË NIKAJ-MERTURË) MALSIA E GJAKOVËS,  TROPOJË - SOT  ËSHTË I ABANDONUAR PA ASNJË BANOR
FSHATI MULAJ (NË NIKAJ-MERTURË) MALSIA E GJAKOVËS, TROPOJË - SOT ËSHTË I ABANDONUAR PA ASNJË BANOR

 

ATJE SOT KA VETEM HESHTJE
LULE TË  EGRA  MBI GURET E KULLAVA KAN MBIRE

 

Nga Dr. Zef Mulaj

 

  fshatin Mulaj, rreth 900 mmbi nivelin e detit, pranë rrugës që të çon në qafën e  Kolçit është një brezare  e bukur alpine që vëndasit e njohin me emrat: ”Rrahi i sheherit” dhe “Qytetëzat”. Reth saj ruhen fragmente muresh të gjëra 0,80 deri 1.10 m, punuar me gurë të thyer,të pa latuar e pa lidhje me llaç. Veglat e punës prej hekuri të gjetura këtu,ndër këto, sqepar,dhe fragmentet e enëve prej balte që ipërkasin shek.IIIe IV pas Krishtit: Ishte i banuer deri në vitet 90’. Nuk ka pasur rrugë  makine, ishte i izoluar plotsisht në  muajt e dimrit. Kishin shkollën, dyqanin

shëbimin mjeksor etj. Shikojeni në foto, shtëpitë  ndërtuar me gurë, toka e përdorur si tarraca, kultivohej  misri, patate, rrushi, molla, gështënja, dardha, qershia, kumbulla, etj.  Sot e ka mbuluar  heshtja , ku nuk ka asnjë banorë. Shtepitë  janë mbyllur, ndihen vetem cicërimat e ziogjve , ushtima e lumit të  Currajve  përballë.Maja e Hekurave i rëzon hijet  mbi kullat e vetmuera.

Mbi kullat e heshtura

maja e hekurave

hijen  zgjatë  pa fund,

nëpër rezet e diellit

atje feminija ime…

Sot hijet zgjaten

duke lidhur heshtjen

mbi kullat e varret..

Un  dhe kulla ime

atje vetem një kujtim.

Preki kohen që  do vine.

 

 ………………………………

 

Kulla e Terak Sylë  Mulaj. Ndërtim shtëpie karakteristike malsie  mbi një  gur, e rrethuar nga shkëmbej ku ka vetem një rugë  që të çon në oborrin e saj.

Mbi  çatinë e saj është  shkruar një poezie e poetit Zef Mulaj    gjuhen  Italiane e publikuar në  shoqata të  ndryshme kulturore Europiane.

 

  shqip: Syri i maleve

 

I gjelbër syri i maleve,

Ngjyrosur krahët e bardha

Të zogut në fluturim,

I jep cicërimën

Diellin lidh në ballin e fëmijës,

Që lind nga syri I maleve….

 

Këto vendbanime në Nikaj—Mertur, shtrirja e tyre nga Vargu e Palçi në brigjet  e  Drinit, deri në thellësitë e Alpeve në malin e Rrukut e Mulaj, dëshmojnë se, pas pushtimit romak (shek.I pas Krishtit) e  deri në shek. V, krahina ishte e banuar nga popullsi ilire. Nga “ Alpinet dardane ”siç pohohet në veprën “Notitia Dignitatum”  shkruar rreth viteve 390–437.

Kjo popullsi  u dëndsua  gjatë shek. III–IV, kur kufijtë veriore të Perandorisë Romake  u bën pre  e sulmeve shkatërrimtare të  fiseve barbare . Me këto sulme  u përball dhe Dardania. Popullsia e të cilës detyrohet të zhvendoset nga zonat urbane    thellsi të  maleve ku e ndjeu veten më    sigurtë.

  rrethana të tilla  të vështira , honet dhe skutat malore të vendit u kthyen për popullsin ilire në çerdhe të lirisë dhe të qëndresës kundër pushtuesve.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora