E premte, 26.04.2024, 08:18 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri dhe Shukrije Mani: Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak

E marte, 11.12.2007, 09:39 PM


Arkivore

Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak   

 

Zonja Doris Pak, - nuk

po Ju besojmë aspak!

 Shkruajnë: Kadri Mani

dhe

Shukrije Bunjaku-Mani

Me të vërtetë, disa përfaqësues të OKB-së dhe të BE-së jopublikisht do të mirëpresin një shtyrje të formimit të qeverisë së ardhshme të Kosovës.

(Janusz Bugajski te « Koha ditore“

e datës 31 tetor 2004, f. 10-11)

 

Shukrije Bunjaku-Mani, Kadri Mani
Zonja Doris Pak, edhe përpara e kemi ditur se jeni fort alergjike ndaj Kosovës dhe lirisë e pavarësisë të saj, por në lajmet e sotme keni dalë përfushe me një transparencë dhe arrogancë prej një dashakeqeje të egër!

Paraqitja Juaj kundër Kryeministrit të ri, Zotni Ramush Haradinajt, me shprehjet retorike se nuk dini se kush i beson atij, që nënkupton edhe përgjigjen Tuaj se nuk i beson askush, mund të llogaritni vetëm në veten Tuaj, me përkrahje të një pakice kombëtarësh-ndërkombëtarësh, që i ka hetuar edhe komentatori zotni Bugajski, porse jemi të bindur se do të dështoni me turp.

Ta paragjykoni Kryeministrin tonë që në start, është ligësi, por edhe trashtinë! Kështu, sepse kjo është qeveria jonë e parë: kompakte, komplete dhe unike. Dhe pikërisht pse është e këtillë dhe me perspektivë, reaksioni kombëtar-ndërkombëtar parapëlqeu ngutjen, përshpejtimin e pengesave që të eliminojë çdo nismë!

Poashtu Ju u shprehët e pakënaqur edhe me Presidentin e Kosovës! Por nuk e morëm vesh përse? - në mos qoftë për shkakun që Kryetarin dhe Kryeministrin ta caktonin ato struktura sekrete bashkë me miken tuaj - Serbinë!?!

Ngaqë atë që thatë Ju, se ka vite që Dr. Rugova ua thotë të njëjtat fjalë, nuk janë hiç bindëse? - eventualisht nëse nuk është fjala pikërisht kundër dëshirave dhe vendosmërisë të Presidentit: për njohjen e pavarësisë formale të Kosovës, për inkuadrimin e Kosovës përkrah forcave Veriatlantike dhe në miqësi të përhershme me Amerikën? Dhe nëse është kjo, Ju duhet të kërkoni ndihmë në ndonjë spital psikiatrik, sa s’keni shkalluar krejtësisht?

Themi kështu, sepse ato qëndrime janë antidemokratike, janë paternaliste dhe me pasoja.

Me ju pajtohen dhe përputhen forcat reaksionare në Kosovë: ”Epoka e Re”, “Fokus”, “Koha Ditore”, “Çlirimi”, “Kosovapress” etj.

Ne presim që Ju t’iu kërkoni falje Kryetarit e Kryeministrit tonë dhe votuesve të Kosovës.

Në pritje e sipër, Ju përshëndesim.


PANSLLAVIZËM, - MI m. hist. Rrymë politike që synonte bashkimin e të gjithë popujve sllavë në një shtet të vetëm nën hegjemoninë e Rusisë. FSHS, Tiranë, 2002, f. 921.

10-programet serbe për shfarosjen e kosovarëve dhe heshtja mortore e Shqipërisë tonë të keqe

1844-Ilia Garashanini përpilon Naçertanian-(Projektin e Madh) për shfarosjen e shqiptarëve;

1881-Programi i depërtimit në det;

1920-Programi i likuidimit të shqiptarëve;

1937-Elaborati i Çubrilloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe me terror;

1939-Programi i Ivo Andriçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1941-Programi i Moleviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1942-Programi i Drazha Mihajloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1944-Elaborati i II-të i Çubrilloviqit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe me terror;

1950-Programi për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1986-Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe!

 

  (Rushit Ramabaja: ”Mareci i shpresës së mirë”  dhe rrëfime të trishta

për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”)

 

Greqia dhe Serbia kishin hartuar, qysh më 1844, "Megali Idenë" (Ideja e Madhe), projekt ky i Jani Kuktit.

 

"Me rastin e 121-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

 

Kriza Lindore që filloi në vitet e `70-ta të shekullit XIX, ishte një paralajmërim i ndryshimeve të mëdha politike-ushtarake, posaçërisht në Evropën Lindore.

Tokat shqiptare gjendeshin nën Perandorinë Osmane. Ndërsa, shtetet fqinje ballkanike, tashmë synonin pushtimin e viseve shqiptare. Për këtë qëllim, Greqia dhe Serbia kishin hartuar, qysh më 1844, "Megali Idenë" (Ideja e Madhe), projekt ky i Jani Kuktit, dhe "Naçertania" (Projekt) i Ilija Garashaninit.

Në vitin 1875 filluan kryengritjet e popullit në Bosnje Hercegovinë kundër pushtetit Osman, një vit më vonë në Bullgari, e më vonë edhe Serbia dhe Mali i Zi, të nxitura dhe të përkrahura nga Rusia, filluan luftën kundër Osmanëve.

Përpjekjet e sllavëve të Ballkanit, ishin të pasuksesshme. Prandaj, për këtë arsye, Rusia, më 24 prill 1877, i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Rrethanat e krijuara nga lufta ruso-turke, qenë një rrezik i pandërprerë për shqiptarët, shihej qartë se lufta pansllaviste, kishte qëllime ekspansioniste, sidomos ndaj tokave shqiptare. Këtë e vërteton Traktati i Shën Stefanit, i nënshkruar më 3 mars 1878, fitores ruse kundër turqve.

Ky traktat ishte tërësisht në favor të Rusisë dhe të shteteve tjera të Ballkanit, përkatësisht cenonte rëndë integritetin e Shqipërisë, sepse, sipas këtij traktati, Bullgarisë do t`i jepeshin krahina shqiptare, si: Pogradeci, Struga, Dibra, Kërçova, Gostivari, Shkupi, Tetova, Kaçaniku dhe Kumanova.

Serbia do të aneksonte Kosovën Veriore, deri në afërsi të Mitrovicës, Mali i Zi përvetësonte: Plavën, Gucinë, Hotin, Grudën, Kelmendin, Rugovën, Ulqinin, Krajën e Anamalin, ndërsa pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej përsëri nën Sundimin e Perandorisë Turke. Publikimi i Traktatit të Shën Stefanit, shqetësoi së tepërmi qarqet patriotike shqiptare, por edhe Fuqitë e Mëdha, sidomos Anglinë dhe Austro-Hungarinë."

(Nga Frashër Demaj: "SHQIPTARËT NËPËR SHEKUJ", botoi revista "Shqipëria Etnike", nr. 1 dhe 2/1999,  f. 6 dhe 4-6.

 

Zotni Xhon Bolton as që merakoset se me qëndrimet e tija proserbe, del i padrejtë dhe injorant në histori e në letërsi, gjë që nuk i dinë apo nuk ia kanë thënë padronët e tij, por mjafton që intrigat dhe krimet serbe i dimë ne dhe i di shkrimtari ynë:

"Do ta sjell si shembull dëmtimin e syve të afreskës së Simonidës në Manastirin e Graçanicës. Nuk e di sa e ke vërejtur ti këtë dëmtim të tmerrshëm!”- foli me ironi drejtori i shkollës.

„Ky dëmtim nuk i përket kësaj kohe! Kam lexuar edhe studime arkeologjike dhe variantet e pranuara shkencërisht mbi dëmtimin e syve të afreskës. Njëri variant thot se...”- ndërhyri kësaj radhe Van Joviqi.

“E di se ç’dëshiron të thuash! Ato janë gjepura! Variantin më të besueshëm e jep poeti ynë i mirënjohur Rakiq, kur thotë:

„T`i nxorën sytë e bukura, pikturë

Një natë shqiptari, i mbrojtur nga terri

Në kishën e vjetër, aty mbi mur,

"Me maje të thikës të dy sytë t`i theri."

„Mos u nxito, o i uruari i perëndisë! Edhe gospodine Joviq ka të drejtë kur thotë se...”

Për të dytën herë pa majorin që me një vështrim të rrufeshëm e përlau drejtorin e shkollës, i cili në heshtje uli kokën. Pastaj iu drejtua patrikut, duke ia ndërpre bisedën:

„Nuk dua biseda politike, patër!”

„Si urdhëro, gospodine majore!”- foli patriku me zë nënshtrues."

                                                                                      (Muharrem Blakaj, shkrimtar)


Në gjashtëdhjetë vjetorin e Masakrës së Tivarit që ndodhi në prill të vitit 1945

Kolonat e vdekjes përfunduan në Tivar

Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar më 1 prill 1945 u vranë dhe u masakruan rreth 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër, del se ky numër mund të jetë shumë më i madh...

1. Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24.3.1945 dhe pas 5-6 ditësh arriti në Tivar; ku iu dorëzua reparteve të Divizionit IX jugosllav.

2. Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze.

3. Eshaloni i tretë, me 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 nën përcjelljen e Brigadës XXVII.

Gjatë muajve mars-prill 1945 përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4.600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë.

Ndërkaq, në janar 1945 për në frontin verior (të Sremit) janë mobilizuar rreth 18.500 shqiptarë në përbërje të Brigadës të "Kosmetit" dhe 5.000 të tjerë nga Maqedonia.

Nga këto shifra rezulton se gjatë muajve janar-prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike, për frontet e ashtuquajtura të "Sremit" e të "Adriatikut".

  Nga historiani Sheradin Berisha, shkëputje nga një faqe e plotë,

botuar te gazeta "Zëri i ditës", e shtunë-e diel, 2-3 prill 2005, f. 20)

 

Lexues të nderuar, e dini se çfarë mund të përbluajnë kokat shoviniste të xhonboltonëve? - se kjo mund të jetë humor dhe gënjeshtër e Një Prillit, Ditës Ndërkombëtare të rrenave!!! Ama mjafton që ne ta dimë e ta thadrojmë në kokë mirë e mirë se indiferentët e Masakrës së Tivarit dhe indiferentët e Masakrës të Srebrenicës, nuk e kanë vetëm një ditë, por 365 ditë e 6 orë, pra, tungji vitin kalendarik e kanë rrena të ditës dhe rrena të natës, rrena të ëndrrave të tyre të liga pushtuese-shoviniste, për të na përgatitur rrengjet e radhës. Kujdes e vigjilencë!!

Në tavolinë e kam edhe librin e autorit dhe të përjetuesit të Masakrës së Tivarit, Azem Hajdini-Xani: "TRAGJEDIA E TIVARIT"-1990.


Qeveria mbështet paditë penale të familjarëve të të pagjeturve Kosovë

Qeveria është e interesuar që çështja e personave të pagjetur të zgjidhet sa më parë, ndërsa përkrah të gjitha iniciativat individuale apo grupet e qytetarëve në ngritjen e padive penale për të pagjeturit. Kështu u bë e ditur pas takimit të sotëm të kryeministrit Bajram Kosumi, me përfaqësuesit e Grupit Qeveritar për Personat e Pagjetur.

Zëdhënësi i Qeverisë Daut Dauti tha se në takim është biseduar rreth ndihmës që qeveria duhet të japë për këtë grup dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë rreth dialogut me Beogradin për çështjen e të pagjeturve. Ai tha se qeveria do të japë ndihmë në ato fusha ku ka mundësi, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më herët. “Ne do të jemi syçelë në të gjitha fushat që varen nga ne. Mirëpo në anën tjetër ajo që duhet të përmendet është aspekti i ngritjes së padive penale nga qytetarët tanë nga grupet nga individët, segment i cili ka munguar. Mirëpo qeveria është e gatshme dhe shpreh përkrahje ndaj të gjitha këtyre iniciativave”, tha zëdhënësi Dauti. Kryetari i Grupit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Ragip Zekolli tha se kryeministri Kosumi, është njoftuar me rrjedhën e deritanishme të grupit punues për dialog me palën serbe. Ai theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante në Kosovë. “Jemi të interesuar që gjithsesi të kemi raporte zyrtare me të gjitha institucionet relevante, por mbështetja e qeverisë do të thotë ne të bëjmë shumë më shumë në këtë drejtim dhe më datën 9 qershor të dalim me rezultate konkrete dhe inkurajuese”, tha Zekolli. Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për personat e pagjetur do të vazhdojë në Prishtinë me 9 qershor. Zekolli tha se Grupi Qeveritar për Personat e Pagjetur insiston që lista me personat e pagjetur që është prezantuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar të jetë unike. ”Një listë unike dhe të vetme për të gjithë të zhdukurit nga Kosova e dëshiron edhe vet Qeveria e Kosovës” tha zëdhënësi Dauti. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, mbi 3000 persona janë konsideruar të zhdukur. Janë afro 1.200 trupa të pajetë të zhvarrosur nga mjekë ligjorë të UNMIK-ut dhe Serbisë, nga pesë varreza masive në Serbi në gjashtë vitet e fundit, prej të cilëve vetëm 359 kufoma u janë kthyer familjeve kosovare. Prej numrit të përgjithshëm të kufomave të zhvarrosura, mbi 900 janë identifikuar, por ende mbeten në Serbi.

Pasi të na kthehet Çamëria dhe Toplica, do ta kemi Shqipërinë Etnike dhe jo “Shqipërinë e Madhe” sikur shpifin armiqtë tanë të ultë.


“SS-SENATI SUPREM”

Negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë

Propozojmë që të formohet Senati Suprem-negociues për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë fashiste. Ky Senat Suprem, të formohet nga përfaqësuesit e familjeve: Jashari, Popaj, Lladrovci, Deliu, Shehu, Batusha, Duraku, të familjeve: Izbicë, Reçak, Korishë, Rahovec, Malishevë, Hajdari, Krasniqi, Maloku, Agani, Ramadani, Berisha, Mehmeti, Loku, Sejdiu, Bunjaku, Kastrati, Halimi, Kelmendi, Haxhiu-Kajolli, Çeku …”

(Botuar te revista “Shqipëria Etnike” nr. 3/1999, f. 2)

AMANETI I SHKRIMTARIT

- Puno o serb me shqiptarët dhe do të dalësh fitimtar. Trokit në portat e tyre dhe ato do të hapen. Puno me besnikëri të vërtetë dhe mos e mbështet fatin, as në shkathtësinë tënde dhe as në thjeshtësinë e tyre, duke menduar se mund t`i mashtrosh lehtë. Edhe sikur ata të mos e dinë që ti punon më tepër për lavdinë tënde, se sa për nderin e tyre, mos u lë shkak të kenë arsye e të ngulisin mbi ty njëmijë shikime, për t’i zbuluar dredhitë dhe mashtrimet e tua. Mos e ul veten deri aty. Shqiptarët janë një popull i thjeshtë, e kur e shohin tek ti të vërtetën e pastër, në flakë dhe në det hidhen bashkë me ty…

(Mark Milani: ”JETA DHE ZAKONET E SHQIPTARËVE”,

Shtëpia Botuese Arbëria, Tiranë-1995, f. 3 dhe 98. Shqipëroi

nga origjinali serbo-kroatisht, Dr. Lazër Radi)

Mbase kjo shëti historike do t’ua këndellë mendjet e errësuara autorëve të krimeve ndaj shqiptareve dhe boshnjakëve dhe përkrahësve të tyre, të cilët e paskan ngrënë turpin me bukë, dhe tanimë nuk e kanë për gjësend të llomotisin si të ndërkryer faqe botës!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora