E merkure, 01.05.2024, 10:52 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Eduard M. Dilo: P?rkujtohet n? Clifton NJ Revolta e Spaçit n? Qaf' Barit

E merkure, 01.06.2011, 08:03 PM


 

PERKUJTOHET NE CLIFTON NJ REVOLTA E SPACIT DHE QAF' BARIT

 

Nga Eduard M. Dilo

 

Eshte bere tradite qe ne mjedisin dinjitoz tejet Shqiptar te Restorantit me pronar Zotni Qemal Lepenica te perkujtohen ngjarje me rendesi nga historia e popullit tone.

Qysh kur afrohesh prane lokalit, pershendetjen e pare ta bejne flamujte kombetare te USA dhe Shqiperise, ata  duke u valvitur lehte  urojne mirseardhjen. 

Hyn brenda dhe do te ndihesh tamam ne nje vater te ngrohte dhe bujare shqiptare.... 

 

 Z. Lepenica duke te uruar plot bujari mikpritjen me  miresjellje dhe respekt pershendet :"Bujrum, Mirseardhet"!.

Nje abjent i ngrohte Shqiptar, ne zemer te qytetit  Clifton NJ.   Ne mure, si nje muze i vogel, plot thjeshtesi, por qarte e bukur do te gjeshe Gjergjin tone te madh,  I.Qemalin e M.Frasherin, ....., fotografi nga shoket e idealit te tij, te cilet duke shperfillur vdekjen u nisen nga Malta  per te vene ne jete porosine e "Babait te Shqiptarizmes" Mit-hat Frasherit te pavdekshem per lirine tone kombetare .

 

Shqiponjat e gdhendura ne dru, portrete me radhe patriotesh, besnike te Shqiperise Etnike, foto nga trojet mbare kombetare, bukuroshet shqiptare   etj.

Ne mes te lokalit, hijshem e plot nur  pershendetjen ta ben Flamuri yne Kombetar, i cili na  ben te ndihemi krenar.

Ne tavolina, krahas shtypit periodik zonal, dhe gazetave te tjera, do te gjesh dhe "ILLYRINE"....

 

Ne kete abjent te thjeshte por teper dinjitoz, me 22 Maj 2011,  ish i burgosuri i ndergjegjes,  Zotni Pellumb Lamaj, u beri thirrje dhe grumbulloji pjestare nga te mbijetuarit e diktatures, te cilet plot urtesi e miresi erdhen  ne perkujtim te masakres se Spacit dhe Qaf' Barit.

Te gjithe duke shternguar duart njeri me tjetrin (ne shume prej tyre shifje dhe shenjat e lena nder duar te prangave ), takoheshin e tregonin episode nga ai tmerr qe piu gjak njeriu dhe blojti kocka pa meshire.

 

Ne syte e tyre, te ketyre te mbijetuarve , si vellezerit Eqrem, Fatmir e Novrus Mujo (bijt e patriotit kolonjar, ushtarit besnik te Shqiperise Etnike, te pa harruarit Sefer Mujo Luarasi), shihje dhimbjen per ata qe sot jane ende pa varr. 

Ne biseda, ne cdo gje aty me Zotnijte  Beniamin Cakrani, Rajmond Sejko, Fejzi Kulla, Musa Hoxha, Muharrem Zhidollari do te ndjeje aq prane renkimet nga vuajtjet pa fund te atyre qe nuk i mposhti dot diktatura, por ata e tmerruan ate, deri sa ajo i zhduki barbarisht e sot nuk dihen ku prehen. 

Kujtime te dhimbeshme, kujtime qe te dritherojne dhe te prekin deri ne palce.

 

"Interesat e medha gjithmone ngrihen mbi male kufomash, por idealistet e kane te zgjidhur me ndergjegje rrugen e ceshtjes kombetare dhe pse eshte nje rruge e veshtire, plot rreziqe e vuajtje, por qe me ne fund triumfon - tha ne ate ceremoni te thjeshte por teper kuptimplote e prekese ish i denuari Z.Pellumb Lamaj, pasi me pare kerkoi qe gjithe te pranishemit te ngriheshin ne kembe dhe me fytyre nga Flamuri Kombetar te nderonin me nje minute heshtje Herojte e vertete si Dervish Bejko, Hajri Pashaj, Skender Daja, Pal Zefi, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.

 

Duke qene te vedijshem ne ate kohe per gjithshka ekstreme qe na priste,  na ben qe ne sot te kemi paqe me veten.  Ishte nje rruge e zgjedhur vete me ndergjegje, rruga e idealizmit kombetar.  Ata heroj te vertete, ne perleshjen qe nisi me policet e kampeve famekeqe dhe qe mori permasat e nje revolte, luftuan duke valvitur ne ato gerxhe per te paren here pas pushtimit komunist qe nga '44-ta,  Flamurin pa yllin e kuq sllavo-komuniste, pa draper e cekanin bollshevik.

Shiheni(!)...   shpertheu jehona ato gryka malesh vdekjeprurese se si shqiponja fluturon e lire pa simbolet e huaja qe e shemtojne ne koke.

 

E kjo mor vellezer na ben qe te kemi paqe me veten, se Shqiperia po shkon drejt bashkimit kombetar- ora e rraces Ilire po troket. Ne brezi fatlum qe mbajtem gjalle shpirtin e nalte te shqiptarizmes dhe sot perkujtojme me respekt e dhimbje,  por krenare ata qe diktatura i ka lene pa varr dhe e ashtuquajtura demokraci po vazhdon te dekoroje ata qe i zhduken keta martire".

 

Po masakrohet akoma historia jone kombetare, edhe pse ka kaluar kohe - vazhdon ne bisede Beniamini e Rajmondi. Mungesa e nje Nurembergu te dyte per denimin e krimeve te komunizmit  dhe interesat e te medhenjve u dhane mundesi krimineleve te kuq si te pa fe dhe te pa Atdhe qe jane, me pelivanlleqet e tyre te valvitin shume flamuj qe nuk jane gje tjeter vec flamuj turpi.  E si te tille me keto qe bejne po realizojne me se miri interesat e tyre te uleta.

 

Historite dhe tregimet  e ketyre njerezve te mbijetuar  jane vellime me vete per ato tmerre te pa fund.  Cdo flok i thinjur i tyre ka nje histori, nje ndodhi, ka nje dhimbje qe kullon gjak.

 

Akoma ne vendin tone nuk behet gje per keta te mbijetuar, akoma drejtesia nuk vihet ne vend, akoma te pa varret vazhdohen te denohen, akoma nuk po merren demshperblimet, akoma po mashtrohen dhe po denehoen keta te ish te denuar...

 

 Shikon pamjet e Spacit te sotem, kete vend qe duhet te ishte nje muze  tmerri nga ajo kohe jo shume e larget qe si makine mishngrenese nuk u ngop kurre me bij Shqiperie, dhe te vjen keq qe e kane shkaterruar, nderkohe qe klasat politike ne Shqiperi ngrihen me te madhe ne ruajtje te piramides  luksoze qe te ngjall neveri si nje gerdalle e vertete ne trupin dhe zemren e sakatosur te popullit.

 

Ndoshta ndonje dite do te kujtohet klasa politike shqiptare te ktheje syte nga keta njerez qe jane vertet krenari e kombit, qe edhe sot duke qene te tille jane te durushem, njerezore, jo hakmarres, por te drejte dhe besojne se nje dite do te vije drejtesia e vertete per te vepruar dhe ish persekutoret te marrin ate qe u takon.

NDER, RESPEKT  PER HEROJTE E SPACIT DHE TE QAF'BARIT  DHE TE BURGJEVE TE TJERE TE DIKTATURES!

 



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Muharrem Sfarqa: Degët e LDK-së në Perëndim, përkrahje e fuqishme Isa Mustafës Xhafer Leci: Pushteti titoisto-komunist kishte për qëllim likuidimin e gjithë patriotëve shqiptarë Xhafer Leci: Manifestim në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve Speciale nga vizita e delegacionit “Nermin Vlora Falaschi” në Kinë 21-28 mars 2011 Pëllumb Gorica: Libra me mesazhe të qarta teorike dhe praktike për shkollat Idriz Zeqiraj: Veprojnë mbi baza kombëtare dhe në fyrmën rugoviane Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ Pëllumb Gorica: Në troje arbërore me historinë dhe peisazhin Rudi Berisha: Mitingu i poezisë Gjakovë – 2011 Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar për gjendjen aktuale gjithëkombëtare! Baki Ymeri: Shqipëria e ringjalli Naum Veqilharxhin në Brailë Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Beqir Sina: Kujtohet 38 - Vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973 Xhevat Muqaku: Promovimi i librit "Emi- Imi- Remi" në Kreuzlingen Pëllumb Gorica: Ligjërime që lartësojnë shpirtin njerëzor Xhevat Muqaku: Festa e Pashkëve në familjen Berisha në Friedrichshafen Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Halil Gashi: Përvjetorët e masakrave janë gjithmonë të dhëmbshëm Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13”

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora