E shtune, 31.10.2020, 10:08 PM (GMT)

Editorial

Albert Vataj: Varka e Noes dhe “përmbytja e përbotshme” e dosjeve

E marte, 06.11.2007, 12:57 PM


Nga Albert Vataj

Albert Vataj
Gjithnjë kam besuar se në vendet e vogla gëlojnë çudira të mëdha. Sikurse jam i yshtun me refuzu antibiotikun e kësaj, se një proverb i tillë është kërthi në prehrin e një nëne rrethanash të tjera. Dhe në Shqipëri ka kaq shumë bëma, sa tashembas nuk ka komoditet kurrkush, kurrqysh, për të përcaktuar masën e tyre. Mbetet vetëm kujdesi i një evidentimi numerik. Në kryeradhën e çudirave tash e sheh veten hapja e dosjeve, ndryshe çelja e portave të komunizmit që beh si domosdoshmëri nga prurjet motivuese të kaskadës së sugirimit të shtetit. Hapjen e dosjeve, gjithnjë e kemi kuptuar këtë si një gjest nderi, dhe është i tillë, për sa kohë që në dëshirën tonë të njeriut të lirë, kemi përqafuar demokracinë si vullnesën e të drejtave dhe lirive të shënjtëruara që merr përsipër të na garantojë ajo. Por dardha e ka bishtin prapa. Sa më shuëm që largohemi nga kjo goditje përfundimtare ndaj kamunizmit, aq më e pamundur, aq më ndëshkuese do të ravijëzohet ky ndëshkim. Zanafilla mund të na ndihmojë vetëm me argumentin Noe dhe varkën e tij, që shpëtoj kreaturën e Zotit nga e përbotshmja përmbytje. Gojët e liga, një përmbytjeje i mëshojnë, në rast se kemi vendosur të çmontojmë edhe hallkën e fundit të diktaturës komuniste, hapjen e dosjeve dhe zbatimin e praktikave ligjore, me kah përftimin e vlerës përfundimtare. Aq e molepsur është shtati i shtetit dhe strukturave që mabjnë në këmbë atë.
Kurrrfar dëshire nuk mundet me mu ofru si ushqim për të pranu, se një pjesë e konsiderueshme e korit shteteror, në një mënyrë apo në një tjetër, janë të nominuar si ish-veprimtar të sigurimit të shtetit. Një larmi e pafundmë emrash, të cilët serviren si pseodonime të të rekrutuarve të sigurimit, qarkullojnë nga kafenetë, e-mailet, MSN-të, gazetat e deri tek akuzat e ndërsjellta politike. Aq fort bien këto bori, sa do të besoje instinktivisht edhe veten tënde njësi e kësaj armate. Të besosh se kjo fantazëm është realitet i prekshëm, veprues, në të ashtuqujturen, klasë politike shqiptare, atyre që ishin deri dje në pushtet, dhe këtyre që kanë zatetur pushtetin për fytit, është më shumë se një paradoks, parathënie e një tragjedie. Nëse sigurimi i shtetit, do të thotë e kaluar, zhgënjyese do të ishte për optimistët, të besojnë se sa e sigurt është e tashmja dhe e ardhmja e projekteve të tyre të ardhmërisë.
Çështja e dosjeve të sigurimit, domosdoshmëria e hapjes së tyre, dhe pamotivimi për ta bërë një gjë të tillë është debatuar para e mbrapa në këto 17 vitet e fundit, duke u kthyer gjithnjë në tematikën e zhvillimeve politike shqiptare si një kryelajm. U gatuan aq shumë ligjërime, kumte, orvatje definicionesh, rekujeme, u endën kaq shumë varjante dhe u filozofua deri në pafundësi, thua se kjo do të ishte një nga feksjet më të mistershme nga ku ne shqiptarët të mund të shihnim paqen e përjetshme shpirtërore dhe të divorcoheshim përngaherë nga e kaluara. Dhe në të vërtetë domosdo duhej, ngutazi t’i vihej kapaku kësaj pune, e të mos zvargej deri në pafundësi, hapja ose jo e dosjeve. Por jo vetëm hapja, ose mbyllja si veprim mekanik. Të bëhej ajo që bota tjetër e viktimizuar nga ky mekanizëm kobzi e bëri me kohë, duke u shkëputur përfundimisht nga periudha më e errët dhe më çnjerëzore. Tu tregohet vendi dhe kuvendi atyre që deri dje, për një arsye apo për një tjetër, me vullnetin e tyre, lë të themi të lirë, u përfshinë në strukturat e sigurimit të shtetit dhe i shërbyen me devotshmëri atij regjimi, pasojat e të cilit i përngjajnë një apokalipsi, shoqëror dhe social, mental dhe psikik, ekonomik dhe politik. Edhe sot, sikundër herët e tjera, kjo dukuri përshkënditi duke i vënë zjarrin kashtës së eshkur të debatit të dosjeve. Sërish po debatohet shumë, aq sa duket çudi se si mund të vazhdojë diskutimi mbi një çështje të rrahur deri në rraskapitje, për një tematikë, që do të ishte në gjëndje të të ligjërojë edhe shqiptari më i mënjanuar nga kjo pjesë e realitetit të dhimbshëm shqiptar.
Si më parë, palët e interesuara politike dhe eksponentë të rëndësishëm shtetëror dhe mediatikë u rreshtuan në dy kampe; pro dhe kundër hapjes së dosjeve. Si edhe herët e tjera, edhe kësaj here, u thirrën në ndihmë argumente racionale, emocionale, kolektive dhe individuale, derisa drobitën, u lodh nga debatuesit, dhe mesa duket finalja do të ketë përsëri një trofe për të dhënë, një sfidant për të kurorëzuar, ASGJËNË.
Sakaq shoqërisë do të vazhdojë t’i qëndrojë mbi kokë si një re e stërmadhe, gjithnjë kërcënuese kjo damkë e zezë e ndjellakeqe. Ajo që e bën më kërcënuese dhe më sëmbuese këtë dalldi komuniste që rizgjohet hera herës nga letargjia, është se sa herë që hapja ose mbajtja e kyçur e dosjeve, rikthehet në atmosferën cingëritëse politike, prapavijë të vetme dhe ngulmin më të ethshëm ka përdorimi i këtij argumenti si një artileri që e gjejme ngaherë të rrjeshtuar në vijën e parë të frontit. Dhe kjo strategji lufte del nga sirtarët për të marrë tipare të një plani ofensiv, kjartazi me qëllimin e shfrytëzimit nga një palë për interesat e saja. Nëse urët e këtij zjarri i gjejmë në duart e klasës politike të majtë, përnjëherësh pyetësori ka përgjigjen standarte, se ata e furnizonë këtë makinë mediatike dhe tamtamesh; së pari për të kamufluar gërryerjen brenda vetvetes që i shkakton erozioni i kohëzgjatjes në opozitë dhe davaritja nga podiumet e beneficeve, privilegjeve dhe përfitimeve, limf e cila ka mbajtur ata në jetë. Së dyti, në pamundësi për të luftuar me argumenta shkatërrues që furnizon gjenerimi i një qeverisjeje të dështuar, ata kapen pas dosjeve, si i mbyturi për shkumë.
Nëse pas debatit të dosjeve konstatojmë personazhe të politikës së djathtë, më shumë se personale që shpesh janë rrekur të artikulohen nga vullnete dhe ndërgjegje të inatosura, ajo trajtohet edhe në një prizëm viktimizues. Montimi i fantazmës së dosjeve në një platformë që rëndon në kurrizin ulok të shumicës së shqiptarëve, rëndom motivohet për të manipuluar situatat e krizave. Kjo taktik politike shakadahet në realitetin shqiptar, nisur dhe nga njohja e psikologjisë kolektive, diagnostikim, të cilin protagonistë të regjur i kanë të skeduara tashmë në kartelat e tyre. A nuk po ndodh kështu. Sot në këtë Shqipëri ke më shumë njerëz të merakosur për dosjet se sa për një realitet të larmishëm problemesh që e kanë kapluar atë për fytit, duke i fashitur çdo shpresë ardhmërie. 
Parë në një këndvështrim tjetër, hapja e dosjeve ka në fondament, nevojën për t'u shkëputur një herë e përgjithnjë nga e kaluara. Domosdoshmëri nga priktikat gjeopolitike dhe globalizmi. Kjo është një formulë e thjeshtë, me përfundimtare të qartë dhe aspak e ngërthyer në teorira, filozofi, praktika ligjore dhe vullnete zgjidhjeje. Hapja e dosjeve, nga njëra anë do të çelte portat e një tragjedie, asaj të implikimit në sistemin komunist. Një gjest i tillë, mund të themi i domosdoshmë do të sillnte një përmbytje, të ngjshme më  atë të përbotshmen. Mungesa e një Noe, varkës së tij në një rast përmbytjeje që do të provokohej nga hapja e dosjeve, mbart në vetvete një poroblem që gjithnjë i druhemi. Por kjo nuk është Thembra e Akilit. Tjetërkund u fle lepuri palëve, atyre të interesuara që dosjet të hapen dhe atyre që janë në anën tjetër të llogores. Mendoj se është lidhja shpirtërore me të kaluaren, ajo që mban gjithnjë të dyzuar vullnetin e klasës politike dhe atyre që kanë forcë vendimmmarrjeje për t’i dhënë fund këtij makthi, këtij turpi, kësaj parade maskash. Dallohet gjithnjë e më qartë se, hapja e dosjeve, kapitullimi i diktaturës komuniste është një pamundësi, është një hap i ngrirë që kurrë nuk do të hidhet, është një pakt me të shkuaren që gjithnjë e më shumë vështirëson mundësitë për t’u prishur. Por gjithsesi pa një Noe dhe varkën e tij, hapja e dosjeve do ta paguanim me një çmim shumë herë më të madh se ç’po e paguan nderi dhe demokracia sot të flesh me gjarpër në gji.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora