E premte, 26.04.2024, 05:25 PM (GMT+1)

Mendime

Bardh Frangu: Topi në Kosovë

E merkure, 30.01.2008, 06:52 PM


Topi në Kosovë

Nga Bardh Frangu

Bardh Frangu
Vërtet vizita në Kosovë e presidentit Topi ishte një ngjarje më shumë se politike. Opinionet në përgjithësi ishin të mira. Kishte improvizime dhe folklor të tepruar, por realisht ky është niveli ynë. E rëndësishme ishte që presidenti Topi të dëshmonte se rruga Prishtinë-Durrës është një udhë krejt e natyrshme, e cila integron jo vetëm shqiptarët, por edhe rajonin, të cilin nuk duhet shikuar me paragjykime, por me një besim në perspektivë. Ajo që me të drejtë u diskutua si gafë i presidentit ishte momenti kur pasi mori çmimin nga Universiteti i Prishtinës, në fjalën e tij përdori një meny emrash të njerëzve të merituar. Nuk e di ide e kujt ka qenë që ta bëjë këtë, por ishte gjë e gabueshme. Në raste të tilla nuk ke si të mos mbetesh i diskutueshëm, sepse kjo edhe është në natyrën e listave. Unë personalisht u ndjeva i prekur dhe më erdhi keq për presidentin që i hyri kësaj pune e jo për ata që i përmendi e nuk i përmendi, sepse kjo gjë përnjëmend është e zorshme shumë. Ndryshe vizita e tij krijoi një atmosferë konform kuqezinjve që kallen me moton "O sa mirë me qenë shqiptar" Vlerësoj se nga ky kënd duhet shikuar virtyti e tij e jo nga ajo se presidenti Topi ka ardhur në Kosovë për të blerë një copë kohë pritjeje për pavarësinë në favor të liderëve politikë Kosovarë.
Besoj se për këtë vizitë do të ketë edhe komente tjera, gjë kjo e cila do te ishte e natyrshme.   



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora