E premte, 26.04.2024, 10:47 PM (GMT+1)

Editorial

Amerika refuzon Xhamine...dhe Islamin

E diele, 22.08.2010, 07:59 PM


Amerika refuzon Xhamine...dhe Islamin

 

Nga Vladimir Bruçaj

 

Nuk e don shumica e njerzeve , nuk e don Amerika, nuk e don bota e lire dhe demokratike. Por mbi te gjitha nuk e don logjika njerzore. Te ndertosh nje xhami mbi rrenojat e tragjedise me te madhe te historise se Perendimit te pasluftes, eshte ofeze per viktimat dhe kujtesen e tyre, nje thike pas shpine per cilivizimin njerzore. Nje ofeze gjithashtu per ato qindra familje qe kane humbur te dashurit e tyre ne tragjedine e 11 shtatorit, qe vendi ku shtriheshin Kullat Binjake, eshte i vetmi vend ku mund te sjellin nje lule ne kujtese te familjareve te humbur. Do te ishte njilloj sikur ne Auschwitz te vendosnin bustin e Hitlerit. Mes qindra familjareve qe protestonin ne Ground Zero, binte ne sy nje grua e ulur qe mbante ne duar nje flamur amerikan dhe qante, ishte nje grua amerikane qe kishte humbur djalin e saje. Qante dhe ndihej e tradhtuar. Nuk duronte dot idene qe pak metra me tutje nga ku kishte humbur djalin, do te ndertonin nje qender islamike te pajisur me xhami, qendera argetimi, pishina, qender tregtare te konsumit musliman.

 

Imagjinoni, nderkohe qe te "bijet e Allahut" jane duke u lutur apo duke u lare ne pishinat moderne, pak meter me tutje te afermit e 3 mije viktimave shkojne per t'u sjellur nje lule te dashurve te tyre. Ne te njejten kohe kur islamiket jane duke u argetuar, ne anen tjeter familjaret e viktimave derdhin lot perpara fotografive te dashurve te tyre, qe u shkrine ne ferrin e dy avioneve kamikaz, ku as trupi per t'i qare nuk ju eshte gjetur kurre.

 

Ky nuk eshte vetem problem amerikan, ky eshte problem e te gjithe atyre popujve qe duan Ameriken, i atyre popujve qe duan lirine. Me 11 shtator te vitit 2001 nuk u godit Amerika, u goditem te gjithe ne. Nje tragjedi qe i kapercen te gjithe kufinjet dhe ndarjet etnike. Nje tragjedi qe u shkaktua ne emer te nje Zoti. Dhe deri me sot, askush nga ata qe besojne ne kete Zot, nuk eshte distancuar nga terroristet, askush nuk i ka denuar keto sulme te pabesa. Askush, ne emer te atije Zoti qe u vrane 3 mije veta, nuk doli te thoshte se: "Kush vret ne emer te Allahut, o shtyn te tjeret te vrasin, o predikon terrorizem, eshte ne menyre te pakthyeshme jashte nga islami". Gje qe provon edhe nje here faktin(nese do te ishte nevoja) se, Amerika dhe cilivizimi jone, nuk u godit nga fondamentalizmi islamik, Amerika u godit nga Islami. Dhe ne vend qe te denojne keto sulme kaq te pabesa, me hipokrizine me te madhe preferojne te lajne duarte si Ponc Pilati, apo me keq, t'u hedhin te tjereve pergjegjesite per tragjedine e 11 shtatorit. Bile ka nga ata qe i thurin kenge autorit qe ka marre persiper kete masaker.

 

Dhe sot, pak dite nga pervjetori i nente i kesaje tragjedie, Amerika ndihet e plagosur per te dyten here. Eshte nje Amerike sa e plagosur aq edhe e zemeruar, Amerika qe pergaditet te kujtoje tragjedine e saje. Por nje Amerike e bashkuar, qe ne tentativen e turpeshme per te njollosur kujtesen e viktimave te 11 shtatorit, ka gjetur edhe nje here unitetin dhe krenarine.

 

Kjo eshte Amerika, nje vend i krishtere, jo musliman. "Ata njerz na urrejne - thote nje nder te intervisturet e shumte ne kanalet shumta televizive amerikane - lexoni çfare shkruhet ne Kuran". Zemerimi i popullit amerikan kalon nga njeri kend i Amerikes ne tjetrin. Ne Florida nje kishe protestante, pervjetorin e nente te tragjedise se 11 shtatorit do t'a kujtoje duke djegur librin e Kuranit neper sheshe te qytetit. Dhe ne faqen e internetit te kesaje kishe shkruhet se, "asnje xhami nuk duhet ndertuar ne territorin e Shteteve te Bashkuara, sepse Islami eshte nazizmi i ri". Ndersa ne Oklahoma, Parlamenti lokal ka miratuar me referendum ligjin qe ndalon, qe nje dite Sharia(Sheriati) te jete ligj ne kete shtet. Edhe se kjo ka pak mundesi qe te ndodhe, amerikanet kerkojne te marrin masa preventive. Kurse ne New York eshte pergaditur nje reklame qe do te vendoset ne te gjithe autobuset e qytetit, qe paraqet avionet kamikaze qe godasin Twin Towers. Dhe neper kanalet televizive kalojne spote te ndryshme kunder ndertimit te xhamise dhe ne favor te mbrojtjes se kultures amerikane. Protestat jane shtrire ne te gjithe Ameriken, ku nuk protestohet vetem kunder xhamise ne Ground Zero, por edhe kunder ndertimit te xhamive te tjera ne te gjithe territorin federal, si per shembull kunder nje xhamije tjeter ne Los Angeles. Nje situate qe i ngjan nje vullkani te mbushur me zemerim, qe kishte kohe qe ishte fryre, dhe ne lekundien e pare, shpertheu me te gjithe furine e tije shkaterruese. Nese dikush kishte si qellim te matete pulsin e popullit amerikan, e ka marre pergjigjen qe kerkonte.

 

Amerika si papritmas zbulon se eshte nje vend i krishtere, teper i krishtere, ku pothuajse eshte ne vazhdim nje lufte religjonesh. Amerika nuk eshte hipokrite, Amerika ka zbuluar shpirtin e saje te vertete. Amerika nuk eshte vetem ajo ku nuk ka redesi gjuha qe flet, ngjyra e lekures, ne cilin Zot beson, dhe sa te thedha jane rrenjet prej nga vjen. Ekziston edhe nje Amerike tjeter, nje Amerike qe ne momente te veshtira, identifikohet ne rrenjet e shumices se popullit amerikan. Ky komb eshte nje komb qe flet anglisht, dhe jo arabisht. Nje komb qe zbulon etiken sociale te diaspores anglosaksone, me origjine protestante, por e afte te integroje komunitetin katolik dhe hebre ne nje consensus te perbashket cristiano - habraik. Kjo Amerike pretendon qe ata qe sapo kane ardhur te adoptojne rregullat e saje. Ky komb i madh dhe krenar ka zbuluar se Islami eshte i paperputhshem me vlerat e tije dhe modelin e jetes amerikane. Amerika nuk harron se edhe kulturat e tjera jane pershtatur modelit anglosakson, ka "detyruar" mormonet qe te braktisin poligamine, dhe minorancen katolike te perqafaje pa rezerva laicitetin e shtetit. Amerika nuk pranon qe te fundit te jene te paret, qe diktatura te zevendesoje demokracine.

 

Me pa te drejte, 1 nder 5 amerikan konsiderojne presidentin amerikan si musliman. Edhe se Obama eshte i krishtere protestant si shumica e amerikaneve. Por duke pare prejardhjen e tije familjare, mjaftoi vetem nje deklarate e presidentit, qe popullariteti i tije te binte ne munimumin historik dhe nje pjese e amerikaneve t'a konsiderojne pjese te asaje kulture qe me 11 shtator te vitit 2001 mbjelli vdekje dhe terror. Sigurisht qe nuk eshte ne kopentenca e presidentit amerikan te vendose se ku dhe kur duhet ndertuar nje objekt fetar. Ishte ne kopetencat e tije qe mos te bente nje deklarate te diskutueshme ku mund te keqinterpretohej, ashtu siç u keqinterpretua. Eshte ne kapacitetin e presidentit Obama qe te kuptoje sensibilitetin e popullit amerikan. Te kuptoje se populli ka emocione dhe nuk eshte aq diplomatik sa politika, qe nga nje ane deklaron se jemi goditur nga Al Qaida dhe jo nga Islami, dhe nga ana tjeter mendon krejtesisht te kunderten.

 

Ashtu si 11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhen e historise, po ashtu tentativa per te ndertuar nje xhami ne Ground Zero do te ndryshoje te ardhmen e demokracise amerikane. Do te krijoje nje precedent. Eshte e vertete se ne nje vend si Shtetet e Bashkuara, prinicipi i demokracise eshte i shejte; barazia perpara ligjit, e drejta e besimit dhe e kultit, barazia racore etj. Por demokracia eshte edhe vullneti i popullit sovran, qe ndoshta i tille(sovran) me te vertete, eshte vetem ne Shtetet e Bashkuara. Vete fjala demokraci, do te thote pushtet popullor, vullnet popullor, dhe vullneti i popullit amerikan ka dale i qarte ne zemrimin e tije ndaj ndertimit te kesaje xhamie. Ka qene nje kampane per veshet e politikes, nje dimostrim perpara botes se qytetruar.

 

Ne sondazhet e zhvilluar ditet e fundit rezulton se, 70% e popullit amerikan eshte kunder ndertimit te kesaje xhamie. Ne te vertete, kjo maxhorance kaq e bindeshme, nuk eshte vetem kunder xhamise ne Ground Zero, eshte kunder xhamise si institucion, kunder xhamise si kulture, kunder asaje qe ajo perfaqeson. Amerika, ndonse e krijuar ne fondamenta ne baze te multietnicitetit, duket se nuk eshte e gatshme te pranoje multikulturalizmin ideologjik. Amerika, me pak fjale i thote jo Islamit ne territorin e saje, duke aboluar mundesine e bashkejeteses fetare me Islamin. Amerika i thote jo Islamit, na takon ne te tjereve te vendosim nese, duam te jemi si Amerika apo jo.



(Vota: 69 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora