Faleminderit
Rrustem Geci: Jeta e Nevzad Kryeziut
E hene, 21.06.2010, 09:58 PM
Rrustem Geci
Fragment nga libri më i ri „Pasha këtë Tokë“ kushtuar deshmorit Nevzad Kryeziut
Jeta e Nevzad Kryeziut
Nevzad Kryeziu u lind më 1936 në fshatin Muçiverc të Dardanës. Mësimet e para i mori në Roganë , mirëpo , për shkak të rrethanave familjare, Nevzadi detyrohet të ndërpres shkollimin. Shkëputja nga shkolla për Nevzadin ishte një dhimbje e madhe, një qiell më se i përmbysur. Jeta pavarësisht halleve, bën rrugën e saj. Nevzadi ende pa i mbushur një vit e falin për Balë Gecin nga Rogana, për dajën e Nevzadit, sepse Bala nuk kishte fëmijë, dhe s´donte t´i shuhej familja. Për fëmijërinë e Nevzadit u kujdesën dy gratë e Balës, Ziza dhe Selimja. Fëmijëria e Nevzadit ishte e lumtur dhe pa brenga të mëdha . Balë Geci kishte një ekonomi të kamur, dhe ishte një njeri me autoritet në fshat. Oda e Balë Gecit shquhej në gjithë fshatin për mikpritjen, debatin, dhe lojrat popullore të burrave në odë . Fjalën l i r i, tregonte Nevzadi, unë e kam dëgjuar ende pa vajtur në shkollë, atë e kam dëgjuar në odën e babës Balës, nga njeriu që u kujdes shumë që unë të jem trashëgimtar i denjë i familjes së tij. Biografia Nevzadit është e pasur , dhe me beteja të pareshtura. Duhet të fitosh një betejë, thoshte Nevzadi, që të fitosh edhe luftën. Aksioni famëkeq i armëve, tepricat e ashtuqujtura të drithit, dënimi për fjalën e thënë , vetëm sa e shtuan zemërimin e popullit. Në këtë tokë e në këtë vend, askush nuk është pa një luftë të tij. Nata vazhdon të papriturat. Lufta me errësirën, me figurat e saj është lufta ime, lufta me ëndrrën. Një ditë tek po shkoja tek ara e Rrezes, papritmas unë guxova ta shoh ëndrrën , dhe qëllimin tim prej vitesh. Armiku fshihej kudo, flitej në atë kohë. sepse shteti i armikut i përgjonte dhe ëndërrat.Uji që rrjedh nuk kthehet prapa. Kjo porosi e babës Balë ishte shumë domethënëse për mua. Me borë shumë herë kam folur, jam sharë, jam gjuajtur dhe sërish jam shtrirë mbi të. Lufta me borën ishte lufta me jetën, ajo ishte një përsëritje e përvitshme. Të shkriftën e borës përherë e kam dashur. Uji, gjaku i çdo qenie të gjallë mbetet kuptimi im i jetës. Sa herë herë ujitja livadhet, bari merrte shëndet dhe mbushej me lule dhe ngjyra , këto peisazhe jete ishin pamje të jetuara të Nevzad Balë Kryeziut nga Rogana. Jemi popull tejet i vogël , por me zemër të madhe. Gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë na lanë shumë porosi. Çdo brez ( për shkak ) të luftërave, dhe betejave, duhej që t´ia fillonim nga e para. Pra , fillimet ishin një vendnumrim i vazhdueshëm i popullit tonë . Sepse në çdo tridhjetë vjet këtu luftat riktheheheshin me tërë ashpërsinë e tyre. Njeriu, tregonte Nevzadi, me dashje apo dashje, i bën pyetje tokës, fenomeneve të natyrës, ugarit dhe farës së tij në arë. Vetëm unë e di sa herë jam mbetur pa gjumë në shqetësimet , apo mbinë apo s´po mbinë fara.Bejtia (ime shoqe) tregonte Nevzadi, ishte shok kaluar shokut, e denjë, të qeveriste punët rreth shtëpisë, dhe ishte grua në kuptimin e plotë të fjalës. Në familje Bejtija shquhej për disiplinë dhe kurajo në edukimin e fëmijëve.Për fëmijët nuk kam asnjë vërejtje, ata nëse jemi shëndosh dhe rehat do të jetojnë më mirë se brezi kohës sonë. Të tre djemtë janë të diplomuar, me diplomë universiteti, kjo për mua nuk është pak sepse kjo ishte dëshira dhe ëndrra ime. Rogana shumë gjëra i ka të përbashkëta; ajrin, ujin, erën, stinët, zemërimin , luftat, gëzimin dhe fitoret, dhe njëmijë gjëra të tjera. Sepse nëpër çaste këtej pluskon koha. Vendi im, tregonte Nevzadi , kudo gjendet në hartë, por lypset ta bëjmë të lirë dhe të pavarur. Lufta e UÇK-së, thoshte Nevzadi, kujtoj se është lufta më çlirimtare e bërë ndonjë herë në Kosovë.Jeta e Nevzad Kryeziut ishte një jetë e veçantë.Ai përjetoi gjëmën e dy luftave botërore.Pamjet e luftës nga shumë beteja. Në mendjen e Nevzadit bënin pyetje shumë gjëra. Ku jemi dhe s´i do të jetë fati ynë. Heshtja dhe mosbërja asgjë, asnjë popull nuk e shpjejnë përpara, pra, këto dhe mendime të tjera ishin lufta në kraharorin e Nevzadit. Ai e dinte se lufta dhe vullneti i popullit nuk lejojnë që liria të degjenerojë në nështrim e skllavërim. Rogana nuk është e pa zemër. Në shpirt të Roganës përherë ka një dhomë, një dhomë mbretërore, ku zemërimi mund të shndërrohet në kryengritje.Në arkivat e kujtesës së Roganës ruhen episode të betejave të ndryshme. Rogana ishte pjesëmarrëse e Luftës së Ushit, pjesëmarrëse e Luftës së Hogoshtit, pjesëmarrëse e disa luftave në Gjilan, Prishtinë e Bujanovc. Andaj, në panteonin e saj, në hapësirën njëshekullore, Rogana ka dhënë 73 burra të rënë për liri dhe pavarësi. Me këtë rast vlen të përmenden Azem Geci dhe Murat Kryeziu , dy bashkëluftëtarë të Bajram Currit, dhe oraganizatorë të luftës kundër çetnikëve serbë për komunën e Dardanës. Njeriu i Roganës është njeriu i këtij nënqielli.Rogana në këtë truall është prej mijëra vjetësh.Për këtë dëshmojnë gjetjet arkeologjike te vendi “Kryet e Njeriut”, te zabeli i “Linit”, edhe në “Kanik”.Në Këto lokalitete të Roganës janë gjetur eksponate , si qypa për drith , peshore , vath dhe pare metali.E kaluara e Roganës është e ngjashme me të kaluaren e Kosovës. Gjithë ai pushtet i pushtuesit ishte i vështirë për t´u rrëzuar. Por populli bën mrekulli, sa çelë e mbyll sytë shndërrohet në kryengritës dhe në çlirimtarë të fatit të vendit të tij. Jeta e Nevzad Kryeziut ishte me vuajtje,dhimbje e sfida.Në Roganë nuk pushojnë së linduri trimat dhe të diturit. Historia këtej pluskon pa ndërprerë, aq sa pranvera rri në gjumë të dimrit, aq rri i qetë edhe pllugu im. I thoshte vetes Nevzadi. Me këtë pllug unë do bëjë ugare, do mbjelli të mbjellat dhe të korrat e mia. Rri i qetë, pllugu im, rri i qetë, se do të kalojmë bukur, dhe do presim deri sa fara të mbijë.Rrustë, më thoshte xha Nevzati, ne të gjithë përkundemi në dhimbjet e kësaj toke , në ëndrrate saj , dhe në dëshirat, se të ardhmen do ta bëjmë më të mirë.Unë kujtoj, thoshte xha Nevzadi, se prangat e serbit do t´i këpusim me arsim, me të pasme, dhe me Bashkim kombëtar.Të gjithë e dinë se vullneti ynë
është brenda nesh, lexojeni zullumin, aty është e qartë e ardhmja jonë. Zullumi këputet pre j s´ trashi , thotë populli , se zullumi nxit bashkimin e gjithë popullit, për t´i dhënë përgjigje çdo njërit që përgjak këdo nga qytetarët tanë. Hallet më shtyn kujtoj xha Nevzadin, që edhe unë ta provoj bukën e hidhur të mërgimit. Në ato vite jete në mërgim, çdo gjë e shikoja ndryshe, atje e ndjeva nga afër mallin për atdheun, mallin për njerëzit e mi , për hënën e vendlindjes.
Bejtia dhe Nevzad Kryeziu
Unë e kujtoj xha Nevzadin kur thoshte se, as për Zvicrën, as për Gjermaninë, unë nuk e lashë Roganën, sepse Nevzadit i pëlqente shumë vendlindja e tij. Në këtë fshat Nevzadi kishte formatuar botën e tij, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij. Jeta e Nevzadit ishte plot ngjitje e rënie.Mosvajtja në shkollë ishte një plagë që e ndoqi tërë jetën. Mirëpo, jeta shkruan romane, drama dhe heroizma të paparë. Ai ishte një hero i llojit të vetë. Nevzadi kishte një natyrë të hapur dhe të qetë.Ishte i paepur në qëllimet e tij.Kosovën e donte s´i bukën dhe ujin, për atë edhe e dha jetën. Nevzad Balë Kryeziu nuk deshi të ikë nga kjo kohë pa i dhënë “borxhin” flamurit. Ai bashkë me familjen e tij u vu në krahët e UÇK- së,duke mos llogaritur plagët apo rënien e ndonjërit. Mobilizimi i Bajramit dhe Refikut në radhët e UÇK-së nuk ishte rastësi por vetëdije se kundër armikut duhet luftuar, se pa luftë fati i Kosovës mund të përmbysej, andaj, djemtë e UÇK-së e kishin të qartë se lirinë duhet fituar. Një miku im, tek po kremtonim 17 shkurtin në Dortmund, ditën e Shpalljes së Pavarsisë së Kosovë, ( i cili në luftë kishte humbur 6 anëtarë të familjes), me lot në sy më thotë; Rruste, këtë çast të gëzuar kisha dashur të vdisja, përse i them, do doja të isha i pari që t´u tregoja të rënëve se Kosovën e bëmë ashtu s´i deshët Atë çast e mora e përqafova fort, dhe qamë së bashku. I lehtë i qoftë dheu Nevzad Balë Kryeziut!..