E premte, 26.04.2024, 02:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Nurie Zekaj (1967-1990)

E shtune, 23.04.2011, 07:58 PM


Përgatiti: Sadik Krasniqi

 

Nurie Zekaj  lindi  më 11 mars 1967 në fshatin Raushiq afër Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “11 Maji“ (drejtimin e pedagogjisë) në Pejë. Ishte  sdudente e vitit të  tretë në Degen e Pedagogjisë të  Fakultetit Filozofik të Prishtinës ku humbi jetën tragjikisht me 23 prill 1990. Nuria u inkuadrua herët në Lëvizjen  demokratike dhe ishte mjaftë  aktive. Por me së shumti u shqua në Këshillin për pajtimin e gjaqeve  (ishte njëra ndër nismëtaret e këtij  aksioni  humanitar). Kjo e re u muar edhe me krijime letare, sidomos me poezi, të cilat i botoi kohë pas kohe në revistat ''Zëri i rinisë'', ''Kosovarja'' si dhe ne  gazetën e  sdudentëve ''Bota  sot''. Pas vdekjes iu botua libri me poezi ''Vesë a lot''  nga  Shtëpa Botuese ''Buzuku'', i cili u ribotua  në 20 vjetorin e vdekjes  nën  perkujdesjen  e mikes së vet  më të ngushtë Vera Kolëgjeraj.

 

Me këto poezi te  nxjerruara nga libri i saj ''Vesë a lot'' e rikujtojmë Nurie Zekajn edhe pas 21 vjetësh, natyrisht me shumë mall dhe dhimbje...

 

PËRKUJTIM

 

NURIE ZEKAJ

 

PRANVERË  E NDALUAR

 

(Poezi)

 

 

REFREN KËNGE

 

Ai  këndon këngën e  asaj  nate pa  yje

ulur në atë rrap

mua më bën refren  në këngë

ai mori  udhën e mërgimit

që të mos  kthehet kurrë

mua në pritje më la

 

Ai nëse  kthehet  dikur

  shtratin e zemrës

a s´do të jam melodi  e këputur

pyes  heshtjen që më këput në shpirt

 

 

ZOG I PLAGOSUR

 

Mbi qepallën time

              këngë e pakënduar

në këngën e pakënduar

             zog i plagosur

në zogun e plagosur

             fluturim i lënduar

mbi  syri tim

            qiell i përlotur

 

 

PA TITULL

 

Kur çdo gjë ishte jona

edhe  shëtitja qeshja brengat

edhe   emri sdudent

kur më bëhej  se vetëm ne jemi

udhëheqeshim  si  donim

qeshja  jonë qe ushqimi  ynë

edhe lotët ishin tanët

po edhe ata kishin  bukurinë e vet

mu si  shiu pas diellit

 

 

ATËHERË

 

Atëherë kur vetës ia mbylla portën

ti   shtrive duart  nga unë

kur ngrita kokën nga qielli i mrrolur

vërejta jehonën e zërit  tënd

atëherë kur numroja shkronjat e  emrit  tim

 e vëraja se  sot kam  një  më tepër

numëroj ,numëroj e zhdukem në numrin e fundit

të vetës  sime.

 

 

LOT I PADERDHUR

 

Të ngrohtë të ruaj përherë

si  mallin e zemrës

të kam  ndryrë

si fjalën e pathënë

je vullkan im

që s´do të shpërthesh

 

 

SHOQES

(Akrostikë për Vera Kolëgjerajn)

 

Vezullimin e syve tu

Engjëjt e kanë  zili

Renditen këto piktura në murin e dëshirës aty

A thua kjo e shtyri që vonë t´i ngjyrosin

                                këto me ngjyrën e  quajtur trathti

 

Kalëro me inat nëpër të kaluarën

O  hidhe pelerinën e  ëndrrës dhe kthehu, kthehu!

Loze  vallen e jetës

Ëmbël pa  shtrëngim

Gjer  atëherë kur

E ndjen se  fatit i afrohesh

Ritmo lehtë  nga ai

Atëherë do të gjesh forcë të garosh me peshë shekujsh

                                   kthehu, kthehu pra

Jeto jo për Bibël e Kuran por për  atë që e  do....

 

 

PËR TY KOSOVË

 

Një sy s´do të më lërë të verbër

dritë më shumë  do të ketë

ç´është një dorë për ty

krah  yti u bëftë

një këmbë pa  marrë hap

s´do të më bëjë

zemra hapa  bën

mos të më qajnë për të vdekur

nëse s'bëhem   fli për ty

shtatë pashë nën dhe fosilet do të mbesin.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora