E premte, 26.04.2024, 07:26 AM (GMT+1)

Mendime » Graciani

Deo Graciani: Kripto-vahabizëm i kamufluar për të përligjur sundimin islamik në trojet shqiptare

E hene, 11.10.2010, 10:00 PM


Kripto-vahabizëm i kamufluar për të përligjur sundimin islamik në trojet shqiptare

 

Nga Deo Graciani

 

O moj Shqypni e mjera Shqypni,

kush të ka qitë me krye n’hi,

ti ke pas qene nje zoje e rande,

burrat e dheut te thirrshin nane”

 

Po sot, Shqypni,

Pa m’thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem per dhe

 

Këto vargje të shkruara nga Pashko Vasa, tingëllojnë sot më aktuale se kurrë. Vallë kush të ka qitë me krye në hi, moj Shqipni, mund të pyes dikush? Përgjigjia është një e vetme, e pandryshueshme prej më shumë se gjashtë shekujsh. Ajo ka vetëm një emër. Islami. Islami moj e mjera Shqipëri ishte fatkeqësia më e madhe që të gjeti ty moj zoje e rande që burrat e dheut te thirrshin nane. Tani këto burrat e dheut kanë mbetur jetimë dhe pa nanë, pa memëdhe, e pa identitet sepse në tokën e tyre sundon akoma epidemia vdekjeprurëse islamike që e ka kthyer në tokë të djerrë mendjen dhe shpirtin e shumë shqiptarëve kudo që ndodhen. Sot në trojet shqiptare sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet aktuale, qoftë ekonomike, politike apo sociale, ka filluar me hapa galopantë procesi i radikalizimit të popullatës myslimane ne Maqedoni e Kosove por edhe në Shqipëri. Epidemisë së re i është vënë emri “vahabizëm,” dhe shumë analistë, politikanë, shkrimtarë, gazetarë, intelektuale e të tjerë janë munduar të japin përkufizimin e tyre në lidhje me simptomat e kësaj sëmundjeje, por gjithmonë duke mos përmendur burimin e vertetë të infeksionit.

 

Tek shqiptarët është krijuar kompleksi i mostrajtimit siç duhet i sëmundjeve që kanë krijuar plagë të thella në trupin e kombit. Këto plagë të qelbëzuara jo vetëm që nuk mjekohen por është arritur deri në atë pikë që të mos përmenden as shkaktarët e tyre. Pse ndodh kjo? Sepse disa njerëz kanë përhapur idenë e gabuar se mjekimi i këtyre plagëve mund të na shkaktojë tensione sociale të panevojshme. Ndërsa disa të tjerë pohojnë se kemi mbijetuar në paqë dhe kemi bashkëjetuar me këto plagë prej shumë shekujsh dhe prandaj nuk është e nevojshme t’i prekim apo t’i pastrojmë. Mosballafaqimi me historikun e kësaj sëmundjeje, ka çuar tashmë në një fazë të re të sëmundjes. Qelizat e infektuara që gjendeshin në trungun e kombit shqiptar prej një kohe të gjatë janë kthyer në kancerogjene dhe tashmë sëmundja nuk është më në stanjacion por ka filluar të përparojë gradualisht. Megjithëse kjo sëmundje ka marrë një përkufizim të ri thjesht për qëllime studimore, politike apo kulturore, historikisht është e njëjta por tashmë në një stad më të evoluar. Problemi kryesor është mënyra e gabuar sesi po luftohet kjo sëmundje.      

 

Vahabizmi si sëmundje dikujt mund t’i duket plotësisht i shkëputur nga islami i vërtetë, por nuk është ashtu. Po bëhet një përpjekje e kotë që të merren si të shkëputura, kur në fakt nuk janë. E vërej me keqardhje këtë përpjekje në disa shkrime të kohëve të fundit të disa autorëve myslimanë që flasin për rrezikun e vahabizmit në trojet shqiptare, dhe megjithëse mundohen të shfaqen si anti-vahabistë vuajnë në të vërtetë nga një shtresëzim kripto-vahabist në subkonshin e tyre. Në artikullin e tij “Myslimanët radikalë dhe Kosova,” autori Reshat Sahitaj bën një ekspozè të dhimbshme të gjendjes aktuale të radikalizmit islamik në Kosovë. Me përshkrimin e tij të hollësishëm dhe faktet që sjell mbi përhapjen e kësaj  murtaje të jep përshtypjen sikur përpiqet të marrë stafetën e anti-vahabizmit në trojet e Dardanisë. Megjithëse bën një punë të çmuar duke paraqitur gjendjen në Kosovë dhe duke u përpjekur të sensibilizojë publikun e gjerë në lidhje me këtë rrezik, ai i jep një shtysë të fuqishme vahabizmit duke deklaruar se “po të veprohet sipas mesazhit të librit të shenjtë të Kuranit, paqja do të mbretëronte.” Ky konkluzion i tij që në hyrje të artikullit e dëmton gjithë punën e tij. Pse? Sepse ky pohim ka një kundërshti në vetvete. Pikërisht interpretimi fjalë për fjalë i Kuranit shkakton fenomenin e vahabizmit. Zbatimi fjalë për fjalë i urdhëresave të Kuranit dhe Haditeve të profetit është burimi kryesor i kësaj epidemie të quajtur Vahabizëm.

 

Kohët e fundit është dalluar me shkrimet e tij kripto-vahabiste edhe Besnik Sinani, i cili orvatet të fikë zjarrin duke i hedhur benzinë. Ky autor radikal islamik megjithë përpjekjet që bëri për maskimin e ndjenjave të tij të vërteta, nuk arriti dot ta ndalte shpërthimin e sëmundjes e cila i vlonte në shpirtin e tij të errët. Ithtaria e tij për vahabizimin duket qartë në çdo rresht që shkruan. Mos të harrojmë asnjëherë se vahabistët e pashpallur shkaktojnë më shumë dëme se të vetshpallurit.   

 

Nga shumë shkrime që kam lexuar këto kohët e fundit për rrezikun e radikalizmit islamik më kanë bërë veçanërisht shumë përshtypje artikujt e Ardian Ramadanit, dhe prandaj do të ndalem pak më gjatë tek dy nga shkrimet e tij tëfundit. Ky autor që duket sikur shkruan në mbështetje të interesave kombëtare në fakt shkruan tërësisht kundër tyre. Artikulli i tij tepër voluminoz “Rreziku i ri për kombin shqiptar” më tërhoqi vëmendjen për shkak të disa argumenteve qëllimisht të shtrembëruara që përmban. Përpjekja e autorit është të përziejë së bashku disa të pavërteta dhe disa të vërteta dhe t’ia servirë ato publikut të gjerë, duke shpresuar që njerëzit do t’i kapërdijnë pa problem të gjitha bashkë meqenëse çorba që ka përgatitur përveç kockave përmban edhe mish. Titulli i artikullit të krijon ndjesinë sikur ky autor ka zbuluar ndonje rrezik të ri që i kanoset kombit shqiptar. Hapja e artikullit të tij me thënien e Pashko Vasës “feja e shqiptarit është shqiptaria” nuk përfaqëson aspak ndjenjat e vërteta të këtij autori. Kjo thënie e Pashko Vasës është bërë kohët e fundit sllogani më i preferuar i shumë pro-vahabistëve anti-shqiptarë të cilët ndërsa gërmojnë fshehtazi varrin e Shqiperisë dhe të së ardhmes së saj, e përdorin këtë si sllogan sa herë që kapen në flagrancë duke kryer paudhësitë e tyre. Sa për informacion, Pashko Vasa e ka thënë këtë diku nga fundi i shekullit të 19-të, shumë kohë pasi Shqipërinë e kishte marrë lumi nga pushtimi i gjatë turko-islamik dhe heterogjeniteti etnik e fetar ishte kthyer në një përzierje të neveritshme moçalo-shkretëtinore e tipit Albanistan.  

 

Ardian Ramadani në një artikull që shkruan për Gjergj Kastriotin, pasi e lavdëron atë, nuk harron që t’u ritheksojë lexuesve se Gjergji ynë i madh kurrë nuk ka luftuar kundër islamit. Ndonjë injorant që nuk e ka lexuar kurrë historinë mund të mendojë se turqit ishin katolikë. Ndërsa në artikullin e tij “rreziku i ri për kombin shqiptar,”Ardian Ramadani një shtrëmbërues i lindur i të vërtetave, me një naivitet të pazakontë guxon të krahasojë pasojat e deklaratave të Dom Anton Kqirës me pasojat e përhapjes së vahabizimit dhe dëmin e pallogaritshëm që i ka shkaktuar kjo rrymë Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve. Madje nuk do të ishte aspak e çuditshme që subkonshi kripto-vahabist i Ardian Ramadanit, të nxirrte shumë kollaj si të barazvlershme dëmet e shkaktuara nga pushtimi i gjatë dhe i vazhdueshëm turko-islamik 600 vjeçar me dëmet e shkaktuara nga deklarata e pamenduar e Dom Anton Kqirës. Atij gjithashtu i pëlqen të miklojë me broçkulla krenarinë e shqiptarëve. Po si mundet more i paudhë të ndihet krenar dikush që praktikon fenë e pushtuesit duke mos respektuar gjakun e derdhur të heronjve që luftuan për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar dhe fetar ndaj një lukunie islamike? Në mënyrën më të paturshpme autori fajëson njësoj kriminelin dhe viktimen, që i përkufizon si “forca të errëta” të cilat po përpiqen të denigrojnë figurat kombëtare. Viktimën e akuzon se po përpiqet të krijojë urrejtje të tipit “Shën Bartolomeu.” Me këtë sulm të kamufluar ndaj institucioneve të krishtera katolike ai përpiqet t’i akuzojë ato se po veprojnë njësoj si vahabistët në nxitjen e urrejtjes fetare. Me përpjekjen e tij djallëzore por të dështuar për të barazuar frymën e institucioneve katolike me ato vahabiste islamike, ky individ kripto-vahabist tregon edhe një herë brumin nga i cili përbëhet. Sikur të mos mjaftonte gjithë ky shtrembërim, ai mundohet të na qetësojë duke na thënë se vahabizimi në trojet tona është ende prezent në numër shumë të vogël. Tamam siç përpiqet djalli që t’u mbushë mendjen njerëzve se ai nuk ekziston. Në paragrafin e fundit të artikullit të tij ai shkruan: “Pra, kombi shqiptar duhet t`i japë përparësi prezencës së multikonfesionalitetit, të respektojë kultet e besimit, të ndërtojë xhami…,” sikur të mos ishin ndërtuar mjaftueshëm. Në vend që ky “atdhetar i shquar” të bënte thirrje për ndërtim shkollash apo spitalesh, ky bën thirrje për ndërtimin e objekteve fetare, që sot kanë mbirë si kërpudha të helmatisura anembanë trojeve shqiptare duke i lënë njerëzit pa gjumë ditë e natë. Me ulërimat e tyre arabisht të krijojnë ndjesinë e një orkestre e cila di të luajë vetëm muzikë makabre, për t’i kujtuar e rikujtuar njerëzve në çdo moment së jeta e tyre është gjithmonë e mbështjellur me një fatalizëm nga i cili nuk do të shpëtojnë edhe për 600 vjet të tjera.      

 

Në situatën aktuale ku ndodhet kombi shqiptar, kur e ardhmja e tij është e rrezikuar, është e domosdoshme që njerëzit të kuptojnë se kripto-vahabizimi është aq i rrezikshëm sa edhe vahabizimi i shpallur. Kripto-vahabizimi duket qartë në deklaratën më të fundit të Naim Tërnavës në shpirtin e të cilit vlon dëshira për të pare ligjin e sheriatit të zbatuar në çdo pëllëmbë të Dardanisë. Dashuria e fshehtë e Tërnavës mbetet modeli i Arabisë Saudite. është pikërisht politika derëshqyer e bashkësisë islame të Kosovës që ka çuar në ndërtimin e mbi 1000 xhamive në Kosovë gjatë viteve të fundit të financuara nga vahabët dhe ekzistencën e disa dhjetra qendrave islamike radikale në të gjithë Kosovën, të cilat vjellin vrer ditë e natë ndaj gjithçkaje të mirefilltë shqiptare. është pikërisht Ternava i cili pas një takimi që zhvilloi me ushtruesin e detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, u bëri thirrje radikalëve islamikë që të mos bien pre e thirrjes së disa shoqatave dhe të protestojnë në Prishtinë këtë të Premte. Ai deklaroi solemnisht duke bërë takije, se Bashkësia Islame e Kosovës nuk qëndron prapa këtyre protestave të cilat bëhen në mbrojtje të përdorimit të shamisë në institucionet arsimore të Kosovës. Qesharak është fakti se është pikërisht bashkësia islame me në krye Tërnavën që përmes Avokatit të Popullit ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të vendosur lidhur me lejimin e përdorimit të hijab-it në institucionet publike. Pra loja e dyfishtë e Tërnavës e tregon qartë se kush qëndron pas protestave të radikalëve islamikë në Kosovë.

 

Në gjendjen e krijuar, detyra jonë është t’i ndihmojmë vëllezërit tanë myslimanë në trojet shqiptare me aq sa kemi mundësi duke i larguar nga kthetrat e këtyrave bishave që nuk ngihen kurrë duke gllabëruar shpirtra të pafajshëm. Nëse i lëmë të humbasin myslimanët shqiptarë atëherë rrezikon të humbasë edhe Shqipëria. Humbja e tyre në ferrin tokësor dhe pastokësor është edhe humbja jonë. Në Shqipëri ndryshe nga Kosova dhe Maqedonia gjatë 20 viteve të fundit ka filluar një largim gradual nga islami dhe sot jo-myslimanët në Shqipëri kapin shifrën e pothuajse 70% në një popullsi 4.5 milionëshe. Kjo situatë ka filluar të ndikojë në radikalizimin e asaj pjese të mbetur të popullsisë myslimane. Shenjat e këtij radikalizimi u shfaqën ditën e bajramit kur disa qindra radikale myslimanë u falën tek bulevardi dëshmoret e kombit për t’i dëshmuar botës që në Shqipëri ka akoma radikalë myslimanë. Edhe në shumë metropole Evropiane si Londër, Paris, etj., radikalët myslimanë kanë filluar të falen rregullisht nëpër rrugë megjithëse si Londra ashtu edhe Parisi kanë mjaft xhami. Pse e bëjnë këtë? Sepse duan t’i tregojne botës se këtu sundojmë ne. Gjithçka që bëjnë është vetëm për shfaqje, dhe për të krijuar përshtypjen se nuk kanë xhami të mjaftueshme ku të falen. Gjatë Krishtlindjeve dhe Pashkëve të kaluara vetëm në Kishat katolike të Tiranës kanë hyrë dhe dalë mbi 1 milion njerëz të cilët kanë bërë lutje dhe kanë adhuruar perëndinë. Mos vallë duhet të ndërtojmë 100 kisha katolike në Tiranë për të akomoduar gjithë këto njerëz? Sigurisht që jo. Radikalizimi i praktikave fetare sjell pasoja për bashkëjetesën midis religjioneve dhe krijon tensione të panevojshme.

 

Përhapja e radikalizmit dhe kripto-radikalizmit islamik në trojet shqiptare është aq e kamufluar sa edhe komplekse. Duhet të kuptojmë qartë se e ardhmja e kombit shqiptar rrezikohet nga shumë drejtime. Vahabiste nuk janë vetëm praktikuesit e vahabizmit. Vahabistë janë edhe ata që ndiejnë simpati për këtë rrymë, ata që e financojnë, dhe ata që heshtin duke i lëne veprim të lirë këtyre njerëzve të egjër. E njëjta gjë vlen edhe për terrorizmin. Terroristë nuk janë vetëm ata që kyejnë krimin, por edhe ata që simpatizojnë kauzën e terroristëve, ata që i nxisin në kryerjen e krimit, ata që u predikojnë urrejtjen, ata që i strehojnë, që i financojnë, ata që heshtin. Të gjithë këto janë terroristë. Toleranca ndaj të keqes është krim, thotë Thomas Mann. Gjithmonë duhet të përpiqemi për mirëkuptim midis palëve por jo kompromis me të keqen. Kundër kësaj të keqeje të madhe nuk jemi vetëm. Kemi me vetë gjithë botën e qytetëruar.



(Vota: 60 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora