| E merkure, 01.06.2011, 08:03 PM |
PERKUJTOHET NE CLIFTON NJ REVOLTA E SPACIT DHE QAF' BARIT
Nga Eduard M. Dilo
Eshte bere tradite qe ne mjedisin dinjitoz tejet Shqiptar te Restorantit me pronar Zotni Qemal Lepenica te perkujtohen ngjarje me rendesi nga historia e popullit tone.
Qysh kur afrohesh prane lokalit, pershendetjen e pare ta bejne flamujte kombetare te
Hyn brenda dhe do te ndihesh tamam ne nje vater te ngrohte dhe bujare shqiptare....
Z. Lepenica duke te uruar plot bujari mikpritjen me miresjellje dhe respekt pershendet :"Bujrum, Mirseardhet"!.
Nje abjent i ngrohte Shqiptar, ne zemer te qytetit
Shqiponjat e gdhendura ne dru, portrete me radhe patriotesh, besnike te Shqiperise Etnike, foto nga trojet mbare kombetare, bukuroshet shqiptare etj.
Ne mes te lokalit, hijshem e plot nur pershendetjen ta ben Flamuri yne Kombetar, i cili na ben te ndihemi krenar.
Ne tavolina, krahas shtypit periodik zonal, dhe gazetave te tjera, do te gjesh dhe "ILLYRINE"....
Ne kete abjent te thjeshte por teper dinjitoz, me 22 Maj 2011, ish i burgosuri i ndergjegjes, Zotni Pellumb Lamaj, u beri thirrje dhe grumbulloji pjestare nga te mbijetuarit e diktatures, te cilet plot urtesi e miresi erdhen ne perkujtim te masakres se Spacit dhe Qaf' Barit.
Te gjithe duke shternguar duart njeri me tjetrin (ne shume prej tyre shifje dhe shenjat e lena nder duar te prangave ), takoheshin e tregonin episode nga ai tmerr qe piu gjak njeriu dhe blojti kocka pa meshire.
Ne syte e tyre, te ketyre te mbijetuarve , si vellezerit Eqrem, Fatmir e Novrus Mujo (bijt e patriotit kolonjar, ushtarit besnik te Shqiperise Etnike, te pa harruarit Sefer Mujo Luarasi), shihje dhimbjen per ata qe sot jane ende pa varr.
Ne biseda, ne cdo gje aty me Zotnijte Beniamin Cakrani, Rajmond Sejko, Fejzi Kulla, Musa Hoxha, Muharrem Zhidollari do te ndjeje aq prane renkimet nga vuajtjet pa fund te atyre qe nuk i mposhti dot diktatura, por ata e tmerruan ate, deri sa ajo i zhduki barbarisht e sot nuk dihen ku prehen.
Kujtime te dhimbeshme, kujtime qe te dritherojne dhe te prekin deri ne palce.
"Interesat e medha gjithmone ngrihen mbi male kufomash, por idealistet e kane te zgjidhur me ndergjegje rrugen e ceshtjes kombetare dhe pse eshte nje rruge e veshtire, plot rreziqe e vuajtje, por qe me ne fund triumfon - tha ne ate ceremoni te thjeshte por teper kuptimplote e prekese ish i denuari Z.Pellumb Lamaj, pasi me pare kerkoi qe gjithe te pranishemit te ngriheshin ne kembe dhe me fytyre nga Flamuri Kombetar te nderonin me nje minute heshtje Herojte e vertete si Dervish Bejko, Hajri Pashaj, Skender Daja, Pal Zefi, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.
Duke qene te vedijshem ne ate kohe per gjithshka ekstreme qe na priste, na ben qe ne sot te kemi paqe me veten. Ishte nje rruge e zgjedhur vete me ndergjegje, rruga e idealizmit kombetar. Ata heroj te vertete, ne perleshjen qe nisi me policet e kampeve famekeqe dhe qe mori permasat e nje revolte, luftuan duke valvitur ne ato gerxhe per te paren here pas pushtimit komunist qe nga '44-ta, Flamurin pa yllin e kuq sllavo-komuniste, pa draper e cekanin bollshevik.
Shiheni(!)... shpertheu jehona ato gryka malesh vdekjeprurese se si shqiponja fluturon e lire pa simbolet e huaja qe e shemtojne ne koke.
E kjo mor vellezer na ben qe te kemi paqe me veten, se Shqiperia po shkon drejt bashkimit kombetar- ora e rraces Ilire po troket. Ne brezi fatlum qe mbajtem gjalle shpirtin e nalte te shqiptarizmes dhe sot perkujtojme me respekt e dhimbje, por krenare ata qe diktatura i ka lene pa varr dhe e ashtuquajtura demokraci po vazhdon te dekoroje ata qe i zhduken keta martire".
Historite dhe tregimet e ketyre njerezve te mbijetuar jane vellime me vete per ato tmerre te pa fund. Cdo flok i thinjur i tyre ka nje histori, nje ndodhi, ka nje dhimbje qe kullon gjak.
Akoma ne vendin tone nuk behet gje per keta te mbijetuar, akoma drejtesia nuk vihet ne vend, akoma te pa varret vazhdohen te denohen, akoma nuk po merren demshperblimet, akoma po mashtrohen dhe po denehoen keta te ish te denuar...
Shikon pamjet e Spacit te sotem, kete vend qe duhet te ishte nje muze tmerri nga ajo kohe jo shume e larget qe si makine mishngrenese nuk u ngop kurre me bij Shqiperie, dhe te vjen keq qe e kane shkaterruar, nderkohe qe klasat politike ne Shqiperi ngrihen me te madhe ne ruajtje te piramides luksoze qe te ngjall neveri si nje gerdalle e vertete ne trupin dhe zemren e sakatosur te popullit.
Ndoshta ndonje dite do te kujtohet klasa politike shqiptare te ktheje syte nga keta njerez qe jane vertet krenari e kombit, qe edhe sot duke qene te tille jane te durushem, njerezore, jo hakmarres, por te drejte dhe besojne se nje dite do te vije drejtesia e vertete per te vepruar dhe ish persekutoret te marrin ate qe u takon.
NDER, RESPEKT PER HEROJTE E SPACIT DHE TE QAF'BARIT DHE TE BURGJEVE TE TJERE TE DIKTATURES!