E premte, 26.04.2024, 04:12 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Kuzhinieret shqiptare ne Evrope

E marte, 11.12.2007, 09:16 PM


KUZHINIERET SHQIPTARE NË EVROPË!
Kuzhinat tona  pa asnjë rregull kuzhine!!

Nga Kadri Mani
 

Kadri Mani
Humoreskës tonë ia vumë këtë titull nga përzgjedhja e një mori titujsh konkurrues: katër kallakanxhat në kuzhinë! fijeflokësh në vend të fidheve! përse nuk jemi të mirë si në këngë e si në valle? kaçamak shtrigash me thonj e me lesh e me m...! e diela e zezë!
E diela e fundit e qershorit, muaj ky historik për ne shqiptarët, për historinë tonë të bujshme, me tradita pozitive e mbi të gjitha- pastërtia, TV dhe shekulli 21!! (repriza më 9.12.2007!)
Dhe në garë për në Evropë, kuzhinieret tona paskan rënë në- gropë! Ani i përmendin nënat, i përmendin gjyshet dhe kinse ato i paskan mësuar kaq “mirë”: flokëshpupurishura e thonjëpaprera!! Pa kapele e pa Përparëse (micele)-si gabele!! Me orët ndër duar, me unazat ndër gishta, me hallhalle e byzylykë, iu mungojnë vetëm katër-bishta!!!! Majmuneshat që iu mungojnë-flakareshat!! Por-jo! I gëzojnë të drejtat ndërkombëtare, tok thonjëpaprerë!!
Surica, Murrica, Katana dhe Larukja!!!! Hajgarexhike e llafazane, si të lindura prej një nane, me rroba-laramane!!  Flasin e gajasen, zemrat se ç’na i plasën! Jo për punë historie kuzhine, por për fustane nusërie!! Rrezik t’i stërpikin gjellët me pështymë  e me jargë, të mjerët ata që i hanë pa kontroll! Aty mund të gjejnë fijeflokësh në vend të fidheve!!
“Mjeshtër për gjana të tilla, sidomos për kuzhina me emër”- a thua si duken ato kuzhinat tjerat- pa emër!?!
Përmendin receta, gara, këshillat e javës!?! Zgjedhje, përzgjedhje e dhurata! Pa shamia e pa kapelat- faqezezat!?!
Ja, e filluam-kozeri e na doli-mizori!! Papastërti, fëlliqni!!
“Supa me shkronja është për fëmijët parashkollorë”!! Të mjerët ata fëmijë që shohin të tilla shtriga që bëjnë kaçamak shtrigash!!
I marrin lugët dhe i provojnë shijet, duke reklamuar shije të këndshme- nga lëngu i zi i nënthonjve të vet, medet!! Neveritemi e gërditmi tek i shohim, na çohet tugë!
Të gjitha materialet i kanë të bollshme: miell, vezë, vegetë, majdanoz, qepë, mëlmesa... iu mungon krejtësisht vetëm kultura-edukata!! Përse nuk shpallen- nongrata!?!
Herëpasherë i ngrehin flokët përpjetë me duart me yndyrë!! Lëre se i paskan ftuar edhe në Spanjë!!
Ndodh kjo sot në shtetin tonë pa pavarësi, në tokën a në planetin-utopi!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora