E shtune, 27.04.2024, 01:59 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Xhafer Leci: Pushteti titoisto-komunist kishte për qëllim likuidimin e gjithë patriotëve shqiptarë

E marte, 31.05.2011, 07:59 PM


Pushteti titoisto-komunist kishte për qëllim likuidimin e gjithë patriotëve shqiptarë

 

Në përkujtim të 30 vjetorit të demonstratave të vitit 1981

 

Nga Xhafer Leci

 

Në Heidelberg të Gjermanisë, në praninë e rreth 150 veprimtarëve të ftuar të çështjes tonë kombëtare, u përkujtuan demonstratat e vitit 1981. Organizuan: Shoqata ”ILIRIA” dhe Këshilli organizativ në Hedelberg, Sheremet Pantina dhe Agim Dauti me shokë.

Atmosfera dhe diskutimet ishin në nivel të detyrave për çka edhe ishim tubuar.

Po përmendi disa nga të pranishmit që ende i kam të freskët në mendjen time.

Adem Demaçi, dr. Zymer Neziri, Zeqir Gërvalla, konzulli Faket Kajtazi dhe zëvendëskonzulli Ymer Lladrovci, konsullata-Stuttgart. mr. Hasan Ukëhaxhaj, Berat Luzha, Tefik Ramadani, Can Tahiri, Asllan Dibrani, Saime Isufi, Hatixhe Ramadani, Vjollca Staro, Akile Dedinca, Martin Quni, Murat Musliu, Begzad Gashi, Bejtullah Tahiri, Bujar Zogjani, Kadri Gërvalla, Sheradin Berisha, Emrush Xhemajli, Faridin Tafallari, Arif Haxhija, Xhemajl Aliu e shumë të tjerë.

Në vijim po sjell Referatin tim, të lexuar në tubimin përkujtimor, kushtuar demonstratave të viti 1981:

Pushhteti qendror i Beogradit që nga koha e I. Grashaninit 1844, V. Qubrillovoqit, I.Andriqit, A. Rankoviqit, D.Qosiqit, S. Millosheviqit e deri në ditët e sotme, kinse në emër të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar ka projektuar plan-programe të posaçme për pastrimin etnik, shpërnguljen dhe zhdukjen fizike të popullsisë shqiptare nga trojet tona.

Shpërngulje ka pasur edhe tek popullsitë:boshnjake-muslimane, gjermane, hungareze etj.

Vasa Çubrilloviq projekt-programin e tij të vitit 1937: “Iseljavanje Arnauta”, (Shpërngulja e shqiptarëve), e ka vazhduar edhe në Jugosllavinë titoiste. Ngjashëm ka shkruar për muslimanët edhe Ivo Andriç, në romanin e tij

“ Prokleta avlija”(Shtëpia-oborri i nemur).

Pushteti qendror titoisto-komunist për qëllim kishte disciplinimin, dhe gjunjëzimin e gjithë atyre patriotëve shqiptarë, cilët kërkonin të drejtat, liri dhe barazi të njëjta, si popujt tjerë. Parulla komuniste “Vëllazërim-bashkim” ishte e rrejshme për shqiptarët.Demonstratat e vitit 1981 ishin një ngjarje e rëndësishme historike, gjithpopullore, këtyre demonstratave iu bashkangjitën, studentë, pedagogë, punëtorë, qytetarë e fshatarë.

Kërkesa kryesore ishte Kosova Republikë.

Për ngjarjet e 1981-it kanë shkruar shtypi jugosllav, ai shqiptar dhe ndërkombëtar.Kanë folur e shkruar shumë intelektual, emra të njohur, organizatorë e pjesëmarrës të demonstratave, historianë, politikanë e diplomatë të shquar.(Edhe unë, Xhafer Leci, vetëm si pjesmarrës i demonstratave të vitit 1968-1981-1990 kam folur e shkruar për aq sa kam ditur.)

Të gjitha demonstratat e organizuara në vend dhe jashtë vendit kanë pasur karakter gjithëkombëtar dhe janë zhvilluar në mborjtje të interesave dhe çështjes tone kombëtare.

1.-Demonstrata e parë u organizua në Amerikë më 1966, nga Xhafer Deva me shokë, kundër vizitës të Titos, me pretekst se: shqiptarët në Jugosllavi janë të shtypur dhe nuk gëzojnë as të drejta më elementare.

2.-Demonstrata e dytë u organiza me 1968-të, në shumë qytete të Kosovës dhe të Maqedonisë, si rezulltat i tyre shqiptarët fituan: Universitetin,Fflamurin dhe më 1974 autonominë, në kufijt e së cilës sot Kosova është pavarësuar.

3.- Demonstrata e tretë qe organizuar në vitin 1971 në shumë qytete të Kroacisë, ku për synim kishin shkëputjen dhe pavararësimin e shtetit kroat.

4.- Demonstrata e katërt me 1978, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizerenit, në Stuttgat të Gjermanisë, është organizuar nga -BKDSH

5.- Demonstrata e pestë qe organizuar më 1981, në shumë qytete të Kosovës, Maqedonisë dhe vende e qytete të botës Demokratike-Perëndimore. Organizimi i tyre qe bërë nga disa organizata ilegale si: LNÇKVSHJ, OMLK, LPRK, LRSSHJ, LPK, LKÇK etj.

6.- Më 1989 -1990 qenë organizuar demonstrata nga udhëheqës jo pushtetarë dhe pushtetarë shqiptarë, të pushtetit kundër suspendimit të autonomisë së Kosovës.

Qëndresa e minatorëve të Trepçës në zgafellat e minierës, në mbrojtje të autonomisë së Kosovës, është akti më heroik e historik i punëtorëve shqiptarë në historinë e Kosovës.

7.-Vitet 1990-ta në Përendim qenë oragnizuar shumë demonstrata massive nga LDK-ja.

Më 1995, në Bonn të Gjermanisë, qenë tubuar rreth 100 mijë shqiptarë.Siç e dimë, populli shqiptar lirinë e pagoi me shumë gjak. Ka pasur shumë të vrarë dhe të plagosur, shumë të burgosur, të malltretuar fizikisht dhe psikikisht.

Shqipëria, për 45 vjet të regjimit komunist asnjëherë nuk organizoi asnjë demonstratë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit dhe tokave tona të okupuara nga ish Jugosllavia!

Historia e Shqipërisë në plan-programet shkollore ka qenë e ndarë nga historia kombëtare!

Me shëmbjen e komunizmit dhe ardhjen e demokracisë 1990, Shqipëria filloi ta ndihmojë dhe internacionalizojë çështjen tonë mbarëkombëtare, në veçanti atë të Kosovës.

Neve thirremi në Platformën e Lidhjes të Prizrenit, e cila është një busullë orientuese për mbarë popullin shqiptar. Por, atë deri më sot nuk e kemi përfillur.

Lavdi e përjetshme heronjëve dhe dëshmorëve të kombit.

 

Xhafer Leci

Gjermani-Heidelberg, 21 maj 2011



(Vota: 9 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Xhafer Leci: Manifestim në mbrojtje të të drejtave të refugjatëve Speciale nga vizita e delegacionit “Nermin Vlora Falaschi” në Kinë 21-28 mars 2011 Pëllumb Gorica: Libra me mesazhe të qarta teorike dhe praktike për shkollat Idriz Zeqiraj: Veprojnë mbi baza kombëtare dhe në fyrmën rugoviane Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ Pëllumb Gorica: Në troje arbërore me historinë dhe peisazhin Rudi Berisha: Mitingu i poezisë Gjakovë – 2011 Pal Sokoli: U mbajt akademia përkujtimore për heroin kombëtar, Sali Çekaj Asllan Dibrani: Diaspora Shqiptare në Gjermani e shqetësuar për gjendjen aktuale gjithëkombëtare! Baki Ymeri: Shqipëria e ringjalli Naum Veqilharxhin në Brailë Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Beqir Sina: Kujtohet 38 - Vjetorit i Revoltës së Burgut të Spaçit 21-23 Maj 1973 Xhevat Muqaku: Promovimi i librit "Emi- Imi- Remi" në Kreuzlingen Pëllumb Gorica: Ligjërime që lartësojnë shpirtin njerëzor Xhevat Muqaku: Festa e Pashkëve në familjen Berisha në Friedrichshafen Asllan Dibrani: Banorët e "Bashkësisë së Velezhës" rrethi i Prizrenit të braktisur nga organet komunale Halil Gashi: Përvjetorët e masakrave janë gjithmonë të dhëmbshëm Milazim Kadriu: U përurua monografia “Feniksët e lirisë-13” Halil Gashi: Krijuesit shkrijnë kufijtë Haxhi Dulla: Liqenet polake në garë për mrekulli të 7-të të botës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora