E premte, 26.04.2024, 05:11 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ekskluzive: Zija e mal?sorit

E shtune, 17.11.2007, 02:17 PM


Prej vdekjes së Ibrahim Rugovës, figura e tij u ka munguar tubimeve përkujtimore, protestave, tryezave. Është njeriu që ditët e zisë për presidentin Rugova i ka pasur më të gjatat. "Edhe sot kam ditë zie", thotë Rrustem Nikçi.

Nga Sali BEQIRAJ - Ekskluzive per Zemra Shqiptare

Rrustem Nikçi

Pejë, 11 nëntor- Është 75 vjeç. Dallohet në turmë. Pamja e tij është e veçantë. Një pamje hijerëndë, me shall të mbështjellë rreth koke dhe me mustaqe që i japin sharmë fytyrës së malësorit. Shpesh kjo pamje, ka hyrë nëpër shiritat filmik të fotoreporterëve dhe kamerave televizive. Rrustem Nikçi, me këtë pamje është prezantuar kudo në qytetet e Kosovës ; në tubime elektorale, akademi përkujtimore, në protesta, tryeza. S'është fanatik. Merr pjesë kudo. Kryesorja të jetë aty, dhe të dallohet në turmë. I dëgjon të gjithë. Por, prej vdekjes së Ibrahim Rugovës, figura e tij u ka munguar këtyre tubimeve,. Është njeriu që ditët e zisë për presidentin Rugova i ka pasur më të gjatat. "Edhe sot kam ditë zie. Vonë kam nis me dalë nëpër tubime, por tash s'dal, siç dalsha, sa ishte gjallë Rugova. Dal me gjysmë trup. Malësorët s'e kanë zakon me mbajt zi. Kur po e shoh në televizor e në fotografi që po e qet LDK-ja, po mërzitem shumë ",tha ai, që gjatë bisedës, ulë vetullat, mërrolet, shikon orën e qostekut dhe merr pamjen e burrit epik. Thotë se që 47 vjet e mban shallin në kokë. Për shallin e tij kot ndërrohen stinët."E mbaj verë e dimër. Shalli është traditë e malësorëve të Rugovës. Është qefin, me të cilin është mbështjellë i vdekuri, që është vra në kufi e gjithandej ku kanë luftuar të parët tanë me serbë e malazezë", rrëfen Nikçi. Kohëve të fundit shalli si simbol kombëtar është duke "zbritur" në muze. Gjithnjë e më të rrallë janë ata , që bardhësinë e këtijbëzi e mbajnë rreth koke. Rrusta, siç i thërrasin bashkëkohanikët, ka 30 vjet që është anëtarë i ansamblit autokton të këngëve dhe valleve "Rugova". Ai disa herë është shpallur si lahutari më i mirë i të gjitha trojeve shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora