E premte, 26.04.2024, 03:00 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Vedat Shehu: Si zgjidhet çështja e ligjit për tokën

E shtune, 02.01.2010, 07:20 PM


Ja se c'behet me Token:

http://www.shekulli.com.al/2009/12/29/komisioni-i-tokes-13-milione-m2-i-kthehet-shtetit.html
     
Veshtrimi im  ne 2004

Si zgjidhet çështja e ligjit për tokën

Nga Prof. Ing. Vedat Shehu, Gazeta Tema, 16-04-2004

Një menyre për zgjidhjen e problemit të ligjit për njohjen e pronës së vjetër të vënë në çdo kohë nga pronarë të ligjshëm, pa angazhimin e shtetit dhe duke shmangur shqetësimet shoqerore.

    Duke mos u gjetur mirëkuptimi i nevojshëm nga personat e angazhuar që me formulimin në projekt-kushtetutë e deri më sot, e ndiej të nevojshme, pasi jam njohur edhe me ligjet përkatëse, të keshilloj një fomulë që mendoj të jetë bazë për të shpieguar ligjin e pronës, domethënë të tokës dhe përkatësisht truallit. Kjo letër ju drejtohet juve në pozitën e gazetarit apo analistit për të ndikuar me analizat dhe metodat tuaja për zbatimin e kësaj formule në riformulimin e ligjit për pronën, perkatessiht për tokën dhe truallin. Riformulimin unee e beejee duke ruajtur titullin e ligjit ekzistues qee eeshtee “Kthimi dhe Kompesimi iii Prones” duke percaktuar procediren ne kete menyre “Kthimi iii fizik prones toke dhe truall te pronaret e ligjshem para reformes agrare, respektivisht te trashgimtaret e tyre, apo ne raste te vecanta te pamundesise, behet kompesim me cmimin real te vleres aktuale ku ndodhet, apo me kee vlere t’i kthehet si e kompesuar fizikisht ne vend tjeter, Askush nuk ka te drejt te ndaj apo te shes token qe nuk eshte konfirmuar e kthyer apo e kompesuar te pronari I ligjshem I parareformes. Objektet e ngritura mbi pronen e pronarit te ligjshem trajtohen vecmas ne menyre ligjore”  Formulë kjo që kënaq të gjitha palët e interesuara dhe nuk krijon asnjë shqetësim për të tjerët dhe respekton shtetin.

    Kjo formulë shprehet si më poshtë:

    Toka dhe perkatesisht trualli mbi të cilin ngrihen objekte apo ambjente për ushtrim veprimtarie të dobishme është e pronarit të ligjshëm, i cili nuk ka asnjë të drejtë mbi objektet dhe veprimtarinë e atyre që e përdorin apo e shfrytëzojnë, qoftë në mënyrë të ligjshme, qoftë të paligjshme. Pronari i objekteve apo veprimtarive të ngritura mbi truall nuk ka asnjë të drejtë mbi truallin e ligjshëm të tjetrit, pavarësisht nga origjina e objektit, për të cilin detyrohet të paguajë një qera te vogel mujore prej 0. 1 lekë në muaj per meter katror.

    Toka duke qenee potencialisht truall (çdo tokë në çdo cast, qofte shkembore, zllishte, pyll, kullote, are,  mund të kthehet menjehere në truall), sikurse trualli del ne treg si mall, prandaj i takon te perfshihet ne te njejtin ligj me truallin dhe vetem me nene të veçanta mund te percaktohen veçorite perkatese. Një ligj i bazuar mbi këtë formulë, që të vlejë si formula e Ohmit për gjithë elektronikën, do të kishte një ndikim të jashtëzakonshëm per te drejten e pronarit te ligjshem, qe deri me sot neperkembet e zvarritet pas nepunesve per te gjetur shtigje per te marre pronen e vet, duke bere ortak edhe lloj lloj specialistesh, vegla te pushtetareve.

     Me ne fund keshtu arrihet në qetësimin e pronës, në ndaljen e ndërtimeve pa leje dhe grabitjet direkte e indirekte të tokave shtetërore e jo shtetërore, në respektin për ligjin në tërësi, në respektin per pronen e pronarin, në krijimin e atmosferës së mëtejshme të stabilizimit politik, në shmangien e korrupsionit, në qetesimin e emigracionit, në fillimin e investimeve sistematike, vecanrisht nga diaspora dhe nga kapitalistet e rinj vendas.. Vecanrisht investimet e shqiptareve do te  sillnin hop ne shkallezimin ekonomik, bazë e çdo zhvillimi.

    Me zbatimin e kësaj formule të gjithë pronarët e ligjshëm që kanë humbur pronën e tyre në çfarëdo periudhe, qoftë nga ligjet shtetrore, qoftë nga mosrespektimi nga shteti i ligjit për mbrojtjen e pronës private, bëhen menjëherë pronarë dinjitozë të truallit apo të tokës përkatëse, pavarësisht se nuk kanë të drejtë mbi objektin dhe veprimtarinë që ngrihet e zhvillohet mbi të. E drejta legjitime e pronarit mbi tokën (domethene truallin) zbatohet nga qiraja e vockël prej 0.1 lekë në muaj/meter katror dhe nga ligji për paprekshmërinë e pronës private, që duhet të gjejë zbatim të menjëhershëm, duke mos lejuar asnjë pronar objektesh apo veprimtarie të prekë më tej tokën apo truallin si pronë private dhe mall i tjetrit. Për çdo tjetërsim të objekteve mbi truall njihet vetëm pronari i truallit, që nga data që përcaktohet me këtë ligj.

    Sipas një ligji të tillë ndalen veprimet e cilitdo investues apo pronar objektesh për të zënë prona e për të ndërtuar objekte të paligjshme. Ata për të realizuar investimet e tyre mbi çfarëdo toke apo trualli, tashmë do kenë të bëjnë vetëm me pronarin e truallit dhe ligjet që rregullojnë investimet.

    Përsa u përket pretenduesve që duan të marrin gjithçka me të ashtuquajturat kompensime nga me te ndryshmet e me lloj lloj menyrash e afatesh, si per tokat e trojet e zena apo te pa zena, si per shembull duke u paguar menjëherë apo nepermjet qirase se plote ose edhe me vonese a me kompensim në bregdet, mund t’u themi pra atyre se koha ka treguar se s’gjendet dot zgjidhje praktike për të kënaqur palët e interesuara dhe aq me teper pretendimet e padrejta te shtetit me pushtetaret e administratoret e tij, qe pergjojne çdo pasaktesi ligjore per te përvetësuar prona gjoja te lira nga pronaret e dhunuar po nga administratoret shtetërorë e joshtetërorë të çdo lloji. Pervec kesaj ky shtet demokratik s’ka asnje te drejte te manipuloj tokat e kolektivizuara prej shtetit diktatorial. Perderisa diktatura ra dhe kolektivizimi u shperbe, toka shkon ne menyre te natyrshme tek iii zoti, sigurisht per latifondistet mund te njhet reforma agrare e korrigjuar sipas menyres kapitaliste te prodhimit.

    Pronarët e çdo objekti të ligjshëm apo të paligjshëm mbi truallin, që tashmë do t’i njihet të zotit duhet të jenë të kënaqur se për sipërfaqen, që kanë zënë për banim, apo edhe për përdorime te ndryshme, ta gëzojnë kundrejt qirasë simbolike prej 0.1 lekë në muaj/ per meter katror. Po ashtu edhe ata qe kane perfituar token e tjetrit per ta shfrytezuar ne baze te çdo ligji e ne çdo kohe duhet te jene te kenaqur per ta perdorur sipas drejtimit qe e kane marre. Por ama në çdo rast të kërkesave për të bërë diçka tjetër, mbi atë truall apo tokë, të drejtën me investitimin përkatës e ka i zoti i tokës apo truallit. Pronari i objektit dhe i veprimtarisë ka të drejtën vetëm mbi objektin dhe veprimtarinë e vet, domethënë me të drejtat mbi pronën e vet, mallin e vet.

    Shteti me nje ligj te tillë nuk shpenzon asgjë për kthimin e tokave të marra nga reforma agrare, nga ligji 7501 apo nga ligje e veprime të tjera, njëkohësisht mban edhe detyrimet per te gjitha kategorite e atyre qe kane perfituar si me veprimet apo mosveprimet e shtetit tokat e trojet e te tjereve, sepse ata do vazhdojne t'i perdorin për drejtimin qe kane.

    Qartësisht, qeraja e vockël, pronari i ligjshëm i truallit apo tokës, pronari i objektit apo veprimtarisë, bëhen vetvetiu së bashku çelësi i zgjidhjes. Çdo gjë do të eci shtruar e kurdisur prej ligjeve, për zbatimin e të cilave do të veprojë shteti me organet e veta dhe me të interesuarit.

    Më në fund e shoh të arsyeshme t’iu lutem për ta parë edhe një herë me vëmendje se sa funksionale është zgjidhja, si per nje banor te ngulur ne periferi ku ka zënë 100 apo 200 metra katrore apo nje banese çfardo ashtu edhe per nje biznesmen qe ka privatizuar një fabrikë apo një hotel mbi truallin e tjetrit, sikurse edhe per nje bujk që e kultivon tokën e tjetrit, te cilët duhet t'i përgjigjen kësaj qiraje të vockël pa u rënduar fare financiarisht, por ama fitohet përfundimisht e drejta e pronarit të ligjshëm.

    Pronarët - trashëgimtarë të ligjshem të tokes apo truallit, vërtet nuk e përfitojnë ate qe u takon, por ata fitojne nje gje shume te madhe: nuk do vazhdojne te mbeten te perbuzur nga shteti i tyre dhe behen trashëgimtarë të denjë te prones se tyre. Pra fitojne perfundimisht dinjitetin e te qenurit pronar ne atdheun e tyre.

    Secili trashëgimtar i prones te humbur apo te grabitur me zbatimin e kesaj formule duhet te kuptoje se nuk do te vazhdojë te trajtohet me tej nga shteti i tij me keq se sa shqiptaret e Çamërisë te debuar nga shteti shovinist grek.

http://www.shekulli.com.al/2009/12/29/komisioni-i-tokes-13-milione-m2-i-kthehet-shtetit.html


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora