E enjte, 23.01.2020, 06:02 AM (GMT)

Editorial

Neki Lulaj: Janarët e lotëve të ngrirë gjatë historisë

E merkure, 06.01.2010, 09:59 PM


JANARET E LOTVE TË NGRIRË GJATË HISTORISË

Nga Neki Lulaj

Janaret e ngricave, e stolive dimërore e natyrës se mbuluar me pekun e bardhë e kjo e bardha simbolizon bardhësin edhe të shpirterave të botës se qytetruar.Janaret e lojërave të fëmijëve me topat e borës së bardhë kjo kështu ndodhë gjithëkund kurse për ne shqipëtaret janari është i shenuar si muaj pikëllimi,muaj,vaji muaj dhembje muaj i vrasjeve qe gjakosi borën e bardhë me gjakun e kuq te më të mirëve tanë...Gjatë janarve historik ne humbëm figurat me eminente të çështjës sonë patriotike dhe kombtare. A është e mundur qe të një popull kaq i vogël janarin e ngricave dimerore të këtë derdhur kaq lot dhe të këtë mbetur pa figurat me markante te historisë kombëtare. Unë besoi se Jo..Me 17 janar të viti 1468 ne Lezhë pushon se rrahuri zemra e trimit ze madh shqiptar dhe legjendar Gjergj Kastriotit -Skënderbeu,vdekja e të cilit shkaktoi humbje dhe dhembje të pazavëndsushme për shqipëtaret-e asaj kohe. edhe për shumë breza pas tij Edhe ne sot e kësaj dite këte figurë poliondrike e kujtojmë me nderë.e rrespekt . Me vonë trimi i Boletinit dhe i terë shqiparisë ne menyrë trathetare vritet pabesisht nga qarqet shoveniste të shkijeve dhe çetnikeve te Malit te zi . Pra me 23 janar te vitit1916- Gjuetija mbi shqipëtaret patriot s´ka te ndalur kështu qe Jusuf Gërvalla,Bardh Grërvalla dhe Kadri Zeka vritën pabesisht ne Untergrupebach te Stuttgartit ne natën e kobshme të 17 Janarit te vitit 1982 Gjahu i shtrigave dhe i gjakatareve mëkatar qe nuk u ngopën kurrë me gjakun e intelegjncës shqipëtare ishte vrasja ne Prishtinë e Enver Malokut me 11 Janar të vitit 1999.Vrasja tjetër makabre që kryhet ne natën e 17 Janarit te vitit 2002 ne Lagjën ?Fidanishte? në Pejë dhe vrasaja e intelektualit Smajl Hajdari..Dora e zezë e krimit dhe e trathëtisë zgjatë urrejtjën patologjike kundër shqipëtareve dhe me 4 Janar te vitit 2003 ne Pejë vrasin kalonel Tahir Zemen së bashku me djalin e tijë Enisin dhe kusheririn e afërt Hasan Zemën.
Humbje tjetër te madhe përjetuam , po ne janar të gricave dimërore pikërisht me 21 Janar te vitit 2006-pushon se rrahuri zemra e ikonës dhe Historisë me te re te shqiptarizmit intelektualit krijuesit ,njeriut me kulturë botërore dhe evropiane Themeluesit te Pavarëse dhe Gurthemeli i shtetësisë se Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës i cili ishte është dhe do të mbetet njeriu i pa zavendësueshem me politikën largëpamëse te popullit shqipëtar në Kosovë e me gjerë.
Vrasjet misterioze në Kosovë dhe Dukagjin:
Vrasjet dhe atetntatet për ne misterioze kurse për hasmin te planifikuara , skenuara dhe te kryera në mënyen me profesionale ngelën sëmundje kaceroze të pa zbuluara për popullatën shqiptare e sidomos per ata qe humbën dhe ngelën pa të dashurit e tyre . Në Kosovën e pas luftës ku me pa medyshje garatohet se nuk kishte me shkie që kishin guximin te benin atentate mbi shqipëtarët .Këto krime i bënë Kolaboracionistet qe ishin dje dhe janë edhe sot bashkëpunëtor te ngushtë të tyre.Vrasja e 4 janarit të vitit 2003 tronditi opinjonin publik shqipëtar ,me një fjalë tronditi gjithë shqiptaret kur mësuan lajmin e hidhur duke ndarë pjesën e dhembjës për këtë akt te shëmtuar të kryer nga dora e kriminelve shqiptar.?
Vrasja që at janar përgjaku edhe një herë Kosovën duke ja shtuar edhe tri plage te rënda ngase Kosova, ne të katër anët e saja kishte plagë të mëdha që kullonin gjak te njomë shqiptari gadi qe një shekull te shkaktuara nga shkijet e karpateve e me halle të tjera të mëdha qe përplasej e përballej populli i po sa dalë nga lufta me gjakataret e shkinisë të cilët Kosovën e shendërruan ne një fortifikatë të djegur dhe te shkrumbuar.Vrasja e Kolonel Tahir Zemaj,e djalit te tij Enisit dhe e kusheririt Hasan Zemaj në Kosovën e pas luftës rrisin dyshimin e ekzistimit te strukturave paralele te shkinisë ose te SHIK-ut ne vend .Kjo vrasje e rëndë politike ngeli enigmë e pa zbuluar dhe mister i asaj pasdite janari ne afërsi te Tregut te gjelbërt ne Pejë. A thua vrasesit e Kolonel Tahir Zemës me djalin dhe kusheririn fituan shpërblimin e premtuar duke i privuar këta nga jeta .Sigurisht po, por ata morën edhe Mallkimin e popullit dhe te historisë sonë kombëtare të shkruar me gjak,e vuejtje ..Po vërtetohet se kryekrimineli i Ballkanit me emrin Millosheviq la amanete të pa kryera për shqipëtaret të cilat dje dhe sot po ja kryejn me devotshmeri bijt e tij te betuar duke i vrarë patriotet me të devotshem të kombit., dhe atentat e kryera me herët e me vonë në të katër anët e vendit tonë.
At ditë te kobshme isha edhe vet mysafir nda diaspora në Pejë, me te mësuar lajmin e hidhur te trathëtisë se madhe udhëtova derjtë një fashati ne periferi Lajmi i krimit u përhap si rrufeja . .Plakosje dhembje heshtje varri ngushllim ne heshtje për ata qe nëpër damaret e tyre qarkullon gjak i pastër shqipëtari.
Gëzim krisma pushkësh refalla automatikesh degjoheshin nga disa shtëpi të afërta si,shenjë fitorje për bashkëpunëtoret e SHIK-ut. ose te strukturave te tjera kriminale.E Pse!
E vranë Kolonelin e dytë shqipëtar në Pejë, të parin pra Kolonel Ahmet Krasniqin, e patën vrarë me 21 shtator të vitit 1998 ne një pasdite të kobshme ne zemër të Kryeqytetit shqipëtar në Tiranë të cilin dy ditë me parë me urdhër te Qeverisë se atëherëshme shqipëtare e patën qarmatosur.? Kësi gëzimi pat Tirana dhe Beligradi edhe me 13 Gusht te vitit 1933 ku ne Selanik u vra mu nga dora shqiptare Hasan Prishtina. Vrasesi shqiptar nga burgu i dërgon telegram një Zonjes Xhemile e cila banonte ne Resnje te Maqedonisë ?Hasani u rregullua dmth,u vra unë jam mirë mos u shqetso?Ibrahimi me vonë është zbulue qe marrësi i telegramit nuk ka qen një grua por, një agjent i organizatës e cila interesohej për vrasjën e Hasan Prishtinës-marr nga libri Hasan Prishtina te autorit Dr Tahir Avdyli .?. Kurse per vrasjet qe kryhën ne Kosovë shpërblehen atentatoret dhe shetisin lirshëm ne kërkim te gjahut tjetër me te majem dhe ku shkakton dhembje e gjamë me shumë..
I tronditur nga dhembja dhe nga kjo qe mësova .,për atentatin dhe nga kjo që me degjonin veshet pyeta vetëvehten;? Çka i duhët këtij vendi liria me këta kriminel e bandit?,kështu duan të na shofin armiqet shekullor dhe ketë ndoshta? bën shkinija dhe parat e saja te pa numërta ,me të cilat edhe sot e kësaj dite hapin plagë e qelin varre te reja për shqipëtaret e mjerë.-Hej more ku e kanë vendin këta të mallkuar-! këta kriminel ogurzi !.Apo sot keta në Kosovë gjendën çdo kund si ne polici,parlament , nëpër Komuna, si zyrtar komunal ,në rrugë , ne vende udhëheqëse ,udhëtojmë me aeroplana edhe jashtë Kosovës-kanë imunitet ,shkojnë për ti vizituar edhe permendoret e herojve dhe të deshmorëve te kombit.Vrasja e vëllëzerve Gërvalla dhe Kadri Zekës me 17 janar të vitit 1982 na kujton se edhe ne këtë krim të Utergruppenbachut ishte e përzier dora e zezë vrastare trathëtisë shqiptare Duke i vrarë tre Lajmtarët e lirisë në ditët me të mira te aktivitetit të tyre patriotik për çeshtjën madhore kombetare ,mbi të cilat dyshimet e hedhura veq sa nuk bërtasin por kriminelet nuk i kapë pushteti aktual.Krisma tjetër vrastare e kriminelve dhe qelbësirave të kombit ndodhë po ne janarin e ftohët kur loti i dhembjës te ngrihet ne sy pa rrëshqitur faqeve teposhtë ,mbi dhembjën e madhe pra është atentati i mbrëmbjës së 17 Janarit të vitit 2002 ne Pejë ne Lagjën ?Fidanishte? vritet në pusi patrioti me namë qe rrjedh nga një familje e mirëfillt pateriotike të gatshem për tu flijuar të gjithë për lirinë e Kosovës ,intelektuali ushtaraku i UÇK-së deputeti autoritativ Ismail Hjadari,pikëllim vrasje makabre në derë te shtëpisë se tij, të cilit prita dhe pëcjellja ne natën e kobshme dhe ne momentin fatel kriminelat duke e ndalë rrymën elektrike dhe duke kryer atentatin flagrant,nga pabesija ne vetëvehte qe ti dalin ushtarakut të luftës ne dritë për ball.Këta janë ?trimat? mekatar qe si lakuriqet çyqar te cilët, i frigohën dritës por kafshojnë e vrasin ne pabesi dhe ne terr me maska .Për të gjitha këto vrasje të cekura dhe për vrasjet e tjera të kryera pas luftës në Kosovë SHIK-u duhët të jap përgjegjëje ose ti tregoi kriminelet ose është direkt e involvuar ne këtë ?kasaphane ? të intelektualve dhe patriotve me të mirë te kombit. Deshmitari i parë doli nga tunelli i errët i paqartësive në sypërfaqe Nazim Bllaca, i cili tregoi se kuit i ka shërby ,sigurisht SHIK-ut dhe bashkëpunëtoreve të tjerë ja u bëri me të zi festat e fund vitit 2009, duke deklaruar se unë jam vrasës unë jam kriminel ,por pas meje fshihen edhe një rrjetë e gjerë njërëzish qe janë marrë me krime dhe vepra kriminale sikur unë.Ai dha edhe shumë emra. E tash çka të hamendemi me shumë ,veproni sa nuk është vonë!.Shqëtsimi i të gjithë shqipëtareve dhe i diasporës është i madh, sa edhe vetë dhembja për këta njërëz te vrarë., të cilët nuk janë me ne jetë ne mesin tonë Ne me të drejë pyesim: Deri kur me ky tmerr.! Deri kur ma me mashtrime.!Deri kur ma me gënjeshtra .!Deri kur ma me kërcnime!.Deri kur ma me krime ! .Ndalo krimin .!.Ndalo strukturat paralele ne tërë Kosovën.!.Ndalo shërbimet e huaja sekret.!Ndalo rreptësisht aktivitetin kriminal te SHIK-ut .! Burgos kriminelet.! Tani me ne kemi shtet .Shteti ka ligje,zbatoje ligjin atehërë udhëheqne shtetin mos u frigoni nese vetë jeni te pastër ne te kundërten jepni dorëheqje se mjaft ma me këso premtime boshe e fjalë te thata , Koasova ka boll njërëz të dëshmuar të sakrificave qe e duan Atëdheun e tyre dhe dinë ta udhëheqin, me devotshmeri e sinqeritet
ate...



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT