E premte, 03.07.2020, 07:03 PM (GMT+1)

Editorial

Palush Domgjoni: Turpi i Botës

E marte, 02.11.2010, 10:59 PM


Turpi i botës

 

Nga Palush DOMGJONI

 

Po të ishte zoti Kryeministër  i Kosovës biolog, ndoshta do t’i falej ky gabim, por profesioni i tij si historian nuk do ia falë kurrë. Ai është përgjegjës po aq sa është edhe kryetari i Komunës  së Prizrenit dhe kryesia e PDK në qytetin e Prizrenit, për veprimin e tyre antikombëtar dhe poshtërues, që kësaj radhe  po e bëjnë me dhënjen e titullit qyteter nderi  kryeministrin turk zotit Erdogan. Po cfarë qytetari nderi mund të shpallet zoti Erdogan të nderuar…??!!, shikoni agjenden e tij.., kë do e vizitojë? Përderisa ai nuk harron të vizitojë Sinan Pashen, njeriun që së bashku me Sulltan Mehemetin II,  ishin pushtuesit më makabër të Shqipërisë,  pas vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, zoti Erdogan tregon qartë se është pasardhës i tyre dhe ka një admirim për ta.

 

Pak histori për këta politikanë të mjerë antikombëtarë

 

Të nderuar udheheqës politik,  që keni vendosur te nderoni zotin Erdogan me cmimin qytetar nderi i Prizrenit, do iu kujtoj se me 15 maj të vitit 1474  të shtatë sanxhakbejlerët, në krye të disa mijëra ushtarësh, arritën në fushën e Shkodrës, ku pasi rrethuan kështjellën, një pjesë e tyre filloi plaçkitjen e krahinave rreth saj. Më 4 qershor po të këtij viti arritën trupa të tjerë me bejlerbeun e Rumelisë në krye, Sinan Pashën, duke e rritur numrin e përgjithshëm të tyre në 80 mijë veta, sipas burimeve të kohës. Për pushtimin e kështjellës së Rozafës, Sinan Pasha, vuri në përdorim artilerinë, ku pranë mureve të saj u derdhën, gjatë muajit qershor, 4 topa shumë të fuqishëm. Pas një bombardimi të vazhdueshëm, muret e kështjellës u dëmtuan rëndë, por shqiptarët i meremetonin ato vazhdimisht duke punuar edhe natën. Mbrojtësit dhe të strehuarit në kështjellën e Rozafës u gjendën përballë vështirësive të shumta. Uria, etja dhe sëmundjet shkaktuan ndër ta vdekje në masë. Sipas një relacioni mbi rrethimin e Shkodrës, vdiqën gjysma e të strehuarve në kështjellë, rreth 3 mijë veta (të shkruar e të botuar ato ditë prej humanistit venecian Gjergj Merulës). Pas një muaji goditje të pandërprerë të mureve të Rozafës, Sinan Pasha urdhëroi më 18 korrik që të sulmohej kështjella, duke përdorur gjerësisht të gjitha mjetet e mundshme. Me besim të plotë se do ta merrnin kështjellën, osmanët vërshuan me tërbim drejt mureve të saj, por sulmi i tyre ndeshi në qëndresën e pamposhtur të mbrojtësve të kështjellës.

Në pranverë të vitit 1478 trupa të freskëta osmane filluan të marshonin mbi tokat shqiptare dhe më 14 maj kontingjentet e para të tyre rrethuan Shkodrën. Brenda një kohe të shkurtër, deri më 15 qershor, ato u përforcuan me ardhjen e ushtrive të tjera të drejtuara nga bejlerbeu i Rumelisë, nga bejlerbeu i Anadollit, si dhe nga vetë sulltan Mehmeti II. Pas një rrethimi dyvjeçar mbrojtësit heroikë të Krujës dhe banorët e strehuar në kështjellë, të mbetur pa asnjë lloj ushqimi, u detyruan të pranonin kërkesën e sulltanit për dorëzimin e kështjellës me kusht që të largoheshin të lirë nga qyteti. Më 16 qershor të vitit 1478 trupat osmane hynë në kështjellën e Krujës, por sulltani nuk e mbajti premtimin dhe ata, me përjashtim të qeveritarit venecian, vranë të gjithë meshkujt e rritur që gjendeshin në Krujë, ndërsa gratë e fëmijët i kthyen në skllevër.

 

Parandaj përderisa zoti Erdogan viziton një objekt që posedon një emër të pushtuesit më makabër të Shqipërisë, që vrau burra, dhunoi gra dhe fëmijë shqiptarë, si nuk keni turp që ta nderoni me cmimin qytatar nderi?.. si mund t’i thoni vetes shqiptarë?!.  Po për cfarë arsye e jepeni këtë titull?, pse ai vjen dhe e nderon luftën e parardhësëve të tij (Sulltaneve)?!, po a nuk do ishte e njëjta gjë po të vinte zoti Tadiq dhe të vizitonte ndonjë kishë, me ndonje emër të ndonjë oficeri të kalibrit Mladiq?! dhe pastaj ne  ta nderonim me cmimin qytetar nderi?! turpi për dikënd nuk ka kufi! C’farë do i thoni zotit Erdogan në ceremonin e dhënjës së cmimit?! …do e falenderoni se bëri Pazar perandoria osmane me Mbretërine serbe dhe malazeze në dëm të Kosovës, do e falenderoni se pasojat e sundimit të sulltanëve që zoti Erdogan vjen dhe si heronjë i rrespekton këta sulltanë, po i vuajmë edhe sot ?! Ju përfaqësues politik të popullit, qe i thonë vetes shqiptarë, ndërsa bëni gjënë më të turpshme që mundë ta bëjë njeriu. Si s’keni turp që simbolin kombetarë, flamurin e principatës së Kastriotëve,  e mbani në zyret tuaja dhe në anën tjetër e nderoni një vizitorë dhe pasardhës të sulltanëve, kjo nuk është e denjë, përderisa e nderoni një kryeminister, që vjen për të nderuar luftën e sulltanëve, ju nuk mund të prezentoheni si shqiptarë dhe nuk keni asgjë të përbashkët,  me dëshmorët qe dhanë jetën, për clirimin po nga kjo figurë, që zoti Erdogan  bën vizitë dhe i bën nderim, në vend që zoti Erdogan të kërkonte falje para popullit shqiptarë, per të gjitha masakrat që i kan bërë heronjët (sulltan-kriminel) të tij në trojet shqiptare, ai bën të kundërten ai bën nderim sulltanëve dhe legjitimon luftën e tyre, dhe se për këtë gjë politikanët   e Kosoves  shkurtëpamës, varfanjakë,  anadollakë,  “Hamza Kastriotët e rinj”, i japin miratimin duke e nderuar me cmim qytetar nderi.

Cfaredo mund te quheni, por jo shqiptarë, ju që e shkelni historinë, ju që shkelni gjakun e heroit kombatar Gjergj Kastriotit, ju që shkelni gjakun e të gjithë dëshmorëve, të gjithë grave dhe fëmijeve që u masakruan nga sulltanët,  dhe se ju për këtë nderoni pasardhësin e tyre me cmim. TURP!



(Vota: 32 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora