E hene, 06.04.2020, 09:22 PM (GMT+1)

Editorial

Hadi Feri: Rama ka marrë tatëpjetën

E marte, 12.01.2010, 10:56 PM


RAMA KA MARRË TATËPJETËN

Nga Hadi FERI

Eu,eu!
Më të vërtetë është për tu habitur me këtë njeri.Ky,me sa po shihet, eshtrat e kafkës i ka të çara. Përse ky burrë vazhdimisht kapet për fatëkeqësit që ndodhin në Shqipëri për ta mposhtur rivalin e tij? Ma merr mëndja se ju kujtohet kur Shqipërinë e goditi thatësirë e madhe, kur hidrocentralet nuk mund të prodhonin energji elektrike,Rama e fajsonte Berishën për mungesë të rrymës Ju kujtohet edhe tragjedia e Gerdecit.Rama ,si duket, u gëzua që ndodhi Gerdeci për ta pagëzuar Sali Berishën me Sali Gërdecin(!).Mandej edhe vdekjën tragjike të Trebickës poashtu e mori si argument për ta sulmuar Berishën . Bllokimin e rrugëve nga dëbora e madhe që ra vitin e kaluar serish e mori si dështim të qeverisë Berisha. Tash, në rastin më të vështirë që po kalon Shqipëria nga përmbytjet katastrofale si rezultat i reshjeve të dëborës dhe shiut të menjëhershëm por edhe ngritjes së temperaturës,ku si rezultat i ngrohjes -dëbora u shkri menjëherë dhe ujërat u shtuan tepër vrullshëm,u rritën prroska e lumenj,liqenet u stërmbushën me ujë,dhe, ja, ndodhi përmbytja e cila ASPAK nuk ka të bëj me faktorin njeri. Rama me gjithë kasnecët e kasnecet e tij iu vërsulën qeverisë duke pohuar “se përmbytjet janë një dhuratë cinike e Berishës për shkodranët” me të vërtetë është papërgjegjësi e tij tepër e madhe dhe mëkat që nuk mund ti falet në asnjë mënyrë. Secili njeri që nuk e ka kafkën e plasaritur,për rastin konkret-përmbytjet që po ndodhin tani në Shqipëri, e din se kjo është forcë e Tjatërkuj,së CILËS ,njeriu është tepër i vogël për të iu kundërvëne dhe së CILËS duhet ti frikësohemi në mënyrë permanente sepse AJO mund të na denojë teper rëndë. Z.Rama, kështu,duke u bazuar në fatkeqësitë e njerëzve, nuk merret pushteti.Por edhe nese merret(gjë që ti shpreson),nuk e keni përkrahjen e njerëzve të njerëzishëm. Përkrahjen do e keni prej atyre njerëzve që bazohen në logjikën"bane Zot llugë" .Nuk di se sa më kupton Rama, por e di një fakt: Rama ka marrë tatëpjetën.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT