E marte, 23.07.2019, 09:43 PM (GMT+1)

Editorial

Albert Shabanaj: Bashkimi Kombëtar i detyrueshëm

E enjte, 28.01.2010, 10:59 PM


BASHKIMI KOMBËTAR I DETYRUESHEM

Nga Albert Shabanaj

Ribashkimi i trevave shqiptare është një elan i pa frenimshem nder shqiptare dhe fondamental për arritjet kombëtare,por edhe për arritjet e diplomacive ndërkombëtare.
Për arritjet shqiptare e them se me ribashkimin tone kombëtare, ngritën aftesit për vetëmbrojtje,zhvillim ekonomik, kthimin e vetëdijes kombëtare dhe si përfundim ngritjen e efikasitetit për përfshirjen ne Bashkimin Evropian.
Pse është fondamentale edhe për diplomacinë evropiane? Sepse nëse bashkësia evropiane vazhdon te heziton ne zgjidhjen e qeshjes shqiptare, do te jetë e dënuar nga vete Zoti,për te u përballur me lloj-lloj situatave destabiliteti te gjer...
Anashkalimi i problemeve te shqiptareve, nga qendrat vendimmarrëse duhen ta kenë parasysh faktin se Ballkani, përsëri do te kthehet ne fuqi te pa kontrolluar baroti,me përmasa te rrezikshme për rajonin,por edhe për Evropën dhe tere boten. 

Prandaj, copëtimi i vazhdueshëm të shtatë milionë shqiptarëve në hapësirën ballkanike,duhet te jete mire i menduar nga fuqitë vendimmarrëse, të cilat qoftë për shkaqe  te  sferave  te tyre  interesit dhe aleancave te ngritura,qofte mëdyshja tyre,ndaj religjionit te shqiptareve. Fuqitë e mëdha, nëse nuk i marrin seriozisht kërkesat e natyrshme shqiptare, si përfundim,do te përballen me një lufte te quajtur te katërt botërore. Qasja e qendrave vendimmarrëse ndaj çështjes shqiptare,sa ishte  ironike aq është edhe qesharake dhe fare pa vlere deri me sot... Qesharake them se  Popujve sllav ua njohën të drejtën për vetëvendosje si dhe rregullimin e kufijve me marrëveshje, ndërsa 3 milionë e me shume shqiptarëve, edhe pse përbënin popullin e tretë numerikisht në ish-Jugosllavi, të cilët si dhe popull autokton me  territore kompakte, të banuar me mbi 85% të tyre, kjo e drejtë iu mohua shqiptareve. Thash ironike,sepse tërë angazhimi i Fuqive vendimmarrëse,u katandisen me shume konferenca ndërkombëtare,qe nga ajo e Hagës,  Dejtonit,e deri te ato te Rambujes dhe Parisit,si dhe një sere  rezolutash të  Këshillit të Sigurimit të OKB-s qe flisnin vetëm për sigurimin e të drejtave njerëzore të shqiptarëve, dhe assesi për te drejtat kombëtare te mbi 3 milion shqiptareve. Ata zotëri,  te atyre konferencave e dinin mire faktin qe shqiptaret ishin dhunshëm te përfshire ne atë far shtetin e sllaveve te jugut te quajtur Jugosllavi.E dinin mire që me aneksimin e trevave shqiptare nga Jugosllavia më 1918-1999 dhunshëm ishin futur në përbërje të ish atij fantom shteti i quajtur Jugosllavi.
Gabimet u përsëriten edhe ne konferencën e Rambuje dhe Parisit,por edhe te Vjenës, ku shqiptareve ju afrua aspak pavarësi  e me pak autonomi (vitit 1974) 
Duke ruajtur sovranitetin e një shteti qe nuk ekzistonte vite me pare...! 
Është fakt i pakontestueshëm  se me nënshkrimin e marrëveshjes mbi elementet e ruajtjes se sovranitetit të Jugosllavisë,në Rambuje dhe Paris,por edhe ne Vjenë,shqiptaret nuk fituan asgjë te rëndësishme për pos spostimit  te  qeshtjes madhore kombëtare. Me ne fund ishte dhe u be ashtu siç e pat paralajmërua Titani i qeshtjes kombëtare bacë Adem Demaqi. Ne ato konferenca mendoj se ishte rasti por edhe mbulesa e gjakut te derdhur ne Kosovë,qe te arrihet një marrëveshje fatlume për shqiptaret duke korrigjuar gabimet historike ndaj tyre. Duhej qe nga fuqitë e mëdha te arrihej shkëputja pa kushte nga ai far monstrum  shteti i cili nuk ekzistonte me...te arrihej ajo qe trimat dhe trimëreshat e kombit bënin çdo dite betimin ne vija te frontit ne Kosovë. Sipas burimeve te shumta për ato ngjarje thuhet se ato bisedime ne Rambuje, Paris dhe Vjene,kane qen te përfshira me qarje te mëdha... kane qene jo unifikuese ne mes politikes Amerikane preventive dhe asaj te Evropës evazive,por me e keqja qe edhe politika e shqiptareve te Kosovës ka qen skajshmërisht e ndare,fare e unifikuar,dhe tepër e konfrontuar mes vete...! Pra ne vende se te arrihet bashkimi kombëtare,si zgjidhje optimale,ose  shkëputja definitive e Kosovës nga ish-Jugosllavia,si zgjidhje e mesme. Kosova duhej qe te paktën te delte nga ato konferenca (Rambuje dhe Paris) me vone Vjene,si shtet i pavarur dhe sovran. Duke u krijua njëkohësisht edhe premisat për përfshirjen e saje, ne  integrimet rajonale dhe botërore. Pra ne vend te zgjidhjes meritore te qeshjes shqiptare u arrit te ruhet nostalgjia për Jugosllavin e disa personaliteteve të Unionit Evropian dhe sidomos të OKB-së,qe  insistohej edhe më tej në ruajtjen e integritetit të ish- Jugosllavisë, përkatësisht të një shteti qe nuk ekzistonte vite me herët...qe ishte shpërbërë qysh nga vitet 1990. Pra, edhe pas tërë atij gjenocidit, krimeve makabre  që bënë jugosllavët ndaj shqiptarëve autoktonë, këta te fundit nuk ngurronin që edhe më tej të trajtonin Kosovën si pjesë integrale të okupatorit, përkatësisht si koloni të Serbisë- Jugosllavisë  inekzistuese!!!
Pra indolenca e diplomacisë ndërkombëtare nuk lejoj, te ndaloj monstrumin e sllaveve te jugut mbi shqiptaret. Kjo është aq më brengosëse dhe fare e pa kuptueshme kur dihet fare mirë se proceset  e globalizimit si rend i Ri Botëror, nuk durojnë  kolonializmin dhe   ekzistimin e një kolonie në zemër të Evropës. Me këto pretendime dhe vendime të çoroditura,te diplomateve evropian te asaj kohe por edhe deri me sot,për nga logjika dhe kronologjia e tyre animaliste dhe arkaike ,patjetër të shpijnë të mendosh në periudha të ndryshme të dekadencës dhe inkuizicioneve mesjetare! Gjithnjë duke menduar në llahtarin e mbretëruar dhe tmerri i plojës, barbarisë së egër serbo-fashiste nëpër Viset e gjithandej shqiptare, në veçanti të Kosovës!!! 
Aq me pak behet e kuptueshme diplomacia ndërkombëtare,veçorish diplomacia e BE-se,
kur vihet parasysh  pakti i Stabilitetit të Ballkanit dhe të Evropës Juglindore të reklamuar me aq pompozitet nga Qendrat Ndërkombëtare Vendimmarrëse.

A do te përfshihet Evropa ne lufte, nga padrejtësitë e tyre politike ne Ballkan?

 Qendrat Ndërkombëtare Vendimmarrëse duhet ta kenë parasysh faktin se   margjinalizimi i këtij problemi tejet akut, që kërkon zgjidhje  të qëndrueshme afatgjate, Ballkanin përsëri do ta shndërrojnë në tampon zone  baroti te vendosur në trevat e copëtuara dhe të izoluara shqiptare. Shqiptaret do ta shihnin si tradhti te radhës ndaj interesave te tyre jetike nga fuqitë e mëdha,dhe si te zhgënjyer, shqiptaret do te luftonin pa i zgjedhur mjetet dhe kohen apo vendin deri ne vdekje, nga ndjenja e te lenurit vetëm,nga ndjenja e te tradhtuarit dhe neperkemburit!...
Nga ana tjetër do te forcoheshin nga përkëdhelja,çarqet ultranacionaliste sllave,te udhëhequra nga serbet,duke ushtruar dhunë  ndaj popullit të pambrojtur shqiptar në trevat e tyre etnike,duke filluar nga Ilirida, ku jetojnë shqiptaret..për te vazhduar ne Kosovën lindore..si dhe ne trevat shqiptare te malësisë se madhe (Mal te Zi) por edhe ne veriun e Kosovës dhe enklavat tjera serbe ne Kosovë. Ndonëse serbet e përkëdhelur nga politika ndërkombëtare,do te i rrisin apetitet  hegjemoniste dhe ekspansioniste, do te shkojnë edhe me larg, për te rishikuar raportet me Bosnjën (ndarjen e saj)
Duke mos harruar qermet e hesapeve te vjetra me Kroacinë. Ashtu qe nga ato konflikte te përmasave ballkanike demosmerisht  qe do te involvohen edhe Shqipëria,Maqedonia,Bullgaria,Greqia dhe me siguri dhe  pa dyshim qe edhe fuqitë e mëdha botërore. Gjithnjë nga pa rendësit e tyre te treguara ne kohe dhe hapsir.
Fuqitë e mëdha, duhet të jene  të vetëdijshme për faktin se me këto copëtime dhe aneksime të trevave shqiptare, ne favor te shteteve të reja sllave, që u krijuan pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, nuk do te tolerohen nga shqiptaret. suspekti i gjere të antagonizmave, aversioneve të thella dubioze te diplomacisë EUronderkombetare dhe mediokritetin infantil të aversioneve , eksemlifikacioneve, diskrepancave dhe paradokseve tjera sikurse po ju shërbejnë interesave pansllaviste… Pra sjelljet evazive te politikave te EUronderkombetareve na detyron të mësojmë dhe te mos e harrojmë, përsa i përket një zgjidhjeje emergjente dhe konstruktive të çështjes madhore të Kosovës, nuk mundet të arrihet me bisedime apo kompromise siç kërkohet nga serbo-rusët dhe nga diplomatët evropian.  
 Etnikumi shqiptare, përkatësisht gjuhësore, arsimore, shkencore, kulturore, dhe sidomos ajo ekonomike po dezintegrohen jo më në dysh, por në shume pjesë të tjetërsuara dhe të izoluara me kufij të vjetër dhe të rij, duke mbetur 4 pjesë në mëshirën e qarqeve sunduese sllave dhe greke. Me këtë është atakuar rëndë qenia kombëtare dhe rrezikuar dukshëm ekzistenca e shqiptarëve autoktonë. Shqiptaret  po trajtohen si të padëshirueshëm nga qarqet evazive ndërkombëtare. Përsëri po përkrahet shovinizmi  në këto vende të Ballkanit Perëndimor. Për këtë na dëshmojnë diskriminimi dhe shtypja ne vazhdimësi ndaj shqiptarëve autoktonë në Kosovën lindore,Ilirid,Mal te Zi por edhe ne Kosovë ku veprojnë strukturat terroriste ne veri dhe gjithandej neper enklava serbe. Ashtu si në të kaluarën edhe sot Evropa, në mënyrë indolente, tepër apatike, por dhe indiferente, vazhdojnë t'i shohin (përtej bregut) aktet e egra të masakrit mbi popullatën civile në (Brodec)te Tetovës,burgosjet politike etj... ne Iliridë,burgosjet politike te montuara ne Mal te Zi,burgosjet dhe shtypjen sistematike te shqiptareve ne Kosovën lindore, por edhe skenarët e parapërgatitjeve, kërcënimeve terroriste te politikes se Beogradit ne veri te Kosovës. Perëndimi, i ndikuar nga propaganda ortodokse, ende nuk është zgjuar nga amullia, ende nuk vrojton Demonët, Mizantropët dhe Filisterët e llojit të vet, në stilet e njohura infantile patologjikisht të sëmurë për (tokë të djegur) Perëndimi, ende beson në mjeshtërit e errësirës së llahtarit sllav!!! 
Perëndimi, nuk ia dha dënimin e merituar serbëve, për masakrat dhe shkatërrimet në masë që shkaktoi në Ballkan. Serbia është mirë duke i shfrytëzuar, maksimalisht po i shfrytëzon hamendjet dhe luhatjet e Evropës, madje me një iracionalizëm dhe dinakëri të hollë po i tejkalon, indolencën, animozitetin, aneminë, anashkalimet dhe paradokset e tjera të politikes perëndimore. 
Perëndimi u tregua anemik, përballë trysnive dhe antagonizmave (kundërshtimeve) të vazhdueshme ruse-pansllaviste, për zgjedhjen emergjente dhe fatlume (konstruktive) të çështjes madhore të Kosovës. 
Serbia duke e shfrytëzuar apatinë e Evropës dhe qarjet ekzistuese në Evropë, vazhdon të mos ndryshohet dhe të mos lëvizë fare nga logjika prej krimineli, përkundrazi vazhdon të luajë me kursin dhe logjikën e tyre djallëzore, duke kërcënuar me luftëra të reja në Kosovë,Bosnje,Kroaci. 
Ndonëse, gjithnjë duke menduar në animozitetin, indolencën dhe anashkalimeve që po i bëhet të vërtetës, me aprovimet dhe miratimet e tjera të perëndimit ndaj plojës dhe barbarisë serbe në Kosovë dhe kudo, shihet qartë se agonia e thellë (shumë shekullore) etiken dhe ndërgjegjen e fjetur dhe evasive të disa qarqeve dhe faktorëve relevantë…Po e bën secilën herë më të fuqishme bindjen Shqiptare, se e vetmja rrugë për të mbijetuar është BASHKIMI GJITHKOMBËTAR! 

Ribashkimi Kombëtare  Shqiptare shpëtim, por shpëtim edhe për Evropën 

Nga e kaluara kemi vërtetuar se kombi shqiptare,nuk mundet te ju përballet stuhive politike dhe ekonomike si trup  i amputuar... Pasojat e dezintegrimit të shqiptarëve janë te  katandisura me  tragjedi shumëdimensionale,me qe ato tragjedi politike u ceken me larte,tani  po i  theksojë ato të natyrës ekonomike. Kjo, kur kemi parasysh faktin se ndër faktorët më të rëndësishëm integrues të trevave shqiptare në të ardhmen rol të veçantë duhet të luajë integrimi ekonomik nëpërmes bashkëpunimit ndër-rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor, krahas integrimit të tyre në Unionin Evropian,kjo do te vleje  edhe  vendeve të tjera te Ballkanit Perëndimor. 
Pra në aspektin ekonomik, ky integrim do te parandaloj shpartallimin e mëtutjeshëm te  tregut gjithëkombëtar Shqiptare,  që ishte i shkatërruar shekuj me radhë. Mendoj se  me përfshirjen e të gjitha tregjeve te trevave shqiptare në një tërësi kombëtare,do te arrihej një bum ekonomik kombëtare,duke u krijua  një lidhje marrëdhënieve ekonomike midis subjekteve të ndryshme ekonomike në suaza të tërësisë etnike gjithëshqiptare, si në tregti, zejtari, bujqësi, industri, xehetari, turizëm, energjetikë, komunikacion, arsim shkencë, si dhe shume e rëndësishme, shtegtimin e kapitalit dhe të punësimit. Mendoj se,ky integrim midis trojeve shqiptare,kushtëzon  ngecjen e forcave prodhuese dhe mundëson rënien drastike të papunësisë dhe rimëkëmbjes ekonomike midis tyre, njeherit duke eleminu varfrin dhe  prapambetjen e theksuar të gjitha trevave shqiptare, të cilat edhe pse janë tejet të pasura me  pasuri nëntokësore dhe begati të tjera natyrore, njëherësh janë edhe më të varfrat në Evropë.   
Prandaj ribashkimi kombëtare dhe kontributi rreth  projektit për bashkim, aq sa është akt moral është edhe interes personal i secilit shqiptare veç e veç. Shkakun e  prapambetjeve kaq të theksuara në trevave shqiptare sot duhet kërkuar në copëtimin dhe dezintegrimin Kombëtare.
Rroftë Shqipëria e shqiptareve!   



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT