Kulturë
Baki Ymeri: Drita e fjalës shqipe në trojet gjermane
E marte, 30.11.2010, 10:58 PM
Vlera të reja shqiptare në gjuhë të huaja
DRITA E FJALËS SHQIPE NË TROJET GJERMANE
Librin e Liman Zogajt e kemi strukturuar në tre kapituj të veçantë, duke zgjedhur për titull disa nga titujt e vëllimeve paraprake të autorit: Shtigjet e dritës, Biografia e dhembjes dhe Hiri i shpirtit që digjet, secili me amprentën e tij. Në kapitullin e parë defilon Kosova me aspiratat betejat e lavdishme për realizimin e një ideali të shenjtë.
Nga Baki Ymeri
Liman Zogaj nuk është i famshëm si Aleksandër Mojsiu, por fakti që aktron në një teatër gjerman don të thotë se Kosova ka me kend të krenohet në diasporë. Në kuadrin e artikullit Klamotte mit Herz, nën fotografi jepet teksti “Eine Szene aus „Mord im Pfarrhaus” mit Gerd Elfring und Liman Zogaj”. Shqiponja në horizontet e bardha është kosovari i degdisur në brigjet e Evropës, poeti që 64 vjet foli me vetveten: „Jam shqiptar i Kosovës. Atdheu im është Shqipëria.” Kështu do të shkruajë kritiku Marius Qelaru për librin e Liman Zogajt Florile luminii / Lulet e dritës, vëllim bilingv botuar në Bukuresht në vigjilje të Ditës së Flamurit (2010). Sipas tij, autori i kësaj vepre është një nga shqiponjat e panumërta që e ka braktisur përkohësisht Kosovën për të siguruar ekzistencën tejmatanë brigjeve të Dardanisë, por i cili nuk ka mundur ta shkëpusë edhe zemrën dhe shpirtin nga vendlindja e martirëve që derdhën lumenj gjaku për liri. Dhe mu për këtë, të pakta janë sekuencat që i hasim në këtë vëllim, e që nuk janë të prekura nga amprentat e jetës së tij të mbrujtur me vargjet ku shkrepin frymëzimet e një mërgimtari që shkruan për fatin e një zone mbi të cilën frymëmarrja e së shkuarës trazon traumat e njerëzve që shkojnë shtigjeve të dritës me biografinë e dhembjes dhe hirin e shpirtit që digjet, secili me amprentën e tij, gjithnjë e më të theksuar.
Krijime subjektive me vlera reale për shpirtin shqiptar
Në këtë kontekst, në kuadër të parathënies së qëndisur nga një eseist rumun, autori ka guximin të krijojë vlera modeste letrare, përmend emrin e babait të pushkatuar, historinë e betejave të përgjakshme, martirët dhe pararendësit e tyre që digjeshin duke e kërkuar lirinë. Librin e Liman Zogajt e kemi strukturuar në tre kapituj të veçantë, duke zgjedhur për titull disa nga titujt e vëllimeve paraprake të autorit: Shtigjet e dritës, Biografia e dhembjes dhe Hiri i shpirtit që digjet, secili me amprentën e tij. Në kapitullin e parë defilon Kosova me aspiratat betejat e lavdishme për realizimin e një ideali të shenjtë. Në kapitujt e tjerë defilon Biografia e dhembjes që reflektohet në pasqyrën e zemrës së trazuar, një përfytyrim mbi vuajtjet personale që shëmbëllejnë me vuajtjet kolektive, me pritje, përmallime e dhembje, por edhe me gërshetimin e tyre me „plagë, dhembje e gjak”, pra me „biografinë e djegur” në Hirin e shpirtit që digjet, aty ku „rritet lulja e kujtimeve”, madje dhe në dashuri, dhe sidomos në kujtimet e mbështjella me vellon e pritjes së idealit kombëtar që ngritet në metaforë. Dhe, më konkretisht, dashuria ndaj brigjeve të vendlindjes dhe atdheut të tij, atje ku këndojnë zanat shqiptare dhe flatrojnë shqiponjat e Dardanisë.
Liman Zogaj, Pal Sokoli, Arif Molliqi, Hysen Qyqalla dhe Sadik Krasniqi, janë pesë nga sokolat e Kosovës që e kultivojnë fjalën shqipe në trojet gjermane. Sipas eseistikës rumune, amprenta e parë e vëllimit Lulet e dritës i përkushtohet një ndjenbje sublime që ta përvëlon shpirtin, dashurisë ndaj atdheut dhe dëshmorëve të kombit, ide kjo që mund të nënvizohet edhe nga fjalori që e ka zgjedhur autori. Ka dhe shumë fjalë tjera që shëmbëllejnë mes vedi, e të cilat e definojnë këtë vepër bilingve, duke i dhënë një ngjyrë specifike shqipes së teksteve të Liman Zogajt, si Kulla, Besa, Arbëreshët, Arbëria, Formula e Pagëzimit (dokumenti i parë shqip i shkruar nga Pal Engjëlli në kohën e Kastriotit, dhe i zbuluar nga Nikolla Jorga më 1915), apo referime ndaj mitesh lokale dhe personazhesh biblike shqiptare, si, Rozafa, Gjergj Kastrioti, Naim Frashëri, Adem Jashari, Nënë Tereza etj.
Frymëzime mërgimtare kushtuar vendlindjes dhe atdheut
Liman Zogaj ne teatrin gjerman, 2009
Marius Qelaru thekson faktin se autori shkruan për Kosovën ashtu siç e sheh dhe siç e ndjen në shpirtin e tij, duke shkruar edhe për pritjen e një lirie të vonuar, për dramat individuale dhe dramën kolektive të shqiptarëve të trazuar shekuj me rradhë. Edhe Liman Zogaj, porsi Pal Sokoli, Sadik Krasniqi apo autorët e tjerë që kanë vajtur „horizonteve të bardha”, nuk ka mundur ta shkëpusë atdheun nga zemra e tij, dhe kjo gjë është evidente në krijimet e këtij kosovari që digjet për komb e atdhe. Lulet e dritës inkorporohet në spektrin e vëllimeve me seleksionim vlerash të veçanta, duke i analizuar si të tilla, duke e pranuar të vërtetën se në rradhë të parë kemi përballë një lirikë kushtuar Kosovës si një vend i shenjtë që ndodhet në fqinjësinë a lashtësisë sonë trako-ilire, e që mbante dikurë një emër të bukur: Dardania. Libri i Liman Zogajt dinamizohet edhe përmes një kapitulli me poezi në gjuhën gjermane, si dhe përmes disa vlerësimeve estetike shqiptare (Ragip Sylaj, Ali D. Jasiqi, Halil Haxhosaj), nga të cilat rezulton fakti se autori ka vajtur nga Kosova me „bukë, krypë dhe kujtime”, të cilat i ka përjetësuar pastaj në varg, duke e njomur penën e tij në vetmi, me vuajtje, pritje dhe dashuri.
Përndryshe, Liman Zogaj është poet, dramaturg dhe aktor. U lind para 50 vitesh në Lladroc të Kosovës, ku ka studiuar letërsinë dhe gjuhën shqipe. Ka filluar të merret krijimtari letrare që nga shkolla e mesme, duke botuar në ndërkohë shkrimet e tij në revistat e gazetat e kohës në Prishtinë, Shkup dhe Shqipëri. Shkruan poezi dhe pjesë teatrale, por merret edhe me gazetari dhe regji, duke qenë gjithmonë i kapluar nga shenjat e kuptimit të fshehtë të gjërave. Tekstet teatrale dhe regjitë e bëra nga ky krijues janë interpretuar dhe shpërblyer në festivale teatrale në Kosovë. Që nga viti 1983 jeton, punon dhe krijon në Gjermani, ku ka themeluar dhe udhëhequr vatra kulturore të mërgimtarëve tanë, në Shvelm, Enepetal dhe Essen, për ta begatuar jetën kulturore për shqiptarët e mërguar. Liman Zogaj aktron në Teatrin Gjerman në Essen, ndërsa krijimet poetike të tij janë prezantuar në antologjitë poetike Metafora e arratisur (Tiranë, 2003), Asht e gjak Arbërie (Gjermani, 2007), Kujtimet e fjalës (Bukuresht, 2010). Deri tash ka botuar vëllimet poetike Kosovë nuk ta mora diellin, Tiranë, 2007, Shtigjet e dritës, Prishtinë, 2009, Loja mbi gurë, Prishtinë, 2010. Ky është libri i tij i katërt që e pa dritën e botimit në Bukureshtin e patriotëve që i trasuan shtigjet para të Pavarësisë.
Dragment nga vëllimi bilingv Florile luminii / Lulet e dritës
SHQIPJA NË HORIZONTET E BARDHA
(Vulturul în orizonturi albe)
-Mërgimtarit Zef Sokoli-
Unë jam Sizif i gjallë
I verbuar nga dashuria
Feniks i djegur
Dhe kurrë më
As nga prushi
As nga hiri
S’u bëra
As zog
As gur
Unë jam
Zogu i Diellit
Me Flamurin e Skënderbeut nën pupla
Me gjuhën e Naimit në këngë
Me lotin e Nënë Terezës në vaje
Unë kosovari i humbur
Deri në Horizontet e Bardha
Derdha lot
Kullova gjak
As memec nuk u bëra
Gjashtëdhjetë e katër vite fola me vete
Jam shqiptar i Kosovës
Atdheu im është Shqipëria
Mbaj mjekër të gjatë
Sa një copë bjeshke
Sa një lis Pashtriku
Sepse malet më pagëzuan
Meteor drite
Me Formulën e Pagëzimit
Të përgjakur
Gjëma ime rri peng
Te Ura me harqe
Te gurra e Drinit të Bardhë
Te lisi me litarin e varur
Te oxhaku i kullës së djegur
Te shpata e përgjakur
E zvarranikëve të Karpateve
Te lapidarët e lirisë nën diell
Atdheun e lash në flak
I shkrumbuar ika
Trembëdhjetë net
Nëpër detin e trazuar
Trembëdhjetë ditë
Nëpër Ferrin e Dantes
Në mes të klithmës e vdekjes
Më pagëzuan Zef Sokoli
Titaniku i humbur
Pse ma kërkoni
Anamnezën e vrarë
Atje në Kosovën e rinuar e gjeni
Të gravuar me gjak
Në shkëmbinjtë e Kosovës
Në dheun e Shqipërisë
Betohem vetëm
Para flamurit me shkabë
Para shpatës së Skënderbeut
Te istikamet e Adem Jasharit
Tri herë betohem!
VULTURUL ÎN ORIZONTURI ALBE
(Shqipja në horizontet e bardha)
-Pentru Zef Sokoli, exilant-
Eu sunt Sisif viu
Orbit de iubire
Phoenix ars
?i nicicând
Nici din cenu??
Nu am devenit
Nici pas?re
Nici piatr?
Eu sunt
Fâlful Soarelui
Cu Steagul lui Skanderbeg sub pene
Cu limba lui Naim* în cântec
Cu lacrima lui Mama Tereza în vaiete
Eu kosovar pierdut
Pân?-n Orizonturile Albe
Am v?rsat lacrimi
Însângerându-m?
Nici mut n-am devenit
64 de ani am vorbit cu sinele meu
Sunt albanez al Kosovei
Patria mea este Albania
Port barba lung?
Cât o bucat? de munte
Cât un stejar de Pashtrik
Fiindc? mun?ii m-au botezat
Meteor de lumin?
Cu Formula de Botez**
Însângerat?
Geam?tul meu st? la pând?
La Podul cu arcuri
La izvorul Drinei Albe
La stejarul cu funia atârnat?
La hogeacul cet??ii arse
La sabia însângerat?
A târâtorilor din Carpa?i
La statuile libert??ii sub soare
Patria am l?sat-o în flac?r?
pârjolit am fugit
Treisprezece nop?i
Prin marea trezit?
Treisprezece zile
Prin Iadul lui Dante
În miezul ?ipetelor mor?ii
M-au botezat Zef Sokoli
Titanic pierdut
De ce îmi c?uta?i
Anamneza ucis?
În Kosova înnoit? o ve?i g?si
Zugr?vit? cu sânge
În stâncile Kosovei
În glia Albaniei
Jur doar
În fa?a steagului cu vultur
În fa?a sabiei lui Skanderbeg
La cazematele lui Jashari***
De trei ori m? jur!
_____________
*Naim Frashëri, poet clasic albanez
**Formula de Botez, primul document scris în limba albanez? (1442), descoperit de Nicolae Iorga (1915)
*** Adem Jashari, eroul na?ional ak Kosovei
Traducere în limba român? de Baki Ymeri