E premte, 26.04.2024, 08:55 AM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Çfarë fshihet pas ndërtimit të varrezave greke të vitit 1940-1941?!

E shtune, 27.03.2010, 11:00 PM


ÇFARË FSHIHET PAS NDËRTIMIT TË VARREZAVE GREKE  TË VITIT 1940-1941?!

 

Skandali i ndodhur në paradën greke në Athinë më 25 mars me thënie raciste nuk qe rastësi, as incident, por ka prapavijë serioze, kjo është paralajmëruar para disa ditësh nga qarqet nacionaliste greke.

 

Nga Arben LLALLA

Historian

 

Më 25 mars Kuvendi i Shqipërisë me 66 vota pranoi që në Shqipëri të ndërtohen dy varreza gjigante greke në kujtim të ushtarëve grek të vrarë në luftën italo-greke 1940-1941. Të gjithë ata deputet që votuan kanë bërë tradhti kombëtare, njëri nga këta është deputeti Dritan Shehu i cili ka lidhje të forta me grupet nacionaliste greke. (Këtë e dinë të gjithë emigrantët shqiptar në Selanik sepse Dritan Shehu ka bëri disa lëvizje të dyshimta në vitet 2000-2004). Kuvendi i Shqipërisë e aprovojë këtë ligj në ditën e pavarësisë së Greqisë (25 mars 1821-2010) dhe në të njëjtën kohë kur kryetari i Fondacionit grek për Amerikën Michalis Servos i shkroi Kryetarit të Republikës së Shqipërisë z.Bamir Topit më 15 mars një letër të hapur ku kërkonte autonominë e Vorioepirit. Prandaj nuk është e rastësishme edhe kënga e trupave speciale greke në ditën e festës së 25 marsit për hakmarrje ndaj shqiptarëve.

 Kush ka jetuar në Greqi i njeh mirë grekët në zakone dhe psikologjinë primitive që udhëhiqen. Për të qenë më i qartë kush ka dëshirë të mësojë rreth karakterit grek le të lexojë librin e shkrimtarit grek Nikos Dhimu “Fatkeqësia të jesh grek”, një libër që është botuar për herë të parë më 1975 dhe deri më sot është ribotuar 23 herë. Shkrimtari grek Nikos Dhimu në 19 qershor të 2009 deklaroj për gazetës e madhe amerikane New York Times se "Ne kemi folur gjuhën shqipe dhe vet thirreshim romei, por pastaj Winckelmann, Gëte, Victor Hugo, Delacroix, ata të gjithë na thanë, 'Jo, ju jeni grek, pasardhësit e drejtpërdrejtë të Platoni dhe Sokrati,".

Komentet ua kam lënë të tjerëve të merren me librin dhe thënien e studiuesit dhe publicistit grek Nikos Dhimu.

Greqia kur ka probleme të brendshme ekonomike gjithnjë nxjerrë në dukje çështjen me fqinjët e saja që vëmendja e popullit grek të mos përqendrohet në problemet e brendshme, por në mbrojtjen e çështjeve të tyre nacionaliste.  

 

Ushtarët grekë: Grek nuk bëhesh kurrë o derr shqiptar
Ushtarët grekë: Grek nuk bëhesh kurrë o derr shqiptar
LETËR E HAPUR

Nr. Prot. 15-03-2010

Drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij z. Bamir Topi inderuar z. President,

I nderuar z. President,

Siç e njeh dhe Shkëlqesia juaj, Akademia e Shkencave, përbën institucionin më të rëndësishëm shkencor të çdo vendi. Synimet kryesore të çdo akademie janë: ndërmarrja e studimeve dhe hulumtimeve në fusha të ndryshme të shkencës, publikimi i tyre, bashkëpunimi me rrjetin e institucioneve të saj dhe me institucione të tjera si dhe me universitetet në Shqipëri, pjesëmarrja e potencialit shkencor të saj në veprimtari të ndryshme, si dhe krijimi dhe përforcimi i lidhjeve dhe i bashkëpunimit me Akademi të huaja.

Me ndryshimin e regjimit në Shqipëri, kur ra sistemi i Partisë së Punës, besuam se Akademia do t’i përkushtohej një vepre të pavarur, pa u ndikuar nga idetë nacionaliste dhe duke qëndruar gjithmonë brenda kuadrit te bashkëpunimit dhe të miqësisë së sinqertë.

Viti 1998 solli botimin e Akademisë me titull: «Platforma për zgjidhjen e çështjes Shqiptare», një botim i cili karakterizohet prej një shovinizmi të pa fre, përderisa mbron «bashkimin e gjithë shqiptarëve në një shtet etnik», dhe «hapësirën etnike shqiptare historikisht», e shtrin shumë më tej krahinave që banohen prej Shqiptarëve, në ish Jugosllavinë, ose duke përfshirë edhe Prevezën, Kosturin dhe Follorinën.

E njëjta taktikë ndiqet edhe në botimin e ri të Akademisë që është «Fjalori Enciklopedik Shqiptar».

Në të dy vëllimet që qarkulluan prej tij, «Fjalori Enciklopedik Shqiptar», përsërit të njëjtat gjëra dhe këmbëngul për prejardhjen etnike Shqiptare të Artës, të Janinës, të Prevezës dhe Igumenicës, krahina të cilat i përkasin Greqisë të paktën që me vendosjen e vijës kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Gjithashtu, shpesh bëhet falsifikimi dhe përvetësimi i historisë helene, sidomos e pjesës që ka lidhje me Epirin. Shpifës dhe shpërfolës është gjithashtu Fjalori në fjalë, për Minoritetin Etnik Grek. Ai nuk përmban trajtime të ndryshme lidhur me përcaktimin e Minoritetit Etnik Grek dhe as për rolin që luan në shtetin shqiptar.

Në pikën që i referohet termit «Dropull», (një krahinë me popullsi greke, që edhe regjimi i E. Hoxhës e njihte si krahinë minoritare, qoftë për propagandë, mbahej si simbol i përfaqësimit të gjithë Minoritetit Etnik Grek), popullsia greke e saj nuk konsiderohet autoktone dhe as përcaktohet periudha historike e vendosjes së grekëve aty.

Gjithashtu Fjalori cilëson banorët e dy fshatrave të Dropullit: Frashtan dhe Lugar si shqiptarë.

Për treva të tjera me popullsi greke, siç janë Vurgu, krahinat e Delvinës, Theologo, Livadhja nuk përmendet kombësia e banorëve tyre, ndërkohë thekson se kjo popullsi i përket minoritetit Grek.

Për popullsinë e Livadhjasë nuk përmendet kombësia greke e saj, po ashtu edhe për popullsinë e krahinës së Himarës, e cila është gjithmonë në shënjestër të politikës nacionaliste shqiptare.

Gjithashtu bëhen përpjekje që të krijohet imazhi se në krahinat me popullsi greke mbizotëron elementi shqiptar me prezencë historike. Fshatrat përmenden me emrat që imponoi shteti shqiptar ose i kishte vënë arbitrarisht Partia e E. Hoxhës.

Në Fjalor nuk përmenden personalitetet e Minoritetit Etnik Grek, ndërsa tek referimet e pakta që bëhen në figurat e tij, thuhet se kanë prejardhje nga prindër me kombësi greke, ose thjesht janë shqiptarë.

Të nderuar zotërinj!

Letra ime ka për synim të publikojë një çështje që ka lidhje me veprimtarinë e Akademisë suaj të Shkencave, që ka për qëllim t’u kundërvihet fakteve historike të cilat vërtetojnë prezencën e lashtë në trojet e veta të Grekëve të Shqipërisë.

Nacionalizmi është një këshilltar i keq, veçanërisht në trevat e Ballkanit, përderisa gjithmonë ka shtyrë popujt që jetojnë këtu, në luftëra të përgjakshme dhe shumëvjeçare.

Prandaj, në kuadrin e kompetencave tuaja, do t’ju luteshim të ndërmerrni iniciativa konkrete për heqjen e fakteve absurde nga faqet e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, me qëllim që t’u vihet fre njëherë e përgjithmonë qëndrimeve nacionaliste.

Me respekt

Michalis Servos

Kryetari i Fondacionit Grek në Amerikë

 

Ndërtimi i varrezave kushtëzim dhe nënshtrim i Shqipërisë.

 

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë tregoji edhe njëherë se politikanët, ministrat, deputetët shqiptar u gjunjëzuan përpara presioneve greke për disa varre. Sot ndërtimi i këtyre varrezave na duket si diçka normale dhe e shenjtë, por grekët kanë arritur të ngrenë tezën për edukimin e brezave të ardhshëm grek se Shqipëria ka pushtuar Voriepirin(jugu i Shqipërisë) në luftën italo-greke. Të gjithë e dimë që po realizohen skenarë të tillë dhe heshtim, heshtim përpara tragjedisë që po na troket në derë. Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndërtimin e dy varrezave të ushtarëve grekë në vendin tonë ishte vënë si kusht për ratifikimit nga ana e Kuvendit të Republikës Greke të MSA-së mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Aprovimi për dy varrezat mund ti ishte kushti që Greqia të pajtohet për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në vendet e Shengenit ku bëjnë pjesë disa vende të BE. Duke qartë që Greqia për çdo votë pro Shqipërisë kërkon diçka jashtë çdo ligji Ndërkombëtare.

Lind pyetja: Çfarë kushti do të verë Greqia për anëtarësimin në BE Shqipërisë?

Mos po përgatitet terreni për shpalljen e autonomisë së Vorioepirit?!

E pra, Shqipëria sot udhëhiqet nga njerëz pa shtyllë kurrizore, pa dinjitet kombëtare sepse vetë faktet flasin. Shqipëria sot nuk paska burra, por meshkuj që pas pesë minutash kthehen në lavire. Por opinioni duhet të pyes pse Greqia nuk kërkon ndërtimin e varrezave të Ushtrisë Demokratike Greke (DSE) që udhëhiqeshin nga komunistët të vrarë në luftën qytetare 1946-1949 në territorin e Shqipërisë, në Mali Gramos?!

 

Rreth 10 mijë komunistë grek mund të jenë vrarë në Malin Gramoz

 

Në vitin 1946-1949 u zhvillua lufta qytetare në Greqi për pushtet midis forcave të djathta (IDEA) që ndihmoheshin pa rezerva nga Britania e Madhe, Sh.B.A. dhe forcave të majtat të njohura Ushtria Demokratike Greke(DSE) Në përfundim të kësaj luftës qytetare (1946-1949), u vranë 41.970 ushtarë të Ushtrisë Demokratike Greke që udhëhiqej nga komunistët, u dorëzuan 24.300, u kapën rob 23.950. U larguan nga Greqia për në vendet e Evropës, 70 mijë njerëz , pleq, gra dhe fëmijë.

Edhe pse të përçarë nga grindjet e brendshme, ushtarët e Ushtrisë Demokratike Greke(DSE) bënë një qëndresë heroike, por pa rezultat në malet e Vicit e të Gramosit, pak më në jug të kufirit me Shqipërinë. Edhe sot e kësaj dite, Gramosi ka një ngastër pa bimësi në terrenin e tij të pyllëzuar, ku ushtria mbretërore(IDEA) pati përdorur napalm, e para herë që ushtarët amerikanë mundën të vlerësonin efektet e kësaj lënde djegëse.

Ushtrija e majtë DSE e izoluar kishte përfituar ndihmë nga Shqipëria dhe vendet e tjera komuniste disa mushka me pushkë dhe dhjetëra topa. Strategjija e izolimit te forcave te Ushtrise Demokratike Greke në male ishte e gabuar dhe fatale. Ndërhyrja e aviacionit amerikan për asgjesimin e forcave të qëndresës ishte vendimtare. Forcat e djathta(IDEA) të mbretërisë greke kishin marrë nga aleatët e tyre Anglia dhe Sh.B.A ndihma ushtarake me vlerë 353, 6 milionë dollarë, ku hynin 159.922 armë të vogla dhe 4.130 mortaja e topa...

            Pra, duke parë që gjatë luftës qytetare greke 1946-1949 janë vrarë në tokën shqiptare qindra apo mijëra ushtarë grek, atëhere pse qeveria greke nuk kërkon të ndërtohen varreza edhe për këta ushtarë që u vranë për ideologji dhe luftë për pushtet?!

 

Varrezat shqiptare të zhdukura në Selanik

 

Në shekuj Selaniku ka qenë i banuar nga shumë raca njerëzish si grekë, shqiptar, turq, çifut, sllavë etj. Të cilët kishin edhe varrezat e tyre në këtë qytet. Ligji grek përcakton që të vdekurit duhet të kenë varr të paguar nga familjarët e tyre. Kështu bashkësia shqiptare që për shekuj kishte jetuar dhe punuar në qytetin e Selanikut kishin varrezat e tyre në një kodër. Por në vitet 1974-1976 qeveria e asaj kohe greke urdhëroi që të zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre të ndërtohej një lagje me banorë të gjallë. Sot ajo lagje quhet “TRIANDRIA”. Për çudi ende sot e kësaj dite nuk ka interesim nga qeveria shqiptare se ç’u bë me eshtrat e të vdekurve. Gjatë kërkimeve të mia historike në Selanik nuk gjeta asnjë dokumentacion që lagja Triandria kishte qenë varrezë e shqiptarëve. Në vitin 2003 ndesha në librin e Artë të Adresave të Selanikut një hartë ku si varrezë të shqiptarëve përcaktohej qendra Maqedoniko në lagjen e Neapolit. Por nga dëshmitë e njerëzve mësova se përpara kjo qendër kishte qenë varrezë e rumunëve dhe jo të shqiptarëve. E cila edhe kjo varrezë e rumunëve ishte prishur në vitet 1974-1976, me urdhër të qeveris greke. Për përcaktimin e saktë të varrezave të shqiptarëve në Selanik më ndihmoi djali i motrës së atdhetarit Avni Rustemit i cili në ato varreza kishte pasur varrin e prindërve. Në varrezat shqiptare në Selanik ka patur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, eshtrat e të cilit u kthyen në Shqipëri në vitin 1976. Janë të vetme eshtra që nuk i zhdukën grekët gjatë prishjes së varrezës shqiptare. Po kështu një dokument për ekzistimin dikur varrezë e shqiptarëve lagja Triandria është botuar në Gazeta e Athinës në shtator të vitit 2002. Ku Shahin Qenan Mesareja nipi i gjeneralit turk me kombësi shqiptare Hasan Tahsin Pasha deklaron se varri i Hasan Tahsin Pashës ka qenë në varrezat shqiptare në Triandria në Selanik të cilat janë zhdukur. Gjenerali Hasan Tahsin Pasha ka shërbyer komandat i ushtrisë turke në Greqinë e Veriut. I cili më 26 tetor të vitit 1912 u dhuroi grekëve qytetin e Selanikut midis pretendimeve edhe të ushtrisë bullgari. Shteti grek mund të zhduki varrezat e çdo kombi jogrek, ndërsa Shqipëria duhet të nderojë ushtarët grek që janë vrarë në Shqipëri si pushtues në luftën italo-greke të vitit 1941.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora