E premte, 26.04.2024, 02:11 AM (GMT+1)

Mendime

Edgar Frasheri: Mungesa e klases se mesme – strategji komuniste e ruajtjes se pushtetit!

E merkure, 10.11.2010, 10:59 PM


Mungesa e  klases se mesme – strategji komuniste e ruajtjes se pushtetit!

 

Nga Edgar Frasheri

efrasheri@rotarytirana.org

 

Kane kaluar gati njezet vite ne pritje qe dora dores ne kete vend te filloje te behet klasa e mesme, krejtesisht  e munguar  per gjysem shekulli te periudhes se regjimit komunist, e cila do te sherbente si nje tregues I qenesishem I reformimit te fizionomise se shoqerise tone drejt nje lloji te emancipuar perendimor tek e cila synohet te arrijme.

Termi  dhe percaktimi I klases se mesme ne nje shoqeri te caktuar ka pesuar ndryshime ne dekada, por gjithmone, kurdo dhe nga cilido qe e ka studiuar kete pjese te shoqerise njerezore, ka theksuar se “ klasa e mesme”  eshte  shtylla kurrizore e shoqerise civile dhe e shoqerise ne pergjithesi. Si e tille ajo ka qene ne qender te vemendjes se studiuesve qe ne fillimet e cfaqjes se saj ne kushtet e lindjes se kapitalizmit. Per nga perkufizimi,  klasa e mesme eshte ajo pjese e shoqerise e cila ndodhet ndermjet klases punetore  ( e cila nuk I zoteron mjetet e prodhimit ) dhe klases se pasur ne krye te hierarkise ekonomike te nje shoqerie ne nje nivel te caktuar zhvillimi. Pra nga pikepamja ekonomike kjo klase nuk punon vetem “ per buken e gojes” por siguron te ardhura te tilla qe te mund te bleje mallrat e konsumit te gjere, te  kete nje prone te veten, te mund te edukoje femijet, te beje pushime me cilesore  dhe si e tille eshte ajo qe percakton stilin e jetes se nje shoqerie qytetare.  Ne kete grupim futen ose personat te cilet punojne per vehte duke punesuar jo me shume se nje ose dy te tjere ( qofte edhe anetare te familjes), ose ata profesioniste te shkolluar qe paguhen per pune te kualifikuar dhe qe sigurojne te ardhura te mjaftueshme  per tju pergjigjur atyre kerkesave te nje stili jetese cilesore e te qendrueshme. Ndersa brenda kornizes se hierarkise shoqerore, ky status I jep kesaj klase ndjenjen e te qenit e mbrojtur shoqerisht, ndonese mund edhe te mos perkoje me nivelin e te ardhurave se klases se mesme, por qe e ben ate aktor shoqeror te interesuar te garantoje stabilitetin e shoqerise dhe vecanerisht te mbroje institucionin e ligjit.

Shoqeria shqiptare hyri ne vitin 1990 pa klase te mesme, nga nje shoqeri ekstreme pa klasa dhe me nje trashegimi gati inekzistente ne kete aspekt. Edhe para viteve 1945, shoqeria shqiptare ishte tmerresisht e prapambetur, e pa zhvilluar; nje shoqeri feudale me ca elemente te kapitalizmit primitive pa ndonje peshe dhe me nje popullsi qytetare te paket ne numur. Inteligjencia ishte teper e kufizuar ne numur. Ne keto kushte shoqeria shqiptare fillimisht e perqafoi dhe me pas e pesoi idene e marre komuniste te shoqerise pa klasa me shume se kudo nga vendet e tjera te Lindjes.  Pra ne kemi hyre ne eren e zhvillimit kapitalist pa asnje trashegimi nga historia a jone kontemporane.  Shoqeria shqiptare vazhdon te jete ne krize identiteti!... pavaresisht se shtyhet drejt Evropes. Megjithe periudhen e gjate te tranzicionit, ketu vazhdohet te eksperimentohet pa ndonje bosht qartesisht te percaktuar zhvillimi.  Asnje qeveri deri me sot nuk ka perfshire ose deklaruar qarte se synon te hartoje politika te ndertimit te klases se mesme si baze e stabilitetit shoqeror ose si element kyc I shoqerise civile. Perkundrazi, ndonese flitet per ndertimin e institucioneve demokratike dhe konsolidimin e shoqerise civile, ne fakt deri me sot eshte vepruar me efekte te kunderta. Ajo pak qe eshte bere eshte bere ne prani dhe nen presionin e te huajve. Shoqeria civile eshte ende ne “pelena” ose e dhunuar ne menyre te kamufluar nga institucioni shtet   I cili ne Shqiperi ka frike prej saj! Po, ka frike sepse, shteti dhe pushteti ketu jane nje edhe te pandara dhe reminishencat e autoritarizmit nuk zhduken kollaj. Prandaj ajo sot perfaqesohet nga Organizma te quajtura joqeveritare te stisura nga vete shteti, per te mos I bere atij oponence. Nje shtet jo demokratik, per te mos thene “autoritarist I kamufluar”, nuk duron dot kritika. Eshte pikerisht kjo mendesi e regjimit te kaluar qe mban peng shoqerine shqiptare te mbetet e ngujuar ne ndarjen klasore te tipit marksist; te varfer/te pasur duke I munguar shtresa e rendesishme ne mes – as te varfer, as te pasur, pra klasa e mesme. Klasa e mesme per natyre dhe origjine ne nje shoqeri ne berje demokratike, kryesisht ne vende ne zhvillim si Shqiperia, luan nje rol unifikues, ndihmon shoqerine te gjeje nje identitet te ri, çon perpara solidaritetin shoqeror dhe krijon nje sens te forte komuniteti.

Kasta politike ne Shqiperi ne keto njezet vjet, si trashegimtare e denje e origjines se saj klasore, kryesisht fshatare, ka kuptuar se nuk do te qendronte asnje sekonde ne pushtet nese do te kishte perballe nje shoqeri demokratike aktive te emancipuar, te civilizuar qe do ta mbante nen trysni per cdo gje qe nuk ka bere mire ose ka bere mbrapsht. Ajo ne menyre sistematike ka zhdukur cdo tendence emancipuese qofte te vete forcave politike si dhe te shoqerise ne teresi. Sikunder edhe e kam theksuar edhe ne ndonje shkrim tjeter, shoqeria shqiptare zhvillohet nga forca gravitacionale evolucioniste te natyres Darviniane. Ajo ruan jo pa qellim nje strukture demografike te pangjajshme me asnje nga vendet perreth. Viti 1990 na gjeti me 75% te popullsise qe jetonte si ish kooperativiste ne fshat, dhe tani mbas njezet vitesh ende kemi rreth 50 % te kesaj popullsie qe mbetet fshatare., pa permendur se gati nje e treta e popullsise shqiptare (kryesisht fshatare) eshte larguar ne emigracion.  Per rujatjen e ketyre perqindjeve eshte e interesuar vete politika shqiptare. Nepermjet ketyre perqindjeve ajo garanton ruajtjen e pushtetit  me lehtesi manipulimi ne kohe zgjedhjesh. Fshatari shqiptar eshte qenja njerezore me e dhunuar nga diktatura krahasuar me shtresat e tjera qe kane jetuar ne qytet. Ai tashma eshte nje qenje qe nuk merret vesh se cfare lloj klase i perket. Nuk eshte me kooperativist por mban te njeten mendesi te pandryshuar, por nuk eshte bere as fermer kapitalist  pavaresisht se zoteron toke  qe eshte kapitali I tij. Por klasa e mesme  nuk krijohet ne fshat. Per hir te shembullit, (mbase mund te mos kete baze krahasimi), ne nje shkrim te “The Economist” raportohet se ne Kine nga viti 1999 deri ne vitin 2005 klasa e mesme, si rezultat I urbanizimit te popullsise fshatare, u rrit nga 15% ne 62%, megjithese Kina eshte shtet monopartiak! Pra thjesht nga pikepamja numerike jemi ende shume mbrapa. Dhe megjithese ne te njejtin shkrim ( Shkurt 2009) theksohet se ne vendet ne zhvillim, klasa e mesme eshte rritur ne forme eksplozive dhe sot thuhet se perben gati gjysmen e popullsise se botes, ne Shqiperi ka nje kundertendence e cila e deformon shoqerine drejt nje polarizimi te skajshem,se pari ekonomikisht, dhe per pasoje psikologjikisht duke sabotuar keshtu krijimin e klases se mesme. 

Fshataret qe u larguan nga trojet e tyre gjate ketyre dekadave, ndryshe nga cfare ka ndodhur kudo ne bote, nuk u perfshine ne stofin urban si klase punetore ne nje industri ne rritje, por shtuan rradhet e te papuneve, duke zaptuar prona si dhe duke furnizuar shpesh krimin e vogel qytetar, duke shtuar rradhet e te varferve. Ata u bene pre e spekullimeve djallezore te politikes shqiptare, se ciles nuk I interesonte qe kjo mase te fitonte status social, port te mbetej e varur pas interesave te saj. Ata pak qe I sherbyen besnikerisht politikes paten shans te pasurohen pa djerse. Dhe keshtu ka ndodhur. Por kjo kategori nuk perben numura te tille qe te ndikoje ne rezultat zgjedhjesh . Fati I zgjedhjeve ne Shqiperi vendoset ne FSHAT.

Edhe popullsia qytetare nuk ka mbetur jashte kesaj skeme. Ne qytete filluan per here te pare veprimtarite private, fillimisht te thjeshta, te cilat me pas pesuan rritje. Mbas shume pak vitesh nga fillimi u kuptua se suksesi ose deshtimi I biznesit do te paracaktohej nga maredhenjet qe ai do te vendoste me kasten politike/shtetin/pushtetin. Sot kjo eshte bere norme shoqerie! Po te kishte nje variant reviste “Forbes” per Shqiperine, ma thote mendja se duhet te kemi numurin me te madh te bizneseve milionere te “padeklaruara” per fryme popullsie! dhe te mendosh qe kemi nje GDP/ per capita gati 7900 Euro, I cili kuptohet si nje tregues I ulet prodhimi te vendeve te pazhvilluara!  Por ky biznes shqiptar I suksesshem pergjithesisht nuk perben klase por eshte kaste oligarkesh e lidhur me shtetin. Sa per veprimtarine e vogel private ne qytet, ajo sot perben shtyllen kurrizore ekonomike e cila nuk gezon mbeshtetje te politikave nga te gjitha krahet e saj. Ajo ka tendence te marre formen e klases se mesme por nuk ploteson ende numurat dhe si e tille nuk ka peshe ne jeten shoqerore. Ne te tilla nivele ne te cilat zhvillohet biznesi ne Shqiperi, eshte e dhimbeshme te thuhet, por eshte nxjerre jashte nevojes edhe puna e kualifikuar e mendjes. Te besh biznes te sukseshme ne Shqiperi nuk nevojitet ndonje diploma e garantuar ne USA ose Angli, por mjafton te kesh lidhje politike, dhe diplomen se bashku me pervojen e fut ne sirtar. Kategoria e profesionisteve eshte totalisht e çorientuar dhe mbijeton ne kufijte e poshtem te klases se mesme ne berje, nese do ta quanim te tille.  Edhe ajo eshte nen trysnine e politikes gjithashtu. 

Pra, perfundimisht, ne kete mish -mash social te gatuar nga kasta politike fshatare e cila e qeveris kete vend per dy dekada me mendesi ish komuniste, klasa e mesme mbetet vetem nje mith social.  Ndonese eshte nje mith pozitiv, por persa kohe qe fatet e popullit do te jene ne dore te nje kaste politike te paprincipte e prodhuar nga nje popull demokratikisht te pazhvilluar, klasa mesme e shoqerise shqiptare do te mbetet nje deshire ne mendjet e idealisteve.

 

Nentor 2010



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora