E premte, 26.04.2024, 06:17 PM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Grekët do të provokojnë shqiptarët në Himarë më 19 shtator

E premte, 17.09.2010, 09:59 PM


Përfitime politike nga tragjedia e një aksidenti

 

GREKËT DO TË PROVOKOJNË SHQIPTARËT NË HIMARË MË 19 SHTATOR PËR VDEKJEN AKSIDENTALE TË A. GUMËS

 

“Çdo tubim që organizohet për festë apo përkujtimore grekët e Athinës i bien borive për Autonominë e Vorioepirit. Këto fushata gjithnjë udhëhiqen nga deputet dhe priftërinj të cilët përfitojnë nga gjendja e dobët ekonomike të minoritarëve dhe shqiptarëve që punojnë prej 20 viteve në Greqi. Siç duket politika e Greqisë gjen ngushëllim për shkatërrimin ekonomik duke nxitur luftë politike me fqinjët e saja, Shqipërinë, Turqinë, Bullgarinë dhe FYROMaqedoni.

 

Nga Arben LLALLA

 

Në prag të diskutimit në BE për përfundimin e procesit për heqjen e vizave për Shqipërinë, Greqia po provokon politikisht izolimin e Shqipërisë për lëvizjen e lirë të shtetasve të saj duke shfrytëzuat vdekjen tragjike të një himarjoti i quajtur Aristotel ose Aristidh Guma. (mediat greke njeriun e vdekur në aksident automobilistik e paraqesin me disa emra. Kjo tregon se nuk ju intereson i vdekuri grekëve dhe partive politike, por shfrytëzimi i vdekjes së tij në prag të zgjedhjeve për pushtetin vendor në Greqinë e kapitulluar ekonomikisht).

Të dielën, më 19 shtator me rastin e 40 ditëve të vdekjes së Aristotel apo Aristidh Gumës në Himarë kanë paralajmëruar se do vijnë politikanë, deputet, kandidat për kryetar Bashkishë, Komunash dhe Prefekt për ti bërë homazhe të ndierit Gumas. Kanë deklaruar publikisht se do jenë në Himarë më 19 shtator kandidati për Prefekt i zonës të Atikës, deputeti i partisë së djathtë ekstremiste LA.O.S i Athinës Spiridon-Andonis Georgiadhis. Partia në pushtet PASOK ka deklaruar se i pranishëm do jetë Kryetari i Organizatës së Rinisë Kosta Pandazis etj.

Të mjerë politikanë të Greqisë po nxitojnë se kush e kush të përfitojë pik politike nga vdekja e një njeriu i cili aksidentalisht humbi jetën në moshë të re. Këta politikanë që do të çirren në Himarë për “heroin” e “Vorioepirit” nuk ju intereson familja Guma, por shfrytëzimi i tragjedisë familjare. Nuk ka mbetur grek e grekofon pa u betuar se hakun Gumës do t’ia marrin me shpalljen e autonomisë së Vorioepirit. Janë betuar se përmendorja e tij do të ngrihet lart si e Mitropoliti i Korçës Fotis Kallpidhis, Mitropoliti i Konicës Sebastianos e shumë “vorioepiriotas” që jetën e tyre ia kushtuan kësaj çështje.

Vdekja e të riut Aristotel apo Aristidh Guma është kthyer në tragjedi kombëtare për grekët.

I ndjeri Guma po ta dinte se vdekja e tij do vlerësohej kaq shumë nga Greqia me kënaqësinë më të madhe i lumtur do të shkonte drejtë vdekjes!

Dhe përkundra të gjitha provokimeve në rrugë zyrtare dhe jozyrtare politikanët grek duhet ta dinë se jemi më 2010, në shek.21 dhe jo në fillim të shek.20. Greqia harron se raportet politike kanë ndryshuar ne Ballkan, Europë dhe në Planetin Tokë.

Të dielën në Himarë kontingjenti i minoritarëve grekë të ardhur nga Athina të shoqëruar nga politikanët grek, kandidat për Prefekt dhe kryetar Bashkishë dhe me mbështetje të fuqishme të Kryeministrit Papandreu, deputetëve të Kuvendit të Greqisë së Re do tu përcjellin shqiptarëve mesazhe urrejtjeje dhe kërcënimin që cënojnë sovranitetin tokësor të Republikës së Shqipërisë. Prandaj diplomacia shqiptare duhet ti bëj të qartë diplomacisë greke që marrëdhëniet fqinjësore duhet të vendosen në binarë të mirëfilltë të bashkëpunimit reciprok, dhe jo në këtë mënyrë ku nëpër deriçkë futet një aspiratë e vjetër e cila i kthen këto marrëdhënie në një kohë të vështirë.

 

Provokimet e Greqisë në vitin 2010 për Autonominë e Voriepirit

 

Në të vërtetë nuk është hera e parë që grekët e Athinës vijnë në Shqipërisë dhe provokojnë për shpalljen e Autonomisë së Vorioepirit. Tashmë Tirana zyrtare dhe shqiptarët janë mësuar me çjerrjet e grekëve dhe nuk na bën shumë përshtypje. Grekët sa herë kanë probleme me vetveten e tyre, politikën e brendshme dhe të jashtme, probleme ekonomike bërtasin dhe ankohen nëpër sallonet evropiane për nacionalizmin shqiptar. Ndërkombëtarët janë mësuar me formulën e ankimeve greke blla, blla, blla. Vendet e BE kanë filluar të tallen me Greqinë duke e quajtur shtet të falimentuar, shtet që ka shitur për jetesën ditore ishujt e saj. Por le të sjellim për lexuesin fakte të provokimeve greke për vitin 2010.

Më 24 shkurt të këtij viti në Athinë u mblodhën në qendër të kryeqytetit grekë minoritar grek të mbështetur në politikanë të Athinës duke parakaluar me pankarta dhe flamuj të Autonomisë së Vorioepirit duke hedhur edhe parrulla antishqiptare. Qëllimi këtij parakalimi ishte përkujtimi i shpalljes së Autonomisë së Vorioepirit. Ky aktivitet u bë nxitës që më 25 mars 2010 në paradën qendrore shtetërore me rastin festimit të pavarësisë së Greqisë një tog ushtarake të këndojë këngë urrejtje kundër fqinjëve të Greqisë.

            Në 15 mars Kryetari i Fondacionit grek për Amerikën Michalis Servos I dërgonte letër të hapur autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për ndalimin e botimeve shqiptare të Akademisë së Shkencave si: “Platforma për zgjidhjen e çështjes Shqiptare”, “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, etj. Letra e hapur kërkonte mbylljen e çështjes çame si një problem që nuk ka ekzistuar kurrë.

            Gjatë paradës qendrore në Athinë me rastin e Pavarësisë së Greqisë më 25 mars një tog ushtarësh grek hodhi parrulla raciste kundër kombit shqiptar duke ofenduar me britma çdo gjë shqiptare.

            Më 16 maj afër kufirit me Shqipërinë grekët organizuan paradë në përkujtim të Autonomisë së Vorioepirit, Traktatit të Korfuzit etj. Gjatë aktivitetit politikanë grek dhe minoritar në mbështetur fuqishëm nga Kisha greke bën thirrje se lufta për Autonomi dhe bashkim me Greqinë e jugut shqiptar nuk ka përfunduar. Ky bashkim sipas organizatorëve është një borxh i madh që ua kanë grekët e sotëm të rënëve për realizimin e kësaj ëndrre.

            Eurodeputetja e partisë së djathtë ekstremiste greke LA.O.S znj.Niki Xhavela më 14 shtator në Kuvendin Europian(PE) ngriti çështjen e vdekjes së Aristotel ose Aristidh Guma si dhe çështjen e pronave në Jugun e Shqipërisë duke deklaruar se shqiptarët në 20 vitet e fundit kanë vjedhur pronat e grekofonëve me tapi dhe letra me vlerë të fallcifikuara. Duke kërkuar që të bllokohet kandidimi i Shqipërinë për anëtarësim në BE. Si dhe çfarë bëhet me mbrojtjen e minoriteteve në Shqipëri? Çfarë ka ndërmend Komisioni për masat që duhet të marri në rastin në fjalë?



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora