Speciale
Aristotel Mici: Mesazhi - ''memories'' së Gjon Muzakës
E enjte, 08.04.2010, 09:59 PM
MESAZHI I “MEMORIES” SE GJON MUZAKES
Ne kujtim te poetit Dhori Qiriazi, mikut dhe shokut tim te shkolles, perkthyesit te “Memories” se Muzakes, qe ndrroi jete pak kohe me pare, I cili, duke ma dhuruar kete liber me autograf, me dha shkas te beja kete kumtese
Nga ARISTOTEL MICI
Gjon Muzaka,i biri I despotit te principates se Muzakajve, Gjin Muzaka, ne vitin 1510 ka lene me gjalljen e vete nje gjenealogji te fisit te tij princeror. Vepra eshte e llojit te vecante dhe e shkruar ne Itali ne kushtet e emigracionit. Kur Gjon Muzaka shkroi kete “Memorie” ishte koha qe po flitej per organizimin e nje kryqezate antiturke. Autori I saj ka pasur per qellim kryesor t`u tregonte bijeve te tij kufijte e pricipates, qe , po te ktheheshin rishtas ne trojet e tyre pas ikjes se turqeve, te dinin se ku I kushin trevat e krahinat, te cilat u perkisnin si trashegim. “Memoria” e Gjon Muzakes u zbulua per here te pare nga historiani gjerman Karl Hopfi ne bibloteken Brankaciane te Napolit ne vitin 1863. Mbas 10 vjetesh ai e botoi te plote ne vitin 1873 ne librin “Kronikat Greko-Romane”[Chroniques Greco-Romane, Berlin 1873]
Kjo biografi fisnore e Gjon Muzakes ka nje vlere te jashtezakonshme per te ndricuar sa me mire kohen e lavdishme te Skenderbeut. Deshmite historike te kesaj biografije jane realiste dhe te besueshme. Se pari se autori I kesaj gjenealogjije fisnore ka qene bashkekohes I Skenderbeut.
Tok me te atin, Gjin Muzaken e me vone, pas vdekjes se te atit, ai ka drejtuar principaten e Muzakajve deri sa iku ne mergim pas vitit 1479. Se dyti ai ishte ne rrethin fare e fisnor e miqesor te Skenderbeut.Andronika Kastrioti, e shoqja e Skenderbeut, ishte kushurira e pare e tij, nenen e saj, Maria Muzaken, ai e ka motren e babait. Se treti ,Gjon Muzaka per vete natyren e shkrimit te tij nuk eshte idalizues e as panegjerist.
Zbulimi I kesaj memorie qe dokumenton gjenalogjine e fisit te Muzakajve, po qe hedh drite edhe mbi disa princpata e krahina te Shqiperise te kohes para pushtimit turk por edhe gjate invazionit turk, terhoqi vemendjen e studjusve te kohes.
Pas Karl Hopfit kete liber do ta analizoje dijetari J.G.Hahni ne librin e tij “Udhetim ne viset e Drinit e te Vardarit”. Ky dokument shkrimor ka vlere te vecante per gjykimin realist te kohes heroike te kryetrimit shqiptar, Gjergj Kastrioti, Skenderbeu.
Dukekomentuar veprart, qe trajtojne ate epoke te madherishme, Fan Noli I radhit ato keshtu:”Burimet letrare kryesore te historise se Skenderbeut jane dy biografite e tij te gjata prej Antivarasit dhe prej Barletit. Keto plotesohen nga dy biografite te shkurtera prej Dhimiter Frangut e Gjon Muzhaqit” [F. Noli vepra 4 - f 597]
Dhe kur flet konkretisht per vepren e Gjon Muzakes, Fan Noli arsyeton se “......biografia e tij ka me teper vlere se te tjerat, te cilat jane shkruar prej panegjeristesh”Fan Noli -vepra 4 -faqia 599-viti 1989 Tirane].
Tani kete “Memorie”te Gjon Muzakes e kemi te perkthyer nga italishtja ne shqip prej Dhori Qiriazit, i cili deri vone qe I njohur kryesisht si poet lirik.Po me perkthimin e “Memories” se Gjon Muzakes, per surprizen e historianeve, ai u shfaqe edhe si nje studjues skrupulos e analist kembengules I nje vepre historike.Pervec perkthimit korrekt e me nje gjuhe te pershtatur aq mire pas origjinalit, Dhori Qiriazi ka meriten edhe per komentet e sqarimet e domosdoshme per ndricimin e ceshtjeve historike ne momente te ndryshme.Me gjykim realist dhe me kompetence, me aq sa lejojne kufijte e nje parathenieje,Dhori Qiriazi analizon dhe interpretimet e nxituara te Hopfit dhe Hahnit lidhur me Memorien e Gjon Muzakes, sidomos kur ata ne menyre te pabazuar kane identifikuar mbiemrat fisnor me etnine. Autori I parathenies fton linguistet qe ta studjojne kete veper edhe per anen gjuhesore,sidomos per toponomastiken dhe dukurite fonetike te tingujve te shqipes.
Eshte e natyrshme qe informacioni kryesor qe merr lexuesi nga kjo veper eshte ai qe ka te beje me me kufijte e principates se Muzakajve, te cilat fillonin nga Myzeqeja e Kanina e mbaronin ne Kosture, Oher e Prespe.Po pretendimet per pronesite e familjes e te fisit te tij Gjon Muzaka I sheh pertej kufijeve te principates se vete. Ai gjykon ashtu duke u mbeshtetur edhe ne prikat e lidhjeve midis krushqive per rastet kur trashegimtaret ishin vrare a po zhdukur gjate lufterave ose nga shuarja e vazhdimesise se ndonje trungu fisnor. Keshtu eshte rasti kur ai do te fute brenda pronave te veta edhe Gjirokastren e keshtjellen e saj. “ Zonje Kirana, gjyshja ime qe e bija e Zot Gjon Zenevisit , Zot I Gjirokastres dhe I vendit te lartpermendur...keshtu qe na takon neve kjo toke....te cilen Zonja Kirana , gjyshja ime , e pati prike.(Memoria-f.38 ).
Po ne kete menyre arsyeton Gjon Muzaka edhe per zonat e Ohrit dhe Kaninen e Vloren:
“Dhe per me teper ka nje vend tjeter qe I thone qyteti I Ohrit...ky vend ishte I Zot Gropes qe pati per grua Zonjen Kirana,te bijen e dyte te Zot Andrea Muzakes dhe me qe nuk la trashegimtare, na takon neve.........Dhe ta dini ,bijte e mi, sic kam thene edhe me siper ,qe mbreti Balsha ka pasur per grua Zonjen Komite Muzaka, te bijen e vogel te Zot Andrea Muzakes, Despotit,nga te cilet u lind nje vajze, Rexhina, dhe kjo qe e martuar me Markon, mbretin e Serbise, se ciles Gjon Muzaka, vellai I te permendures Komita, ia dha prike te permendures Rexhine Vloren dhe Kaninen..Mirepo me vone kjo vdes pa lene trashegimtar,....bile nuk la trashegimtar as e ema, Komita, me mbret Balshen . Dhe tani, me qe s`ka asnje trashegimtar prej tyre ,shteti I permendur I kthehet dhuruesit, keshtu qe ju takon juve dhe ne kete menyre kalon sipas se drejtes ne domenet e shtepise se Muzakajve. - ( f.39).
Duke shkruar per trungun gjenealogjik te familjes se tij princerore e despotale, Gjon Muzaka, ne te njejten kohe perpiqet te jape edhe gjendjen historike te Arberise se atehereshme si edhe tatepjeten e Perandorise Bizantine. Me aq sa e lejonte kujtesa dhe ne rrethanat e mergimit, ai kerkon te informoje ne radhe te pare trashegimtaret si dhe gjithe lexuesit per shfaqjet e sulmeve te para turke e deri te betejat e medha te me voneshme, qe tronditen Perandorine Bizantine, e cila po dobesohej edhe si pasoje e ambicjeve karrieriste per pushtet ne eliten perandorake. “Dhe ta dini se si filloi shkaterrimi I Perandorise se Kostandinopolit qe qe edhe I yni, per shkak se qe nje mosmarreveshje midis Paleologut (Johan Paleologu V -1347-54 ) dhe Katakuzenit ( 1341-55 ), gje qe e shtyu Paleologun t`i kerkonte ndihme Muratit,mbretit te turqve- ( f.19). (Behet fjale per vitin 1354,pra kur ne fron ish Orhani dhe jo Murati) ......
Nder kohe ballkanasit, duke pare sulmet e parreshtura e te gjitheanshme te ushtrise turke, ben perpjekje te perbashketa, per te perballuar rrezikun real, qe po u kanosej .Keshtu ne vitin 1389 ne Kosove u be nje perplasje e madhe nderluftuese, nje beteje e pergjakshme midis aleateve ballkanas dhe ushtrise turke, qe quhet ne histori Lufta e Kosoves. “ Lazari, Despoti I Serbise dhe mbreti Marko I Bullgarise, dhe Theodhor Muzaka I familjes sone, dhe zoter te tjere te Shqiperise, u bashkuan dhe shkuan ne beteje, ku te krishteret humben dhe aty u vra I lartpermenduri
Theodhor (Muzaka), qe kishte me vete nje ushtri te madhe shqiptaresh......Ketu do te fillonin luftra te vazhduesme me turqit ne Shqiperi.
Zot Andrea Muzakes, tim gjyshi, iu versul me me nje vrull te tille Bajaziti dhe I mori nje pjese te Devollit dhe te Myzeqese, te cilat ia mori prape..(jane ngjarje te vitit 1394- shenimi yne).... Edhe Zot Gjini, im at dhe gjyshi juaj,e zoteroi shtetin ateror qe permendem,pse edhe kur e humbi Myzeqene,e mori prape (...........................) Zoterit e rinj te Shqiperise u vrane te gjithe ne lufte..Mbeten gjalle keta zoter : Zot Aranit Komneni,Zot Gojko Balsha, Zoterit Nikolle e Pal Dukagjini, Zot Gjin Muzaka, im at, Zot Andrea Topia, Zot Pjeter Spani ( f.19 )
Ne faqen 28 te “ Memories “ autori tregon per zanafillen e gjenealogjise se tij. I pari I fisit del Andrea Mollosaku. Nga ai u lind Theodhor Muzaka Kishetesi (nenkupto -Keshetesi,ose Gershetesi, sepse mbante floket gershet). Nga ky zot u lind Andrea Muzaka I dyte [qe mundi bullgaret tek Mali I Peristerit dhe qe perandori I Bizantit I dha titullin e despotit si dhe stemen me fushen e kuqe dhe me shqiponjen dy krenare ne mes. Pastaj nga ky I lartpermenduri Andrea Muzaka I dyte, Despot, u linden tre bij dhe dy bija. Djemt ishin Gjini , Theodhori dhe I treti Stoja. Nga dy bijat, e para e kishte emrin Komita dhe e dyta Kirana. Bija e tij e pare pati per burre mbret Balshen, I cili mbante ne zoterim Shkodren, Tivarin, Kotorin, Shebenikun...... vajza tjeter Kirana pati per burre zotin Gropa, zoti I Ohrit deri ne Diber.
Zot Gjinit te lartpermendur do t`i lindin pese bij. I pari e pati emrin Andrea [Andrea Muzaka I trete-shenimi yne]. Ky Zot Andrea I trete pati dy bije dhe dy bija. I pari e mori emrin Zot Gjini I dyte dhe I dyti Zot Theodhor Muzaka. Bija e pare e kishte emrin Maria dhe dyta Zonja Helena. Ky I quajturi Zot Gjini I dyte pati per grua Zonjen Kirana, e cila ishte mbese e Zot Pal Sevastokratit dhe prej te lartpermendurit Zot Gjin kam lindur une Gjoni.I lartpermenduri Zot Theodhori I dyte.....u vra ne lufte me Sulltanin ( ne Luften e Kosoves ) dhe nuk la trashegimtar............Dhe Zonja Maria , moter e tim ati,pati per burre Zot Arianit Komnenin qe ishte Zot I Cermenikes, I Mokres dhe I Shpatit deri ne lumin Devoll, qe e ndan vendin e tij me te tonin. E dyta (moter) Zonja Helena, qe thame, qe matuar me Zot Filipin qe kishte nje zoterim te madh ne Raguze. Nga Zonja Maria dhe Zot Arianit Komneni linden tete bija. E para u quajt Zonja Andronika.......bija e pare pati per burre Zot Skenderbe Kastriotin
Nga kjo Zonja Andronika dhe Zot Skenderbeu u lind Zot Gjon Kastrioti (f. -31 ).
Pjese interesante e “ Memories”qe terheq vemendjen e lexuesve dhe sidomos te historianeve , eshte ajo kur Gjon Muzaka trajton figuren e Gjergj Kastriotit,Skenderbeut.Ai e ngre lart ate si nje personalitet te shquar ,udheheqes dhe komandant te talentuar. “Ky zoteri I permendur ishte praktik ne lufte dhe I guximshem dhe u be komandant dhe te gjithe I bindeshin.....Zot Skenderbeu qe I mencur dhe trim I priur te bente mire dhe qe nje zot I madh nder te gjithe pararendesit e tij “...........ne kohen e Muratit te dyte erdhi Skenderbeu, i biri I Zotit Gjon Kastriotit.......ky ishte dhene peng prej te atit tek i permenduri Murat me dy vellezerit e tij, te gjithe te vegjel. Dy vdiqen. Ai qe quhej Gjergj Kastrioti, kur u be turk (domethene kur mori fene muslimane) qe therritur Skenderbe qe do te thote ne gjuhen turke Aleksander dhe bej do te thote zoterues. Ky, duke u rritur, arriti te marre pozite dhe ishte I zgjuar dhe trim. Si I vdq I ati, u arratis nga Sulltani , sic thuhet ishte derguar me Pashane e Rumelise kunder hungarezeve.Ne kete fushate Pashai qe thyer e ushtria turke ishte shkaterruar (3 nentor 1443 ) dhe I permenduri Skenderbe u arratis me te tjeret dhe,nga qe desh fati,takoi te ishte me Qatipin e Pashait .Skenderbeu e kapi dhe shtrengoi t`i bente nje urdher ne emer te Sulltanit per qeveritarin e Krujes qe t`ia dorezonte vendin atij.Pastaj e vrau kete kancelar qe gjithcka te mbetej e fshehte. Atehere Skenderbeu vuri ne udhe shqipetaret e tjere qe ishin me ate, arriti ne Shqiperi dhe hyri ne Kruje, i dha qeveritarit urdherin dhe qeveritari ia dorezoi ( qytetin ) atij. Te gjithe Zoterit e Shqiperise u gezuan shume per ngjarjen dhe Skenderbeu qe kthyer me nje here I krishter” ( f-20 )
“Pastaj thirri ne nje kuvend Zoterit e njohur te Shqiperise ne lezhe.Kujt I shkoi personalisht ( ta grishte) e ke e thirri me ana te derguarish,keshtu qe I quajturi Skenderbe qe bere udheheqesi I tyre ne Shqiperi.......... ( po aty ). Keshtu,sic del nga “Memoria “ e Gjon Muzakes po edhe sic dihe nga te gjitha burimet e tjera historike , Skenderbeu me 2 Mars 1444 thirri Kuvendin e Lezhes,ku u krijua bashkesia e princave shqiptare me emrin “Lidhja e Lezhes”.Skenderbeu u zgjodh kryetar I kesaj Lidhje dhe kapiten I pergjithshem I ushtrise [Capitaneus generalis].
“Dhe ky I permenduri Skenderbe mori per grua te bijen e zot Arianit Komneni dhe ky zot dergoi si dorezane Zot Gjinin, tim ate, pse ky I permendur Arianit ishte kunati I tim eti dhe kishte per grua Maria Muzaka, te motren e tim eti, sic thashe permes te cilit qe perfunduar martesa. ( Skender beu u martua me Androniken ne vitin 1450 - shenimi yne ) Dhe mori zonjen Andronika Komnennjaten per grua, e cila ishte kusherira ime dhe perdori me pas mbiemrin Skenderbega nga I shoqi.......dhe se fundi ky I lartepemendutri zoteri u shkaktoi shume kerdira turqeve dhe pati shume fitore [f 21].
Pastaj pasi kalon shpejt harkun kohor te betejave trimorere te Skenderbeut kunder turqeve, autori I Memories arrin ne periudhen e fundit te jetes se heroit dhe shkruan per te: “Zoti Skenderbe duke pare se po I merrej fryma nga armiqte dhe me pak shpresa, u semur nga ethet ne Lezhe dhe vdiq ne vitin 1466 [Ne te vertete data e vdekjes se heroit eshte 17 Janar 1468 ] ne moshen 63 vjec. Mund ta merrni me mend se c’pjese e vendit kishte humbur me nje kapiten te tille......[f 21].
Po sic e thame me siper Gjon Muzaka krahas fjaleve shume te mira e lavderuese per kryetrimin e kohes, kur kujton disa veprime te Skenderbeut ,qe kishim per qellim zmadhimin e principates se tij ne dem te te tjereve, ai mban qendrim kritik e mosaprovues.
Sic duket Skenderbeu po e kuptonte se per te perballuar sulmet gjithnje edhe me te egra te sulltaneve, vendit I duhej nje dore me e forte drejtuse. Ne te vertete ai ishte kapiten I pergjithshem I ushtrise dhe ne te njejten kohe kryetari I Lidhjes se princave shqipetare. Ishte keshtu I pari midis te barabarteve. Po kjo nuk ishte e mjaftushme. Duhej nje dore me e fuqishme, gati mbreterore, per te komanduar mbi anarkine feudale ose mos bindjen e mvarteseve. Ne ndihme te kesaj ideje, Fan Noli citon Fallmerajerin, ne studimin e tij kur shkruan: “Skenderbeu tani ndofta e kishte kuptuar se pa nje bashkim kombetar te Shqiperise se shperndare, lufta kunder turqeve nuk mund te vazhdonte me sukses [Fan Noli v.4 f.289-Tirane 1989 ].
Memoria e Gjon Muzakes ka nje informacion real e te besueshem edhe per familjen e Gjon Kastrioti. “Zoti Gjon Kastrioti,i ati I Skenderbeut,zoteronte krahinen me emrin Mati.Po me pas Zot Skenderbeu u be jo vetem Zot I Matit, por u be edhe Zot I Krujes, i Dibres, I Brinjes,domethene, I Randesit, I Tomonishtes, i Misise dhe I krahines se Jonims deri ne det “ ( f.48). Ai na jep qarte edhe mbiemrin e familjes se Voisaves, gruas se GjonKastriotit, nenes se Skenderbeut . Ai eshte I pari qe jep mbiemrin e saj. “ Dhe per me teper ta dini qe Zoti Gjon Kastrioti , I ati I Zot Skenderbeut, pati per grua zonjen Voisava Tribalda, me te cilen beri kater djem dhe pese vajza.”-( f.44 ). Dhe pastaj tregon me radhe sipas moshes emrat e tyre.
Nje burim tjeter informacioni gjejme tek Memoria edhe per flamurin kombetar te Shqiperise, per flamurin tone me fushen e kuqe dhe shqiponien e zeze dy krenare. Sic e kemi thene edhe me pare ne nje artikull tjeter Memoria e Gjon Muzakes deshmon lashtesine e ketij flamuri qe nga viti 1372, kur perandori I Bizantit ia dhuron kete steme Andrea Muzakes se Dyte , Despotit. Gjat shekujve ky flamur eshte bere pjese e ndergjegjes kombetare per te gjithe shqipetaret ,si per ata qe jane brenda kufijeve politik te Republikes se Shqiperise dhe per ata qe jane jashte Atdheut .
Ne kete kumtese duam te ndricojme sadopak edhe mesazhin etik dhe nivelin kulturor te asaj kohe ne shoqerine shqiptare,ashtu sic del dhe nenkuptohet me ane te kesaj “Memorie”. Le te nisim me nje detaje te faqes 40 te saj, kur autori flet per gruan e tij dhe tregon se se ajo vjen nga shtepia e Dukagjineve. Pastaj vazhdon prape per Dukagjinet... “Thuhej .... se origjina e tyre vinte nga “Trojanet”-Jane a po s`jane Dukagjinasit me prejardhje trojane per synimin tone ka pak rendesi. Ne na terheq vemendjen ne kete rast vetem fakti qe permendet fjala “Trojanet”. Pra, te pakten neper oborret e princave tane flitej e shkruhej per Trojen dhe trojanet. Atehere pra,kur flitej e shkruhej per trojanet e Trojes se larget ne kohe pse te mos diskutohej edhe pet Athinen, per Sparten e spartanet, per Romen e Romaket, ashtu sic shkruan Gjon Muzaka vet per flamurin e Jul Qezarit dhe te Oktavjan Augostit ne faqen 53 dhe 54 ,detaje keto qe flasin per nivelin kulturor te shoqerise elitare shqipetare ne kohen e Skenderbeut.
Ne “Memorien” e Gjon Muzakes te terheq vemendjen edhe mendimi I perparuar etik I autorit, qe tregon nje njeri te qyteteruar, te mencur e largepames: “Ate qe mund ta beni me paqe mos e beni me lufte” ,”Ate qe mund ta qortosh fshehur mos e ndeshko publikisht” .Kurse per fushen e jetes politike ai shkruan: ”Njeriu qe me ane te forces eshte bere tirane, eshte me mire te kthehet ne nje skllav te se drejtes.” Mbi te gjitha keshillat morale te Gjon Muzakes shquajne porosite e tij per diturine dhe arsimimin e femijeve: “Prindi qe e le birin e tij te mesuar, por te varfer, thuajse I ka lene gjithcka, por ai qe e le te pamesuar edhe te pasur , thuajse nuk I ka lene asgje”. Me kete fjale Gjon Muzaka ndez qiriun e pare te iluminiszmit ne Shiperi qysh ne fillim te erresire se sudimit turk.
Dhe keshtu me mesazhin etik dhe nivelin kulturor te elites shoqerore shqipetare ne Mesjete, qe shprehet ne “Memoria” te Gjon Muzakes, mbyllim kumtesen tone per kete veper historike te kohes se Gjergj Kastriotit, Skenderbeut.