E premte, 26.04.2024, 03:14 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Lirim Mezini: Ne nderim te viktimave te terrorit komunist

E premte, 03.06.2011, 08:00 PM


Nikolai Getman (Autoportret)
Nikolai Getman (Autoportret)
Ne nderim te viktimave te terrorit komunist

 

Nga Lirim Mezini

 

Ambasada e Rumanise ne Washington, DC ftoi organizaten AAFH ne konferencen qe kjo ambasade organizoi me 25 Maj 2011 ne nderim te viktimave te komunizmit. Ne kete konference moren pjese dy antare te Bordit te Drejtoreve te Organizates “Shtepia e Lirise Shqiptaro-Amerikane”, zoterinjte Lirim Mezini dhe Mustafa Xhepa. Aktiviteti ishte i perbere nga tri pjese: 

Se pari pjesemarresit vizituan ne disa salla te Ambasades ekspoziten e piktorit Nikolai Getman, ish i burgosur ne Gulagun e tmerrshem komunist. Piktori antikomunist i kishte punuar pikturat e tij ne fshehtesi te plote, sa as gruas se tij qe e donte shume nuk i kishte treguar. Me realizem dhe dhimbje mjaft te thelle ne ate koleksion te quajtur “Koleksioni Gulag” (The Gulag Collection) pasqyroheshin vuajtjet e tmerrshme te njerezve te denuar ne kampet famekeqe te ngritura nga komunistet. Midis pikturave te dhimbeshme binte ne sy autoportreti i piktorit Nikolai Getman.

 

Pjesa e dyte e aktivitetit ishte konferenca me disa kumtesa. Fjalen e mireseardhjes e mbajti Ambasadori i Rumanise ne Washington D.C. Z. Adrian Vierita, i cili mbasi falenderoi te gjithe te pranishmit per pjesemarrjen, foli shkurtimisht per Gulagun e tmerrshem komunist dhe e cilesoi kete aktivitet si nje nga me te rendesishmit qe ambasada e tij kishte zhvilluar ne Amerike. Me kerkesen e tij u mbajt nje minute heshtje ne kujtim te viktimave te konunizmit. Ne vijim fjalen e mori Dr. Lee Edwards, Kryetari i “Fondacioni i Perkujtimit te Viktimave te Komunizmit”. Thjeshte dhe shume qarte ai foli per veprat e piktorit, jeten dhe vuajtjet e tmerrshme te tij dhe te burgosurve te tjere ne Gulagun komunist. Me tej profesori rumun Vladimir Tismaneanu, nje autoritet shkencor i historise se komunizmit, me kumtesen e tij analizoi fenomenin “Pitesti”, njeri nga kampet e eksperimenteve sociale ne Rumanine komuniste.

Pjesa e trete ishte cfaqja e filmit dokumentar “Demaskimi” (The Unmasking- Demascarea), bazuar ne vepren e autorit Alin Muresan “Pitesti-Kronika e nje vetevrasje te supozuar”. Ne filmin e ndare ne disa kapituj, disa nga te mbijetuarit, tashme te moshuar, kujtonin ngjarje rrenqethese te perjetuara nga studentet e mbyllur dhe torturuar ne Pitesti gjate viteve 1949-1951. E vecanta e eksperimentit te terrorit komunist atje, ndryshe nga vendet e tjera komuniste, ishte fakti qe torturat kryheshin prej nje pjese te studenteve te burgosur ndaj pjeses tjeter po studente te burgosur. Pra me ane te eksperimenteve pavlloviane synonin dhe arrinin ta kthenin njeriun ne kafshe dhe shpesh me poshte akoma.

Aktiviteti u mbyll me nje diskutim te hapur ku, zoterinjte Xhepa dhe Mezini paten rastin te ekspozonin Gulagun shqiptar qe nga permasat e popullsise ishte shume here me i tmerrshem se ai rumun. Interes te vecante per te mesuar per komunizmin shqiptar treguan Prof. Vladimir Tismaneanu, Peter J Hickman “Newsmaker” dhe moderator i “National Press Club” qe ka pritur qindra princer, presidente, kryeministra, aktore gjate 16 viteve te fundit, punonjesi i Departamentit te Shtetit Peter Burba, Dr. Lee Edwards dhe Zonja Rhoda M Septilici, bija e aktorit te madh rumun te burgosur ne Gulag, Mircea Septilici.

 

Lirim Mezini, Vladimir Tismaneanu dhe Mustafa Xhepa
Lirim Mezini, Vladimir Tismaneanu dhe Mustafa Xhepa

Peter J Hickman dhe Mustafa Xhepa
Peter J Hickman dhe Mustafa Xhepa



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Pëllumb Gorica: Të lexosh në sy madhështinë e detit të jetës Eduard M. Dilo: P?rkujtohet n? Clifton NJ Revolta e Spaçit n? Qaf' Barit Muharrem Sfarqa: Degët e LDK-së në Perëndim, përkrahje e fuqishme Isa Mustafës Xhafer Leci: Pushteti titoisto-komunist kishte për qëllim likuidimin e gjithë patriotëve shqiptarë Xhafer Leci: Manifestim në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve Speciale nga vizita e delegacionit “Nermin Vlora Falaschi” në Kinë 21-28 mars 2011 Pëllumb Gorica: Libra me mesazhe të qarta teorike dhe praktike për shkollat Idriz Zeqiraj: Veprojnë mbi baza kombëtare dhe në fyrmën rugoviane Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ Pëllumb Gorica: Në troje arbërore me historinë dhe peisazhin Rudi Berisha: Mitingu i poezisë Gjakovë – 2011 Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar për gjendjen aktuale gjithëkombëtare! Baki Ymeri: Shqipëria e ringjalli Naum Veqilharxhin në Brailë Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Beqir Sina: Kujtohet 38 - Vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973 Xhevat Muqaku: Promovimi i librit "Emi- Imi- Remi" në Kreuzlingen Pëllumb Gorica: Ligjërime që lartësojnë shpirtin njerëzor Xhevat Muqaku: Festa e Pashkëve në familjen Berisha në Friedrichshafen Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora