E shtune, 27.04.2024, 12:33 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Rrëfimi i vogëlushes nga Dukagjini

E shtune, 15.12.2007, 12:17 AM


Ajo ishte ulur në sheshin “Skënderbeu” dhe shikonte lëvizjet e njerëzve. Ndonëse dita ishte e nxehtë, ato lëvizje sa vinin e shtoheshin. Ajo shikonte sikur përpiqej të shihte përtej maleve e kodrave, sikur donte ta shifte Kosovën e saj. Ai shikim do të vazhdonte ashtu në pafundësi, sikur të mos i afrohej e ëma e ta luste për të ngrënë diçka. “Nuk dua të ha, mos më mundo të lutem, jeta ime më s’ka kuptim”- tha ajo dhe kafshoi buzën, ndërsa lotët i rrodhën faqeve.
E ëma e shikoi dhëmbshëm ndërkohëqe edhe ajo dukej e përlotur. Nënëzeza po e shikonte të bijën që ndrydhte vehtën mes jetës dhe vdekjës. Trupi i saj qëkurë kishte kaluar nëpër duartë e kriminelëve serbë dhjetë ditë me radhë, e më pas tri javë në spitalin e Tiranës, nuk dukej më i freskët. Së paku asaj i dukej ashtu. Natyrisht, ajo kishte nevojë për trajtim psikiatrik por ngulte këmbë të dilte dhe të rrinte me orë të tëra duke i vështruar njerëzit. Nuk ishte vetëm vështrimi i njerëzve, ajo që i bënte kalimtarët ta vërenin, por edhe bukuria e saj përrallore. Mjekët, e këshillonin që të mos shqetësohej, të ushqehej dhe ta merrte terapinë me rregull. Të kota ishin përpjekjet e mjekëve ta bindnin të flasë për atë qe I kishte ndodhur, por atë ditë të nxehtë në mesditë kur dy vajza të vogla iu afruan dhe po ia përkëdhelnin flokët e saja të gjata sikur gjithçka ndryshoi. Asaj sikur iu këthye për një çast buzëqeshja e humbur. E përkëdheli kokën e njërës, pastaj tjetrës ia kapi dorën dhe e puthi në faqe. I shikoi disa minuta e pastaj nga sytë e saj të kaltër filluan ti rrjedhin lotët si nga dy burime. Vajzat e vogla u strukën, dhe asnjëra nuk u largua. Kur njëra nga vogëlushet po ia fshinte lotët, mjekja që kishte ardhur nga spitali vetëm u ul afër tyre dhe po e shikonte.
“E di pse ke ardhur doktoreshë. Çka do të fitoni nga unë, nga ajo që unë do të flas me ju? Pse po më mundoni? A nuk ju mjafton ajo që në të njejtën tavolinë ku u dhunova unë, vdiqën edhe tri vajza të tjera që u dhunuan si unë?”… “Unë e kam humbur shpresën se ndoshta ka diku shkëndija jete për mua! E vetmja shkëndi është të bëjë diçka për atdheun, për ato që vdiqën nga dora e fëlliqur e shkaut. Kur e tha fjalën “shka”, ajo u shtang, dhe nofullat iu shtangën, shtrëngoi grushtat e vegjël e të dobët… Lotët që i rridhnin si shi, sikur e bënin edhe më të mjerë vogëlushen nga Dukagjini siç e quanin të gjithë vajzën e bukur dukagjinase. “Dua të më thuash, se si ndodhi që ratë në duartë e kriminelëve, kur ndodhi saktësisht dhe sa veta ishin me ty atje”- i tha doktoresha, e cila më parë kishte aktivizuar aparatin për inqizim.
Vogëlushja prapë shikoi kah malet e Kosovës, sikur atje të shihte atë që ndodhi, apo vetëm ashtu deshi ti rikujtonte të gjitha ato të zeza që i kishin ndodhur dhe tha: “Shikoni, po flas, por më premtoni se do të më ktheni shpejt atje”, dhe vazhdoi, “Kur na e dogjën fshatin, ato ditë të ftohta janari e tërë popullata filluan të ikin. Megjithëse UÇK-ja insistonte të rrinim atje, dhe të ishim nën mbrojtjen e saj, ne femrat e fshatit që nuk ishim mobilizuar vendosëm të niseshim për në Shqipëri. Në afërsi të Smolicës na ndalën ushtarë e paramilitarë serbë dhe pasi na plaçkitën ne nëntë femrave na ndanë nga kolona. Tri ishin më të reja se unë, kurse tri ishin më të vjetra, në mesin e atyre edhe një nuse shtatëzënë. Kur na morën me vete, na thanë se do të na pyesin për UÇK-në. Disa minuta më vonë, pasi na futën në bodrumin e errët, e morën nusen dhe ne dëgjonim vetëm klithjet e saj pa e ditur se cfarë po ndodhte. Klithjet u dëgjuan edhe disa minuta më pas, dhe në fund u dëgjua vetëm një rafal i shkurtër automatiku. Aty kishte përfunduar edhe jeta e saj, dhe këtë e kuptova pas tri ditësh, vetëm atëherë kur më erdhi radha edhe mua të hyjë në bodrumin ku ishin dhunuar edhe të tjerat para meje. Pasi më futën aty, mi shkyen rrobat, më shtrinë dhe më lidhën në atë tavolinë të mallëkuar dhe ashtu, me duar e këmbë të lidhura, më ç’nderoi njëfarë gjeneral Vujiq sa munda të lexoj në uniformën e tij. Ditën e pestë arrita ti zgjidh duartë, dhe me sopatën që kisha me vete, arrita ta lëndoj pak në dorë atëfarë “gjenerali” të fëlliqur, që luftonte me gra, dhe si denim, më derguan të lidhur jashtë dhe më lanë në shi, derisa erdhën edhe shumë të tjerë për t’më ç’nderuar. Ditën e parë që më dhunuan mua mbi tavolinën e bukës, përballë meje i çnderonin edhe tri vajza të tjera dhe atyre ua prenë edhe organet gjenitale të cilat më vonë vdiqën. As mua nuk më kujtohet kur më lanë, kush më solli në Tiranë, por e di se e kam shumë të vështirë të jetojë. Ndoshta, më lehtë e kam të vdes dhe të zhdukëm nga faqja e dheut. Më thuaj, si ta ngushëlloj vetën, si ti dal përpara të dashurit tim, familjes , miqëve. Ata e dinë çka ka ndodhur me mua. Unë e di se do ta kem përkrahjen e tyre, por tani trupi im është i ndotur, i fëlliqur. Dhe, jeta ime në këtë mënyrë më duket më e vështirë se çdo vdekje” - tha vajza e Dukagjinit, e cila shikimin prapë e drejtoi kah horizontet e Kosovës ku mbrohej nderi i shqiptarëve dhe nderi i Kosovës .

Nga Libri i Luljeta Selimit ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora