Kulturë
Mentor Thaqi: Urimlutje e drejtë
E premte, 22.04.2011, 07:42 PM
KOMBIT TIM, MOTRAVE DHE VËLLËZËRVE TË GJAKUT, TË RRËNJËVE, TRUNGUT, DEGËVE DHE KURORËS KOMBËTARE, GËZUAR PASHKËT!!!
URIMLUTJE E DREJTË
Na udhëzo o Zot,
n´Rrugën tënde t´drejtë,
siç na ke udhëzuar,
shekujve me radhë,
kemi Pashkët sot,
k´të Ringjallje t´shenjtë,
Kombi im, Gëzuar,
në Paqë k´të Ditë t´bardhë!
Kemi Festë YnëZot,
jemi të gëzuar,
kemi hapur zemrat,
kemi shtruar sofrat,
t´lutem, na e falë sot,
Buken e Bekuar,
ti fisnikërojmë ndjenjat,
ti rigjallërojmë Votrat!
Na beko o Zot,
jemi t´gjithë bijtë tu,
t´krishterë, muslimanë,
budistë e hindu,
dhe të lutem sot,
n´çdo vend e çdo ku,
Ty që Boten mbanë,
t´përulem nga këtu!
Jo, me vëllaun tim,
s´kam fare dallim,
ai të beson Ty
njësoj sikur unë,
mund të kem ndryshim,
veç n´interpretim,
t´bëj be n´kta dy sy,
është gjë e bukur shumë!
Me Bekimin tënd o Zot,
unë do bëj Urimin,
për motra e vëllëzër,
të mi të Krishterë,
jam si ata unë sot,
njësoj ndjej gëzimin,
i dua me zemër
dhe sot si gjithëherë!
Dhe, më ndje o Zot,
po ta thëm me shpirtë,
pasha Nënën Terezë
dhe katër Librat e Shenjtë,
sa jam i Krishterë sot,
aq dhe musliman i mirë,
se zemrën, mbanë ndezë,
Rruga Jote e Drejtë!
Ju uroj nga zemra,
ju uroj nga shpirti:
Urime dhe Gëzuar,
për gjithëjetë e mot,
mos iu ndaltë kurr kënga,
mirëqënia e gëzimi,
qofshi të Bekuar,
nga i Madhi Zot!!!
Mentor Thaqi VS., 19.04.2011
________
Këtij Urimi i bashkangjitem edhe unë dhe forumi Akllapi.net.
www.agim.poeticforum.com
Agim Gashi