E premte, 26.04.2024, 04:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Di Caprio: Alarmi për Afrikën

E marte, 30.01.2007, 08:40 PM


"Blood diamond"

Të premten, në kinematë amerikane doli filmi i regjisorit Zwick, i cili tregon për luftën civile në Sierra Leone dhe për ushtarët fëmijë. Ndalohet shikimi i filmit për moshat 14-vjeçare

"Në të shkuarën kam dhuruar një diamant, por në të ardhmen, nëse do të më ndodhë përsëri për ta blerë, do të jem më i kujdesshëm, do të marr me një certifikatë prejardhjeje garancinë, që nuk bëhet fjalë për një diamant të përgjakur, si ato që kanë financuar luftëra dhe masakra në Afrikë. Është paralajmërimi që filmi i publikon çdo konsumatori". Leonardo Di Caprio prezanton "Bloom diamond" ("Diamante të përgjakura"), një film i Edward Zwick, i cili doli të premten në kinematë e Evropës. Përshtatur në kohën e përgjakshme të luftës civile të viteve ‘90 në Sierra Leone, filmi denoncon tregun e diamanteve, që bashkëpunon në heshtje me industritë e mëdha lindore dhe shërbente për të financuar luftërat e masakrat në Afrikë.

Di Caprio është Danny Archer, ish-mëditës, që jeton duke shkëmbyer diamante me armë, "ai është një personazh cinik dhe i ashpër, që nuk e kisha luajtur kurrë më parë, e që nëpërmjet një sërë kontradiktash dhe konfliktesh me vetveten ishte një sfidë që nuk mund ta realizoja, gjithashtu edhe për rëndësinë e një historie që flet për një realitet si ajo afrikane, për të cilën shpesh mediat janë të shkujdesura".

Ishte diçka që ia vlente, duke parë që me personazhin e Archer - dhe jo me policin e "The departed" - ka qenë një kandidaturë për "Oskar". "Logjikat ‘Academy‘ janë shumë të veçanta, nuk e di përse kanë zgjedhur këtë dhe jo filmin e Scorceses, i cili është shumë i bukur, nuk ka mundësi kontrolli, jam i kënaqur, por nuk pres asgjë", thotë aktori, i cili e ka humbur pamjen fëmijërore pak të hutuar dhe ka fituar një bukuri më madhore, një sjellje më reflektuese dhe kujdesëse ndaj përgjigjeve. Vetëm kur i thonë që në Tor Bella Monaca (kur ishte në vizitë gjatë Festës së Romës) po përgatitet një statujë në nder të tij, rigjen buzëqeshjen fëminore dhe entuziazmin; ai është i sinqertë kur përshkruan Romën si "qyteti im i zemrës".

"Blood diamond, thotë regjisori, nuk flet vetëm për diamantet e përgjakura, por për vlerat e ditëve të sotme, një metaforë e asaj që ndodh në botë: Archer kërkon diamantin rozë dhe pasuritë, afrikani Solomon kërkon djalin dhe familjen e tij, gazetarja amerikane, Maddy, po kërkon të tregojë një histori. Çfarë vlen më shumë?"

Filmi është xhiruar ndërmjet Sierra Leone të Afrikës së Jugut dhe Mozambikut. "Blood diamond" ka qenë "një eksperiencë personale shumë e rëndësishme. Kam vizituar shumë befotrofe të ndryshme në Mozambik, kam parë nga afër sesi përdoren paratë e dhëna nga shoqatat humanitare dhe ka qenë fantastike. Kam adoptuar një vajzë dhe do të adoptoj edhe të tjerë fëmijë, duke kërkuar ta bëj këtë gjë nëpërmjet organizatave më serioze", thotë Di Caprio. Edhe pse Afrika ka mbetur në zemër të Jennifer Connelly (qesh e gëzuar kur dikush e kujton si vajza që kërcente në filmin "Na ishte një herë Amerika"), e cila interpreton Maddy - "Një grua e fortë dhe guximtare, me një shpirt të pasur aventurier dhe etikë profesionale, një personazh që e kam ndërtuar me tregimet e dy gazetareve, të cilat ishin në Freetown në vitin 1999, me shqetësimin e vetëm të përgjegjësisë në përballjen e atij që e ka jetuar vërtetë këtë realitet" - janë akoma më të forta emocionet e Djimon Hounson (Solomon) si kandidat për "Oskar", por jo si protagonist. "I kam jetuar vetë konfliktet e Afrikës, i kam akoma në kujtesën time. Me filmin i kam rijetuar, kam rigjetur tmerrin, dramën e mijëra refugjatëve, përgjegjësinë e lindjes dhe korrupsionin e të rinjve afrikanë, tragjedinë e fëmijëve që u janë rrëmbyer familjeve dhe transformuar në vrasës". Nëse tregu i diamanteve të përgjakura, siç dëshmon edhe një studim i Universitetit të Sapiencas, duket sikur është kaluar falë një marrëveshjeje për një treg etik arritur mes Onu, qeveritë e 71 shteteve dhe "World Diamond Council", tragjedia e ushtarëve fëmijë vazhdon të jetë akoma si një aktualitet i jashtëm dhe numërohen të paktën 400 mijë. Edward Zwick në këtë film dokumenton "përgatitjen e tyre dhe dhunën e përdorur mbi to. Një film për masakrat e luftërave civile është medoemos i dhunshëm. Di që në Itali është bërë një debat për dhunën në kinema dhe për ndalimin e minorenëve, por mund të garantojnë që e vërteta e dhunës në Sierra Leone në ato vite është më e fortë dhe shfaq atë që tregohet në film". Në fakt, filmi është ndaluar të shikohet nga fëmijët 14 vjeç.

Filmi

Parashikohet regjia e Zwick

Dy burra që kërkojnë shpëtim

Në garë për çmimet e ardhshme "Oskar", "Blood diamond" nuk kontribuon të qartësojë idetë për diferencën mes kategorive për "aktorët më të mirë" dhe "aktorët jo protagonistë". Me sa duket festa bëhet, sepse Di Caprio dhe Djimon Hounsun kanë të njëjtën peshë në histori, ndahen në skena e në kuadër dhe gjithashtu Leo është figura protagoniste, ndërsa tjetri jo. Një është Danny, trafikanti i bardhë, i cili ka lindur dhe është rritur në Afrikë, tjetri është Solomon, i cili ka gjetur një diamant të mrekullueshëm. Ata janë vetëm kundër të gjithëve, nuk është njëri kundër tjetrit, të dy burrat e përballojnë misionin e pamundur për të marrë "panterën rozë" shkatërruese. Disa dhjetëra vjet më parë, "Blood diamond" do të kishte pasur si interpretues Humphery Bogart, ose Errol Flynn. Skenografia do të kishte mbetur më gjenetike rreth vendeve, rrethanat historike dhe përgjegjësitë e botës së ashtuquajtur civile. Këtu, afrimi i "denoncimit" është i dukshëm dhe gjithashtu për të nxjerrë në shesh sa më shumë argumente konkrete e të tmerrshme, si gjenocidet afrikane, apo ushtarët fëmijë, duken më pak se një skedar, ku mund të mbështjellësh një melodramë dashurie e vdekjeje, lakmi e miqësi sipas stilit të vjetër; e njëjta gjë që qarkullon në shumë filma të viteve të fundit ("The Constant Cardener"), ku konteksti është më pak sipërfaqësor në krahasim me atë që duhet të duket në të vërtetë. E konfirmojnë stilin e vënies në skenë Edwar Zwick, regjisori dhe producenti i melodramave për yjet ("Fllad pasionesh" me aktorin Brad Pitt, "Samuraji i fundit" me Tom Cruise). Di Caprio e meriton me të vërtetë një çmim, edhe pse prova e tij te "The Departed" e regjisorit Scorcese është më e plotë dhe e prekshme.

Adoptimet

Është një eksperiencë e fortë: kam vizituar shumë brefotrofe dhe kam adoptuar një vajzë. Do të adoptoj dhe fëmijë të tjerë

Leonardo Di Caprio

Ish-amerikani Danny Archer

Tmerri

Me filmin kam rijetuar tmerrin, dramën e mijëra refugjatëve, përgjegjësinë e lindjes dhe korrupsionin e të rinjve afrikanë

Djimon Hounsou

Është Solomon Vandy, peshkatar dhe minator

Përgjegjësia

Më krijon shqetësim përgjegjësia në përballjen e atij që e ka jetuar vërtet këtë realitet

Jennifer Connelly

Është Maddy Bowen, gazetare amerikane



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora