E premte, 26.04.2024, 12:46 PM (GMT+1)

Mendime

Ëngjëll Veshi: Bashkoni shqiptarët me idealet më të mira

E shtune, 23.04.2011, 07:57 PM


BASHKONI SHQIPTARËT ME IDEALET MË TË MIRA

 

Nga Ëngjëll Veshi

 

Nuk dua te zgjatem me historira pa bukë, sikunder bëni ju, të nderuar analistë, por po futem direkt në temë.

         Po ju dëgjojmë në të gjitha kanalet televizive dhe po ju lexojmë në të gjitha llojet e shtypit të shkruar, aq sa jeni bërë shpesh herë të mërzitshëm për ata që kanë dëshirë të kënaqin kërshërinë e tyre për analizë të mbarëvajtjes shoqërore në sfera të ndryshme të ekonomisë, të kulturës, të artit, të sportit, të problemeve të ndryshme qe shqetesojne jeten e përditëshme në vendin tonë.

         Mirëpo kemi gjithë këto vite që dëgjojmë të njëjtën pllakë analitike nga të gjithë analistët e çdo krahu qofshin. Duhet apo nuk duhet Saliu në krye të shtetit. Duhet apo nuk duhet Edvini të drejtojë partinë socialiste dhe në krye të saj shtetin shqiptar.

         Eshtë krejtësisht e kuptueshme që komente të kësaj natyre të bëhen gjatë fushatave elektorale, bile me tone dhe ngjyra nga më të ndryshmet. Por që në momentin që fushata nxjerr produktin e saj, i pëlqen ose jo analistit, këto komente ndërpriten. Them komente sepse analizat nuk mund të paramendohen. Ato bëhen pas përfundimit të një procesi.

        Kemi mëse dy vjet që dëgjojmë në çdo analize mediatike, të shkruar apo të parë shprehjen "qeveria e Gërdecit" e cila është kryefjala e të gjitha diskutimeve politike, ekonomike apo kulturore qofshin. Rasti është nga më tragjiket. Nga pësimi duhet nxjerrë mësim por jo të bëhet leitmotiv i çdo diskutimi sepse ajo tregon shterpësi faktesh për problemin qe diskutohet. Ajo që u bë nuk zhbehet më. Këto janë ngjarje që për fat të keq ndodhin. Kujtoni pak vitet e diktaturës, periudhë që nostalgjikët na flasin me superlativa për sigurimin teknik në punë. Këta analistë harrojnë sa minatorë kanë dhënë jetën poshtë gurëve . Sa të tjerë që kane vdekur e vazhdojnë të vdesin si rezultat i thithjes të silicit nga mushkëritë e tyre, ndërkohë që mjekët dhe personeli i shkëlqyer inxhinjeroteknik rekomandonin me forcë qe çpimet dhe punimet të bëheshin si në gjithë botën me sistem të lagur. Këta komentatorë ekranesh dhe gazetash harrojnë se sa ushtarë të reparteve të punës kanë zënë brenda tunelet dhe kupolat ekonomigëryese që ndërtonte ushtria e popullit ushtar. Sa të tjerë kanë lënë jetën ne stervitjet ushtarake.Sa zboriste i ka zënë shtrati i topit dhe i ka lënë pa jetë për kapriçon e një komandanti të dehur ose psikopat. Si nuk dëgjuam njëherë se sa pilotë të shkëlqyer plasën në ajër apo u përplasën me tokën, si rezultet i mos sigurimit teknik në punë. Dhe këta nuk janë dhjetë e njëzetë, por qindra të marrë së bashku. Cdokush që i lexon këto rradhë do të shtonte shembuj që i ka parë me sytë e tij apo i ka vuajtur në shpirtin e tij.

        Mirëpo, populli e sidomos të afermit e viktimave i kanë quajtur aksidente dhe i kanë lënë prapa historitë e dhimbshme dhe kanë menduar për një të ardhme të mirë.

        Sot jemi në një shtet demokratik dhe falë kësaj demokracie sejcili do marë pozicionin që i do zemra dhe pse mos të themi në mënyrë banale që i do qejfi. Ky qejf është shprehur me përkrahjen ose mbështetjen që i jep njërës apo tjetër partie, me anë të votes. Partia nxjer në krye të saj atë që do, apo nuk do, por që i përshtatet më mirë për të realizuar synimet e saj. Atëhere unë bëj pyetjen: Zotërinj analistë, kush jeni ju që më ofendoni mua si qytetar i thjeshtë, si votues i thjeshtë që kam qejf të udheheqë shtetin Edvin Rama? Kush jeni ju që më ofendoni votën time që e kam dhënë që të udhëheqë shtetin, Sali Berisha?

      Edhe njëherë do t’u lutem ju poetë e shkrimtarë, ju gazetarë, ju historianë e matematikanë, ju avuketër dhe njerëz që era ju kthen sa në një anë aq në anën tjetër, mllefet e cmira lërini për në fushatat elektorale. Shpalosni fjalorët tuaj në ato fushata.Mos e mbani për katër vjet të ndezur zjarrin e luftës kundër njeri tjetrit. Bashkoni shqiptarët me idealet më të mira për të dalë nga prapambetja. Veproni si gjithë bota e qytetëruar dhe demokratike. Lerini qeveritë të vazhdojnë punën e tyre të çdo krahu qofshin. Komentoni dhe analizoni çfarë është bërë mirë e çfarë nuk është bërë mirë. Jepni mendime se si mund dhe duhet bërë më mirë. Dhe mos harroni. KUSH JENI JU?

                                                                                            

Gjenevë 2011



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora