E premte, 26.04.2024, 01:58 AM (GMT+1)

Editorial

Ramiz Dërmaku: Letër e hapur dërguar Parlamentit të Kosovës

E hene, 29.03.2010, 09:59 PM


LETËR E  HAPUR  DËRGUAR  PARLAMENTIT    KOSOVËS

                         

POPULLI  NUK  FLETË, AI HESHTË, SEPSE MJAFTË KA FOLUR E LUFTUAR BALLË PËR BALLË ME SHKAUN     

 

Shkroi Ramiz DËRMAKU

 

Populli e di shumë mirë se hyrja në parlamentin e Kosovës është një rrugë shumë e vështirë dhe me plot sakrifica, sepse kjo hyrje do të thotë; fillimi i ndertimit të  shtetësisë së Kosovës. Pra, ndertimi i shtetit juridik dhe përgatitja për një rrugë më të mirë pra për pavarësinë e plotë të Kosovës, thënë shkurtë marrjen e të gjitha kompetencave nga ndërkombëtarët.

Gjendja ne të cilën po kalon Kosova,kërkon angazhim e përgjegjësi, maturi, tolerancë, bashkëpunim, unitet duke filluar nga liderët partiak, parlamentarët, populli. Sot më shumë se kurrë më parë kërkohet uniteti, syqeltësia, demokracia, vendosmëria, guximi për jetësimin e martirëve të rënë për ditët e sotme, si dhe realizimin e besimit të marrë nga populli pasë zgjedhjeve të fundit. Nga ju parlamentarë dhe lider të partive politike kërkohet të bisedoni hapur , butë dhe qetas për problemet sfidat, propozimet dhe për të gjetur rrugët më të mira për ndertimin e institucioneve dhe marrjen e plotë të kompetencave nga ndërkombëtarët. Ju delegatë të parlamentit të Kosovës duhet të punoni me përgjegjësinë më të madhe për t’i realizuar detyrat  e marra dhe premtimet që ia keni dhanë elektoratit dhe popullit.Detyra e juaj kryesore është që ju të angazhoheni për një bashkëpunim sa më të madhë , unitet, solidaritet, tolerancë e mos lejoni që të bini pre e interesave personale: karierizmit, familjarizmit,bajraktarizmit, xhelozizë, urrejtjes, interesave partiake, etj,kur është në pyetje çështja kombëtare. Ju duke i dënuar dhe luftuar ashpër dukurit negative, e pas ju edhe elektorati dhe populli  shumë shpejtë do ti realizojmë interesat tona shekullore e kombëtare. Çdo herë kur flisni apo propozoni diçka mos ngulni këmbë e mos kërkoni që propozimi i juaj të ju imponohet të tjerëve me forcë e dhunë, sepse mu atëherë shkelni rëndë në normat demokratike mbi gjakun e derdhur dhe pengoni marrjen sam ë të shpejtë të kompetencave nga ndërkombëtarët dhe ndertimin e shtetësisë së Kosovës.

1.Delegatë të nderuar, sa më parë që të largoheni nga interesat personale, karrieriste, e t’iu ofroheni interesave kombëtare, por çdo herë duke i respektuar e zbatuar normat demokratike aq më shpejt dhe të sigurt do t’i ndërtoni institucionet tona, të cilat janë bazë themelore për ndertimin dhe pavarësimin e plotë të shtetësisë së Kosovës.

2. Sot nga ju anëtarë  të Parlamentit të Kosovës dhe ju liderë partiakë kërkohet që ta harroni të kaluarën e të koncentroheni ne të sotmen e për ardhmërin e  Kosovës dhe popullit të saj.

3. Parlamntarë, para se të hyni në parlamentë, harroni akuzat, simpatit partiake, përqarjet dhe përcaktohuni për zgjedhjen e problemeve ne mënyrë demokratike, sepse elektorati ua ka besuar një detyrë të rëndësishme kombëtare (atë e keni pranuar edhe vetë) u ka besuar në aftësitë tuaja intelektuale dhe konceptet tuaja plurale të cilat na shpiejnë drejtë një ardhmërie më të mirë.

4.Debatet tuaja pozitive e nxisin (motivojn) të punojnëme përkushtim të madh në realizimin e detyrave që kanë ndaj çështjes madhore kombëtare.

5.Nga ju (parlamentarë) kërkohet të zhvilloni luftë të ashpër ndaj dukurive të ndryshme  negative në keqpërdorimin e pushtetit sepse ky është një virus i rrezikshëm i cili shumë shpejtë përhapet.

6.  Probleme dhe pengesat që paraqiten tek ju, mendoj se nuk duhet dalur në popull, por ato duhet zgjidhur mbrenda së bashku dhe pa frikë.

7.Shteti nuk ndertohet vetëm duke i kritikuar të tjerët, kur vetë ske punuar asgjë, siq po veprojnë disa parti të majta, dhe ca ‚‘‘ liderë ‚‘‘ të dalë (si këpurdhat pasë shiut) nga malet e pas luftës së Kosovë.

8.Parlamenti duhet të bëjë më shumë konsultime, analiza për ti zgjedhur në vende kyqe më të aftit dhe më të dëshmuarit.

9. Rruga drejtë Parlamentit të Kosovës nuk është e shtruar me lule,por ajo është një rrugë e thepisur ne të cilën do të ecni ju, e pas jush populli.

10.Populli e di shumë mirë se hyrja në parlamentin e Kosovës është një rrugë shumë e vështirë sepse kjo hyrje do të thotë; fillimi i ndertimit të shtetësisë së Kosovës. Ndertimi i shtetit juridik dhe përgatitja për një rrugë më të mirë pra për pavarësinë e plotë të Kosovës.

11.Para se të merrni vendime të rëndësishme kombëtare mendoni për martirët që ranë për çlirimin e Kosovës gjatë shekujve, për Komandantin legjendar  Adem JASHARIN me familje e shokë, mendoni për ministrin e mbrojtjes të republikës së Kosovës, z.Ahmet Krasniqi, për gazetarin, analistin, poetin dhe këshilltarin e Dr. Ibrahim Rugovës , z. Xhemajl Mustafa, kolonelin e madh Tahir Zemaj, e shumë e shumë tjerë, mendoni për të burgosurit, të persekutuarit, të vrarit, mendoni për ushtarët e UÇK-ës, por mos harroni edhe për të pagjeturit dhe pengjet e luftës në burgjet serbe.

12.Populli i Kosovës bëri atë çka duhej ta bënte ndoshta…,edhe më parë për lirinë dhe ardhmërinë e të gjithëve që jetojnë në tokën DARDANE.

               Sot populli nuk flet, ai heshtë sepse mjaft ka folur e luftuar ballë për ballë me shkaun. Ai sot po ju shikon  me shumë maturi se si po punoni, sa jeni të vendosur në realizimin e kërkesave të popullit (të cilat janë edhe të juajat).

13.POpulli  me vëmendje të madhe i dëgjoi dhe i regjistroi në memorien e tij, propozimet e juaja gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit, ai lëvizte nga një tubim në tjetërin, ai lexonte shtypin ditor, dëgjonte radion dhe televizionin, në mbrëmje u bënte analiza propozimeve të juajadhe në fund u përcaktua që votën e tij t’ia jep më të mirit, më të aftit. Disa po thonë gaboi…, populli.., unë po ju them hapur, se populli kurrë nuk gabon, populli është univerzitet, është gjykatësi më i mirë i çdo gjëje.

14.Parlamenti i Kosovës nuk është fitore e PDK-ës.., siq po thonë disa, por ai është një fitore e popullit të Kosovës,është një fitore e demokracisë, urtësisë, tolerancës, është fitore e sakrificës shumëvjeqare të popullit tonë.

15.Lirinë nuk e solli Amerika, e as NATO, por ate e solli gjaku i derdhur i bijve dhe bijave më të mirë të popullit shqiptarë. Ne parlamentin dhe institucionet tona ka individë që ngjarjet-demostratat e vitit 1981 i quanin“NACIONALISTE“; ndersa ne studentëve na quanin “IRREDENTISTË“. Populli i Kosovës dhe ne mërgimtarët me vëmendje të madhe po e përcjellim punën e parlamentit të Kosovës, punën e qeverisë dhe të të gjitha institucioneve të Kosovës. Parlamentarëtë nderuarë ju bëjmë apel që ti koncentroni të gjitha forcat tuaja mendore fizike e intelektuale në jetësimin dhe zbatimin e metodave demokratike, sepse vetëm duke i realizuar ato ne ecim drejtë realizimit të amanetit të martirëve të rënë. Sot populli po heshtë, është rritur deri në skajshmëri, korrupcioni, familjarizmi, karierizmi, bajraktarizm..,e shumë dukuri tjera negative siq është, papunësia, varfëria, skamja.., populli di të pres , ai di ti respektoj institucionet e veta, por një ditë kur ai ta humb durimin me siguri se ju nuk do të keni vend dhe jetë në tokën e Kosovës.

16.Mërgimtarët të cilët nuk kursyen asgjë për pavarësin dhe çlirimin e Kosovës sot si duket janë lënë pasë dore dhe nuk respektohen e nderohen nga institucionet e KOsovës.Kudo që të shkoshë për të nxjerrë dokumente të nevojshme njeriu hasë në korupcion, familjarizëm, mosefikasitet, gënjeshtra, e çka jo tjetër. Akoma nuk është stabilizuar gjendja me energji elektrike, me ujë, komunikcioni akoma i stërmbushur me automjete, akset rrugore të shkatrrura, fakultetet e spitalet me prof, e mjekë të korruptuarë. Ku janë organet policore të Kosovës, ku para syve të tyre vidhet-droga, blehet e shitet ajo. Sa lartë është ngritur prostitucioni, e sqan kokën kushë për këtë problemë. Sa stimulohen profesorët e Univerzitetit…, ç’farë paga kanë ata ? , në ç‘ farë gjendje të varfërisë jetojnë ata ? Sa euro duhet paguar ( dhe sa duhet pritur) mërgimtari për ta nxjerrë pasaportën ?     Delegatë të  Parlamentit të Kosovës këto janë disa këshilla dhe shqetësime të popullit të Kosovës dhe të  mërgimtarëve tanë. Mbetem në shpresë se këtë letër do ta lexojnë ndonjëri nga deputetët e Parlamentit të Kosovës.

 

Punuar me 29.03.2010

Weingarten-Gjermani



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora