E shtune, 27.04.2024, 06:06 AM (GMT+1)

Mendime

Energjia bërthamore dhe Shqipëria

E marte, 20.11.2007, 07:06 PM


NGA HAJRO LIMAJ*
 
Kur disa vënde të Europës, përgatiten të braktisin energjinë nukleare, disa të tjera kërkojnë energjinë nukleare. Ditët e fundit në politikën dhe në median shqiptare po diskutohet me një temp të veçantë ideja e Zotit Berisha për ndërtimin e një centrali bërthamor për energjinë elektrike. Por, diskutimi për centralet e energjisë bërthamore, nuk janë vetëm në Shqipëri. Ato janë në rendin e ditës edhe ne disa vende të Evropës. Sot, 18 % e nevojave elektrike në botë sigurohen nëpërmjet centraleve nukleare. Në 32 vende përdoret akoma energjia nukleare. Me 443 centralet nukleare që ndodhen në aktivitet në këto vende prodhohen 370 mijë megavat energji në vit. Shumica e këtyre centraleve janë ndërtuar në periudhën e viteve 1970 - 1980. Ndërsa numri i centraleve nukleare që janë në ndërtim janë vetëm 30. Por, sasia e centraleve nukleare që u rritën me shpejtësi, duke filluar prej viteve 1950 pritet të zvogëlohen dukshëm në periudhën që kemi përpara. Rënia më e madhe, do të jetë në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, ku shumica e 160 centraleve me plotësimin e kohës së përdorimit në vitet pas ardhëse do të mbyllen. Për këtë arsye, pjesa e energjisë nukleare, e cila i takon prodhimit të përgjithshëm të energjisë në vitet 2030 llogaritet të ulet në 9 %, pra 50%. Çernobili ishte pika e kthesës për energjinë bërthamore. Prandaj, e përgjithshmja në botë është heqja dorë nga centralet bërthamore. Për këtë mjafton tu referohemi të dhënave të më poshtme:

*200 projektet e centraleve bërthamore të planizuara dhe të porositura që nga viti 1978 në botë u anuluan.

* Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 1978 dhe deri më sot nuk kanë bërë central bërthamor. 116 centralet që u porositën mbas 1974 u anuluan.

* Gjermania nga viti 1982 dhe Kanadaja nga viti 1975 nuk kanë ndërtuar centrale bërthamore.

* Ministri Francez i Energjetikes, në vitin 1977 sqaroi se deri në vitin 2010 nuk do të ketë porosi për nuklear të rinj dhe u vendos mbyllja e Centralit të Prodhimit të Shpejtë me Superhelik.

*Brazili, u tërhoq nga 3 centralet, për të cilët kishte harxhuar 1.1 miliardë dollarë dhe nga 2 centralet që ishin në përfundim.

* ?talia, anuloi të gjithë programin nuklear së bashku me reaktorët e gatshëm bërthamor në përfundim të referendumit që u bë në vitin 1987.

* Në referendumin që u bë në rajonin Kostrama të Rusisë, 87 % e popullsisë së rajonit i tha “Jo“ centralit bërthamor.

*Centralit bërthamor , i cili mendohej të bëhej në rajonin e Mukit në Japoni, 62 % e popullsisë së rajonit i tha “ Jo “.

* Suedia, mori vendimin e mbylljes deri në vitin 2010 të të gjitha reaktorëve bërthamor që përballonin 51 % të prodhimit të energjisë.

* Norvegjia nuk ka ndërtuar asnjë herë central bërthamor. Por Franca, përsëri i është kthyer diskutimit për prodhimin e energjisë bërthamore dhe se bashku me Finlandën, këmbëngulin në energjinë nukleare. Ata nuk gjejnë ndonjë ngushtim në këtë temë jashtë standardeve të sigurisë së Bashkimit Evropian. Edhe Bullgaria me Rumaninë që u detyruan të mbyllin centralet e tyre të vjetra për arsye të presionit të Bashkimit Evropian dëshirojnë të ndërtojnë centrale të rinj. Kina dhe India, një pjesë të nevojave të energjisë së bashku me rritjen e shpejtë të ekonomisë, kanë për objektiv ti përballojnë me centralet e reja nukleare që do të ndërtojnë. Edhe Japonia me Korenë e Jugut mendojnë të rrisin përdorimin e fuqisë nukleare. Ndërsa disa vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Angli, Republika Çeke dhe Turqia vazhdojnë diskutimet në lidhje me politikat e energjisë nukleare, si një variant shumë i diskutueshëm dhe me pikë pyetje. Centrali bërthamor është një nga mënyrat e prodhimit të energjisë i varur nga jashtë.

Centralet bërthamore nuk mund të punojnë pa pasur uranium, i cili përdoret si lëndë djegëse. Nëse Shqipëria do të pretendojë të ndërtojë një central bërthamor do të ketë nevojë për uranium. Për përpunimin e uraniumit do të nevojiten të blihen teknologji bashkëkohore. Do të nevojitet ndërtimi i një infrastrukture ligjore dhe të binden institucionet ndërkombëtare për të na dhënë lejen e ndërtimit të një centrali bërthamor. Por me nivelin e sigurisë që ka vendi ynë duhet të pranojmë se do të jetë shumë e vështirë dhënia e një leje të tillë.

Centralet bërthamore, kur bëjnë këtë prodhim, për çdo vit prodhojnë 12 ton të mbetjeve bërthamore. Se ku do të groposen këto mbetje të rrezikshme është një problem madhor. Për më tepër disa shtete me në krye Evropën nuk dëshirojnë ti depozitojnë mbetjet bërthamore në tokat e tyre. Dhe shkaku i kësaj është radiaksioni që përhapet rreth mbetjeve bërthamore, sepse ai është shumë vdekje prurës dhe për të mos jetuar një fatkeqësi të tillë është e nevojshme të fshihen me një kujdes dhe siguri të madhe për një periudhë të gjatë. Influenca e radiaksionit vazhdon 293 vjet. Pra do të krijohet një problem shumë i rëndësishëm për sigurinë e tyre. Shqipëria që nuk është pastruar plotësisht nga armët dhe mbetjet kimike, si do ta zgjidhë problemin e mbetjeve bërthamore?. Ndërsa problemi më i madh në lidhje me mbetjet bërthamore është përhapja e pa ndërprerë e radiaksionit për një periudhë shumë të gjatë në ambient. Të dhënat e fundit tregojnë se një central bërthamor kushton të paktën 4 miliardë dollarë. Një central i tillë në vit prodhon afërsisht 11 miliardë kilovat orë. Nga ana tjetër, i njëjti central në vit nxjerr mesatarisht 60 metra kub mbetje radioaktive. Ndërsa heqja dhe groposja e mbeturinave kërkon mesatarisht 38 milion Euro. Për realizimin e kësaj pune kërkohet një teknologji speciale. Prandaj ideja e Zotit Berisha është një ide e cila mund të diskutohet për një projekt, i cili kërkon një periudhë të gjatë, periudhë e cila do të projektojë dhe do të zgjidhë probleme të rëndësishme ligjore, marrëveshje ndërkombëtare, mbështetje të fuqishme financiare, projektet e ndërtimit, projektet e sigurimit të lëndës së parë, projektet e sigurimit të mbetjeve bërthamore etj, etj. Pra, edhe po të bëhet realitet kjo ide kërkon dhjetëra vite të realizohet. Edhe nëse kjo ide do të zgjerohet qeveria ka detyra urgjente për zgjidhjen e furnizimit me energji, krizë e cila po trondit jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit. Ajo duhet tu japë zgjidhje më të shpejtë projekteve të mundshme hidrike dhe termocentraleve. Këtu duhet të përqendrohet e gjithë vëmendja dhe puna aktuale e kësaj qeverie, pa mohuar edhe ide për projekte afat gjata.

*Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora