E premte, 07.10.2022, 01:16 PM (GMT+1)

Editorial

Nysret Ismajli: Vuajtjet në Paqe

E premte, 01.04.2011, 07:59 PM


Vuajtjet në Paqe

 

Nga Nysret Ismajli

 

Gjykata Kushtetuese ia ka bërë të qartë koalicionit qeverisës se ka shkel kushtetutën gjatë zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Partitë në koalicion përveç shkeljeve kushtetuese kanë shkelë edhe votën e qytetarëve duku u përpjekur që të futen në krye të shtetit dhe të qeverisen  nga  njerëzit të cilët janë të përfaqësuar me vetëm pak deputetë në Kuvend. B. Pacolli u përpoq që të bëhej President i vendit dhe si duket përpjekjet e tija janë akoma për këtë pozitë. Ani pse ai aktualisht ka vetëm dy-tre deputet nga radhët e partisë së tij ngase deputetët e tjerë të koalicionit të AKR-së janë të partive të tjerë si të PD e E-15. Përveç antikushtetuese, zgjedhja e Pacollit president do të ishte edhe jo e moralshme ngase ky njeri nuk ka përkrahje të qytetarëve, të paktën kjo mos përkrahje ishte dëshmuar në zgjedhjet e fundit. Ani pse ky njeri thuhet që është një afarist i suksesshëm, nuk do të thotë kjo se për respektin që mund të kemi si afarist,  ta vendosim në krye të shtetit. Askush nuk mund t’i kuptoi qëllimet e koalicionit qeverisës pse na qenka kjo pozitë kaq e ëmbël për ta. Sigurisht mund të konkludojmë se qëllimi i tyre është për interesa krejt personale e grupore. Të gjithë e dimë që Kosova si kurrë më parë ka njerëz të zot edhe jashtë koalicionit qeverisës dhe sigurisht qe e mira do të ishte që për president të Kosovës ta gjeni një personalitet të pranueshëm nga të gjithë për t’iu shmangur vakuumit institucional.

Më brengosëse është fakti që kryeministri i Kosovës z Thaçi po premton se javën e ardhshme do ta fillon procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës . Kjo i bie se kryeministri si njeri që nuk pyet askënd në partinë e vet po orvatet t’ia mësyj prapë zgjedhjes së presidentit pa i konsultuar partitë politike në opozitë. Ky njeri nuk e ditka që presidenti i shtetit duhet të jetë personalitet konsensual! Ky kryeministër nuk e ditka që presidenti duhet të përfaqësoj popullin e vendit!

Po si na dole more kryeministër kaq “patriot” nga lufta që gjoja se ke bërë në radhët e UÇK-së që unë nuk e besoj, del e bënë koalicion me pakicat serbe dhe me njerëzit që krahas qeverisë kanë edhe detyrime të tjera në institucionet paralele të Serbisë që veprojnë në veri të Kosovës! Zotëri Kryeministër! A mendon ti që ne qytetarët e këtij vendi jemi të indinjuar shumë në ty? Ngase nuk na besohet që na e mbushe  Qeverinë me serb!  A të vije keq nga gjaku i dëshmorëve ? A të vije keq që sot familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës, përveç mallit për më të dashurit e tyre që sot nuk janë,  i shtohet edhe vuajtja se ata e kanë të vështirë me këtë tretman të Qeverisë sate të mbijetojnë ?

Të kam dëgjuar ty zotëri kryeministër, elitën politike dhe shumë të tjerë duke folur për vuajtjet që ka pasur populli i Kosovës nga udhëheqja e sistemit komunist. Jam shumë i bindur që në një të ardhme të afërt këto fjalë do t’i dëgjoj përsëri. Këtë herë jo nga ti zotëri kryeministër, as për sistemin komunistë të kohës. Do të dëgjoj rrëfimin nga këta njerëz të cilët sot po vuajnë për kafshatën e gojës, për sistemin tënd qeverisës. Në një të ardhme të afërt, kur ti nuk do te jesh kryeministër do të dëgjojmë njerëzit duke rrëfyer vuajtjet që kanë pasur nga qeveria Thaçi dhe sistemi qeverisës i tij.  Sistem ky që ti e ke cilësuar si zero tolerancë ndaj korrupsionit e që në të vërtet e ke shndërruar në korrupsion industrial. Ministrat e korruptuar i ke avancuar në dikastere më të mëdha ndërsa ata që kanë pasur suksese i ke lënë jashtë saj.  Populli është në fukarallëk të skajshëm dhe ti nuk e ke as idenë e as interesin se si të krijohen vende të reja të punës.

Unë e di që ti je i aftë të familjarizosh institucionet e vendit duke e krijuar një sistem të tillë që o duhet të japim mito  o duhet të jesh në lidhje farefisnore me ju ose ministrat tuaj për të ardhur deri tek një vend pune. Fajin e ke ti oo zotëri kryeministër! Ti e ke fajin që ky popull vuajtjet e paqes e ka më të madhe se vuajtjet e luftës.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora