Shtesë » Lajme
Zgjedhjet në Kosovë, rezultatet paraprake
E hene, 13.12.2010, 10:37 PM
KQZ: PDK 33.5%
LDK 23.6%
Vetëvendosje 12.2%
PRISHTINE- Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim" bën publikimin e rezultateve pas numërimit të më shumë se 51 % votave. Partia Demokratike e Kosovës është ajo që prin me numër më të madh të votave. Hashim Thaçi shpalli mbrëmë fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u zhvilluan dje në Kosovë. Denoncohen parregullsi ne komunen Drenas e Skenderaj.
REZULTATET PARAPRAKE, KQZ: KRYESON PDK ME 33.5%
ORA
Sipas rezultateve paraprake pas PDK renditet LDK me 23.6 për qind, Lëvizja Vetëvendosje me 12.2 për qind, AAK 10.8 për qind të votave, AKR 7.1, LDD 3.3 për qind. Fryma e Re - 2.2 %.
PZAP PRANON 131 ANKESA
ORA
Desku tha se ankesat lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor të së dielës, kanë ardhur kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe nga Aleanca Kosova e Re dhe disa parti të tjera.
THACI: PARTITË TË RESPEKTOJNË VENDIMIN E KQZ-SË
ORA
Thaci falenderoi edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen e këtyre zgjedhjeve në këtë afat të shkurtër zgjedhor. "Për me tepër, sot, është obligim ligjor i KQZ-së dhe i Panelit për Ankesa dhe Parashtresa që të adresojnë të gjitha ankesat e mundshme, që me profesionalizëm t'i adresojnë të gjitha vërejtjet e mundshme dhe me vendimet e tyre ta përmirësojnë ndonjë parregullsi të mundshme", ka thënë kryeministri Thaçi, raporton Zeri.
Kryeministri Thaçi, përmes kësaj deklarate për medie, ka deklaruar se vendimi përfundimtar i KQZ-së dhe Panelit për Ankesa dhe Parashtresa, ai duhet të respektohet nga të gjitha partitë politike.
EULEX PËRGËZON POLICINË E KOSOVËS PËR ZGJEDHJET
Ora:
"Dua të përgëzoj Policinë Kosovës për profesionalizmin e treguar dhe popullin e Kosovës për pjekurinë e tyre të lartë e cila rezultoi pozitivisht dje. Ato pak incidente që ndodhen dje u trajtuan në një mënyrë profesionale dhe duke zvogëluar tensionin, nga ana e policisë së Kosovës të mbështetur nga EULEX-i", tha Marnhac.
Gjatë ditës së zgjedhjeve, Policia e Kosovës ishte e ngarkuar me detyrën e sigurisë në zgjedhje ku për realizimin e kësaj detyrë ata angazhuan rreth gjashtë mijë policë, të mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i.
SHBA, DELL: PROCESI EFIKAS, ME PËRJASHTIME SERIOZE
Ora: 16:24- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përshëndet qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të para të përgjithshme pas shpalljes së pavarësisë.
Në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë theksohet se "zgjedhjet ishin shprehje e demokracisë dhe ne ishim të ngazëlluar që pamë aq shumë kosovarë që treguan përkushtimin e tyre me daljen në votime anekënd vendit".
"Kosova tashmë ka përpara saj një test, derisa numërohen votat. Institucionet e Kosovës duhet t'i tregojnë opinionit publik se ato janë të gatshme për të mbrojtur integritetin e së drejtës për të votuar" theksohet në deklaratë.
Vëzhguesit amerikanë ishin të pranishëm nëpër qendrat e votimit kudo nëpër Kosovë më 12 dhjetor dhe ata vëzhguan një proces, që me disa përjashtime serioze, ishte kryesisht efikas.
Ambasadori Dell vëzhgoi zgjedhjet në 17 vendvotime në 12 qendra votimi, në komunat e Gllogocit, Gjakovës, Deçanit, Pejës, Klinës dhe Skenderajt.
"Ambasadori po ashtu vëzhgoi numërimin e votave në shkollën e mesme "Hamëz Jashari" në Skenderaj (vendvotimi 2101x/02R). Aty pati parregullsi gjatë numërimit, të cilin ambasadori e vëzhgoi, e kundërshtoi dhe e raportoi"vijon komunikata.