E premte, 26.04.2024, 01:24 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Kush duhet të komandojë?

E shtune, 23.04.2011, 07:10 PM


Kush duhet të komandojë?

Nga Faik Krasniqi

Demokracia është sistem i bazuar në ligje. Demokracia është sistemi ku "të gjithë" (pa dallim aftësie logjikuese, vendimmarrëse e përzgjedhëse) votojnë. Demokracia- pushteti i popullit fjalë për fjalë !

E ndërsa tek ne, demokracia është e bazuar në ryshfete, në miqësi, në nepotizëm, në vjedhje. Demokracia nga politikanët tek ne shfrytëzohet për sa më shumë pushtet dhe dallavere pa u lagur hiç. Për të bërë një shaka më të hijshme unë do thosha se:

“ Demokracia është një kopsht i lulëzuar ku kullosin gomarët'' !

Demokracia nuk është diçka e re por e ka origjinën e vet në Greqinë e vjetër.

"Kush duhet të komandojë? Populli apo ata pak që janë më të mirët?

Punëtorët (e mirë) apo kapitalistët (të këqijtë)? Mazhoranca apo minoranza, e majta apo e djathta?"

Janë pyetje që janë bërë pa ndërprerje që nga Platoni deri te Marksi.

Grekët e futën termin "demokraci" për të parë se cila formë qeveriseje ishte më e mirë apo më e keqe.Format e menduara ishin: Monarkia- qeveria e një njeriu të mirë që degjeneron në ''tirani"-qeveri e një despoti. Aristokracia-qeveria e disa njerëzve të mirë që degjeneron në "oligarki"-qeveri e disa njerëzve pak të këshillueshëm.

Demokracia- qeveria e popullit, e shumicës. Kjo është një formë e vetme qeverisje, dhe është e keqe (sepse nuk ka më mirë) sepse sipas parimit të Platonit ''Aty ku ka shumë ka dhe shumë të këqij''. Kush duhet të komandojë? Kush duhet të ushtrojë pushtetin? Është si ato format e papërcaktuara 0/0.

Sipas Platonit :''duhet të komandojë më i miri'' (Përgjigje e ndershme).

Sipas Marksit e Leninit " Duhet të qeverisin proletarët".

Sipas Hitlerit "Unë".''Demokracia është-'' dy ujqër dhe një dele që votojnë se çdo hanë për drekë''. Këto pyetje janë pseudo-probleme sepse çojnë në zgjidhje qesharake dhe imorale sepse konsiderojnë kundërshtarët politikë si shtazë apo tepër të këqij (dhe partinë përkatëse si të mirë).

Kjo situatë prodhon gjithmonë urrejtje dhe smirë si dhe përqendrimin e pushtetit tek mbajtësit aktualë në vend që të punojë për minimizimin e pushtetit politik.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora