E premte, 26.04.2024, 01:49 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Hajdin Islami: Shënohet 11-Vjetori i Masakrës së Reçakut

E diele, 17.01.2010, 05:22 PM


Reçaku sot dhe Kompleksi Përkujtimor
Reçaku sot dhe Kompleksi Përkujtimor
Shënohet 11-Vjetori i Masakrës së Reçakut

Nga Hajdin Islami,Vushtrri-Kosovë

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Prizren, rrugë kjo që lidh dy qytetet më të mëdha të Republikës së Kosovës,gjendet fshati Reçak, i cili ka larg vetëm 2 km komunën e Shtimes. Ky fshat u bë i njohur në botë për masakrën që forcat çetnike të Millosheviqit zhvilluan mbi popullatën shqiptare. Tanimë për nderë të të rënve për lirinë e shtetit të Kosovës, është ndërtuar Kompleksi Përkujtimor i cili mban emrin “Masakra e Reçakut”. “Tash kur e kemi shtetin tonë të Kosovës edhe Reçaku frymon lirshëm,ky fshat po ecën përpara pasi çdo ditë po ndërtohet, njerëzit ju kanë kthyer normalitetit,nxënësit shkojnë në shkollë”, shprehen banorët e Reçakut. Por edhe sot e kësaj dite banorët e këtij fshati dhe të gjithë Kosovës e kanë të freskët tragjedinë që forcat serbe ushtruan mbi popullin shqiptarë, duke i masakruar ata, gjë që edhe botën e kishin tronditur veprimet çnjerëzore që çetnikët serb i kishin bërë popullit shqiptarë. Vitet po kalojnë dhe tash kur po shënohet 11-Vjetori i Masakrës së Reçakut, kanë filluar aktivitete të ndryshme për shënimin e kësaj date të rëndësishme për shtetin e Kosovës. I gjithë ky manifestim përkujtimor po mbahet nën patronatin e Komunës së Shtimes, e cila tashmë këtë datë e ka shpallur si datë të rëndësisë së veçantë. Pikërisht më 15 janar 2010 bëhen njëmbëdhjetë vjet që kur forcat çetnike serbe masakruan banorët shqiptarë të fshatit Reçak. Në 11-Vjetorin e kësaj dite janë paraparë aktivitete të ndryshme, ku të premten nga ora 9:00 deri në 11:30 do të bëhen homazhe dhe vendosje e kurorave dhe buqetave me lule në varrezat e Kompleksit Përkujtimor në Reçak, prej orës 12:00 deri në 12:50 do të mbahet një Orë përkujtimore në ambientet e Shkollës së Mesme në Shtime. Po ashtu do tu bëhen edhe vizita familjarëve të të rënve, ndërsa ata që i mbijetuan kësaj masakre do të tregojnë se çfarë masakre bëri Serbia ndaj popullit shqiptarë. 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora