Shtesë » Lajme
Milazim Kadriu: Votohet në 21 komuna të Kosovës
E diele, 13.12.2009, 04:21 PM
ORGANIZOHET RAUNDI I DYTË I VOTIMEVE PËR KANDIDATËT PËR
KRYETARË TË KOMUNAVE NË BALOTAZH
VOTOHET NË 21 KOMUNA TË KOSOVËS
Nga Milazim KADRIU
Pas fushatës njëjavore të kandidatëve të subjekteve politike për garën e balotazhit për kryetar komunash në 21 komuna të Kosovës, ka nisur në mesnatë heshtja parazgjedhore, e cila do të zgjasë deri në mbylljen e kutive të votimeve të dielën, më 13 dhjetor. Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se ka kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për raundin e dytë të zgjedhjeve, ndërkohë që edhe Policia e Kosovës për të ruajtur rendin dhe qetësinë do të angazhojë rreth 4 mijë zyrtarë policor ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. Në balotazh garojnë nga dy kandidatë, të cilët kanë fituar më së shumti vota në rrethin e parë të zgjedhjeve më 15 nëntor.
Sejdiu: Zgjedhjet, kapërcim i një sprove të madhe
Presidenti Fatmir Sejdiu u ka dërguar qytetarëve të vendit një
mesazh me rastin e zgjedhjeve në balotazh të 13 dhjetorit – ku ndër të tjera u
bën thirrje atyre të dalin në vendvotime dhe të përcaktojnë se kush do t’iu
prijë në katër vjetët e ardhshme në komunën e tyre. Këto zgjedhje, sipas presidentit Sejdiu, janë të rëndësisë së
veçantë për Republikën e Kosovës, sepse janë organizuar nga institucionet
vendëse, me monitorim dhe përkrahje ndërkombëtare.
“Më 15 nëntor, Kosova ka kapërcyer në mënyrë të suksesshme një sprovë të madhe
dhe kjo është meritë e të gjithë atyre që ishin të përfshirë në këtë proces – e
qytetarëve pa dallime etnie, e subjekteve politike dhe e institucioneve të
tjera, të cilat punuan për përgatitjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të para
lokale në shtetin tonë sovran dhe të pavarur”. Këto zgjedhje – sipas
presidentit Sejdiu – kanë forcuar imazhin e mirë të proceseve elektorale të
organizuara pas luftës në Kosovë, si dhe kanë ridëshmuar vizionin e Kosovës për
artikulimin e vlerave më të larta demokratike.
Thaçi: 13 dhjetori, shembull i pjekurisë tonë shtetërore
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e konsideron
si një arritje të madhe të vendit tonë pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet
lokale të 15 nëntorit dhe mbarëvajtjen e procesit në mënyrë të lirë dhe
demokratike, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masovikisht në
raundin e dytë të zgjedhjeve. Qeveria e
Republikës së Kosovës shpreh konsideratë për angazhimin e plotë të subjekteve
politike dhe kandidatëve garues në fushatën elektorale për raundin e dytë të
zgjedhjeve lokale, thuhet në një deklaratë të kryeministrit Thaçi.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e vendit që të marrin pjesë në raundin e dytë të
zgjedhjeve komunale të 13 dhjetorit dhe të shprehin bindjet e tyre përmes votës
së lirë, si dhe të kontribuojnë për një proces zgjedhor të qetë, fer,
demokratik dhe qe shpreh vullnetin e tyre te lirë”.
Janë bërë të gjitha përgatitjet për krijimin e kushteve për
zgjedhje të lira dhe demokratike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se i ka bërë të
gjitha përgatitjet që të dielën, më 13 dhjetor, në 21 komuna të Kosovës të
organizohet raundi i dytë i votimeve për kandidatët për kryetarë të komunave në
balotazh.
Sekretari ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Xhemajl
Peçani, thotë se të gjitha përgatitjet e nevojshme kanë përfunduar dhe se
materiali zgjedhor është i sigurt dhe do të shpërndahet të dielën nëpër qendrat
e votimit, në bashkëpunim me organet e rendit. Duke folur për përgatitjet që janë bërë për mbarëvajtjen e
garës për balotazh të së dielës, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe të
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë deklaruar se janë bërë të gjitha
përgatitjet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt gjatë procesit të
votimeve. Lidhur me këtë drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim,
majori Granit Fetahu deklaroi se Policia ka përgatitur planin operativ
për këtë ditë, i cili është përgatitur në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shumë
të mirë me Komisionin Qendror Zgjedhor. Angazhimi policor do të jetë në
kapacitete të plota, mirëpo veçanërisht sa iu përket detyrave policore për
balotazh do të kemi të angazhuar diku rreth 4 mijë zyrtarë policorë. Policia e
Kosovës nuk vlerëson të ketë incidente, mirëpo për çdo rast Policia e Kosovës
është e përgatitur për çfarëdo skenari, për çfarëdo problemi apo për çfarëdo
situate, në mënyrë që të sigurojë qytetarët e Kosovës ta kryejnë të drejtën e
tyre për votim në një ambient të qetë dhe të sigurt.
Ndërkohë KQZ-ja ka publikuar edhe këto të dhëna:
Fletëvotime për balotazh:1. 085100.
Numri i votuesve: 993.791
Numri i votuesve përmes postës: 1.189.
Ekipet për nevoja të veçanta: 75.
Qendra Votimi: 504
Vendvotime: 1.443
Vëzhgues: 23.533 vëzhgues, llogariten edhe nga
zgjedhjet e 15 nëntorit.
Në
21 komuna të Kosovës votohet për balotazh
Komisioni Qendror Zgjedhor ka kryer të gjitha përgatitjet e
nevojshme për radhën e dytë të zgjedhjeve, që pritet të mbahen nesër.
Edhe Policia e Kosovës ka paralajmëruar se ka marrë të gjitha masat që gjatë
procesit të zgjedhjeve ta ruajë rendin dhe qetësinë. Për këtë qëllim
do të angazhohen rreth 4 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Në
balotazh garojnë nga dy kandidatë, të cilët kanë fituar vota më shumë, në
rrethin e parë të zgjedhjeve, më 15 nëntor.
Gara e balotazhit do të mbahen ndërmjet këtyre kandidatëve në
këto komuna:
Malishevë: Isni Kilaj PDK
- Januz Kastrati LDK.
Vushtrri: Bajram Mulaku PDK - Muharrem Shabani AAK.
Therandë: Blerim Kuçi AAK - Ramë Vata PDK.
Shtërpcë: Bratisllav Nikoliq
Prizren: Ramadan Muja PDK - Hanefi Muharremi LDK.
Pejë: Ali Berisha AAK-ja - Elmi Berisha LDD-
Gjilan: Qemajl Mustafa PDK - Fatmir Rexhepi LDK.
Sharr: Salim Januzi PDK - Halim Shemsidini LDK.
Kaçanik: Xhabir Zharku PDK - Tahir Çaka AAK.
Klinë: Sokol Bashota PDK - Enver Berisha AAK.
Dardanë: Begzad Sinani PDK - Shaip Surdulli LDK.
Mitrovicë: Avni Kastrati PDK - Nexhmedin Spahiu
Lipjan: Shukri Buja PDK - Imri Ahmeti LDK.
Kastriot: Haki Mjeku PDK - Mehmet Krasniqi LDK.
Rahovec: Qazim Qeska PDK - Ibrahim Kryeziu LDK.
Hani i Elezit: Kandidati i pavarur Rufki Suma - Mehmet Ballashi PDK.
Junik: Agron Kuçi AAK - Tahir Isufaj LDK.
Viti: Sokol Haliti LDD - Nexhmedin Arifi PDK.
Besianë: Agim Veliu LDK - Muhamet Latifi PDK.
Burim: Fadil Ferati LDK - Naim Imeraj AAK. Artanë: Bajrush Imeri
LDK - Radovan Deniq SNSD.