E premte, 26.04.2024, 07:53 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Bechtel & Enka’ fituese për ndërtimin e autostradës Morinë – Prishtinë – Merdar

E marte, 19.01.2010, 08:58 PM


Bechtel & Enka’ fituese për ndërtimin e autostradës Morinë – Prishtinë – Merdar

Kompania amerikano-turke Bechtel & Enka ndërton autostradën e parë kosovare

Nga Milazim KADRIU

Komiteti Ndërministror vendosi të publikojë emrin e fituesit të tenderit për ndërtimin e autostradës, Morinë-Prishtinë-Merdar. Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj konfirmoi se fituese është kompania Bechtel-Enka. Kompania, e cila bëri rrugën Durrës-Kukës, e vazhdon edhe me Kosovën. Autostrada Vërmicë-Prishtinë - Merdar është autostrada kosovare që do të ndërtohet nga firma turko-amerikane. Në një garë të ngushtë për të fituar këtë tender ishin dy kompani, ajo amerikano-turke Bechtel & Enka, që është duke ndërtuar edhe një pjesë të autostradës në Shqipëri, si dhe kompania Strabag nga Austria. Ndryshe, në garë për të fituar këtë tender kanë qenë së pari 7 kompani, ajo Alpine nga Austria, Bechtel & Enka amerikano-turke, Makyol nga Turqia, Pizzaroti nga Italia, Porr nga Italia, Strabag nga Austria dhe Terna nga Greqia. Nga te gjitha kompanitë që kanë konkurruar, vetëm dy kanë dhënë ofertë finananciare, Beachtel me 600 milionë euro dhe Strabag me 1 miliardë euro.

Ende nuk dihet kostoja e kësaj rruge, ndërsa fondet e para jepen nga buxheti i Kosovës

Qeveria e Kosovës e ka aprovuar vendimin e Komitetit Drejtues Ndërministror për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdar

Sipas një vlerësimi të përafërt, kostoja e projektit do të jetë rreth 700 deri në 800 milionë euro. Ndryshe, autostrada Morinë-Prishtinë-Merdar, ka një gjatësi prej 117 kilometrash. Sipas të dhënave të Ministrisë, traseja e autostradës parashihet të kalojë në tetë komuna dhe me asfalt do të mbulohen 1.062 hektarë tokë. Duke vlerësuar të suksesshme ndërtimin e autostradës Vërmicë-Prishtinë-Merdar, kryeministri Hashim Thaçi, tha se me ndërtimin e kësaj autostrade do të përfitoj shteti i Kosovës. “Me ndërtimin e kësaj autostrade Kosova lidhet me korridoret evropiane, krijohet infrastrukturë moderne të standardeve më të larta evropiane dhe botërore, përshpejtohet zhvillimi ekonomik i vendit tonë, si dhe krijohen me mijëra vende të reja të punës”.Sipas disa parashikimeve punët ndërtimore në autostradën Morinë-Prishtinë-Merdar do të përfundojnë brenda tri vitesh.


(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora