Kulturë
Vlerësim me rastin e 70 vjetorit të lindjes së shkrimtarit Nikolla Spathari
E shtune, 23.04.2011, 03:39 PM
Nikolla Spathari ka lindur në Malësinë e Madhe në vitin 1940 ku kreu edhe mësimet e para. Studimet e larta i përfundoi në USHT, në degën matematikë- fizikë. Pasi botoi dy librat e parë në vitet shtatëdhjetë pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ka botuar librat:
Një shtyllë elektriku, (Poemë për fëmijë), Një ditë e largët dimri, (Tregime për fëmijë), Kur isha minister, (Tregime humoristike), Drejt Europës me gomar të Nastradini, (Publicistikë letrare), Malësia e Madhe siç e njoha unë (Monografi), Përtej shiut, (Poezi), Djemtë e dikurshëm , (Roman ), Përkohësisht e bukur, (Poezi), Të shtyhet mëngjesi, (Poezi), T’lumtë i them kush e ka gjetur (Gjë e gjëza për fëmijë), Iku nëna u bë kështjellë, (Poema për fëmijë). Një javë në përrallë, (Poema për fëmijë).
Nikolla Spathari ka qenë themelues dhe kryeredaktor i gazetave “ BESA “
në Shkodër dhe “ PENA “ në Durrës. Ka punuar mësues, gazetar dhe kryeredaktor i dy gazetave. Ka qenë sekretar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Shkodrën. Sot është Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës dhe drejtor i revistës “ VEGIME LETRARE “.
Është dekoruar me medaljën “ Naim Frashëri “ nga Presidjumi i Kuvendit Popullor, me titullin “ Mirënjohja e Qytetit “ nga Bashkia e Durrësit , me çmimin “ Migjeni “për krijimtari cilësore në prozë e poezi dhe me çmimin e dytë në Konkursin Letrar për 100 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë së Madhe.
Ka në proces botimi:
Ku është dera ime? (Tregime humoristike), Se si më ikin gjerat (Poezi), Në këngë është edhe historia (Studime), At Benedikt Dema (Monografi ), Malësia e Madhe - tokë e një etnokulture të lashtë (Studime), si edhe veprën e plot në shtatë vëllime.
Për kontributin e tij në fushën e lëtërsisë për fëmijë, me rastin e 70 vjetorit të lindjes, bordi drejtues i revistës letrare “Obelisk” i jep atij Çmimin letrar “Mark Tuen”.