E enjte, 06.08.2020, 05:03 PM (GMT+1)

Editorial

Dibran Demaku: A po hyn Kosova në dimrin e madh politik?!

E enjte, 10.12.2009, 08:59 PM


A PO HYN KOSOVA NË DIMRIN E MADH POLITIK?!

Nga Dibran Demaku

Ngjarjet e dy javëve të fundit e tronditën si opinionin e brendshëm në Kosovë ashtu edhe opinionin e saj të jashtëm,pra migracionin e saj në vende të ndryshme të Europës dhe më larg e që ne jemi mësuar ta thërrasim me emrin:Diasporë.
Akuzat dhe kundërakuzat që shpërthyen në këto dy javët e fundit sa janë të dhimbshme në të njëjten kohë në njëfarë mënyre janë edhe tragjike.Themi se janë të dhimbshme kur na vijnë ne mendje të gjithë ata të vrarë që nga lufta e këtej e që vrasësit e tyre nuk u zbuluan kurrë?!Dhe natyrisht që më të prekurit nga këto akuza dhe kundërakuza janë familjarët dhe të dashurit e të vrarëve.Pas kaq vitesh del dikush  dhe flet për ato vrasje pa fije respekti dhe ndjenje ndaj të vrarëve,sikur ata të ishin krejt diçka tjetër e jo njerëz prej mishi e prej gjaku! Dhe atë dikushin  ngritën dhe e mbrojnë e tërë një masë njerëzish,duke harruar të dhënën tragjike se ai ka deklaruar se në ato vrasje ka marrë pjesë edhe vetë!Bile deklaron se njërën nga viktimat e ka vrarë ai vetë me dorë të tij!Me vetë pohimet e tij e akuzon vetën e vetë se është një vrasës!Dhe atë në pikë të ditës dhe në qendër të kryeqytetit!Personat që e intervistojnë janë aq indiferent ndaj deklaratave të tij saqë tek shikuesit e tmerruar krijohet përshtypja se janë duke shikuar një film triller!Por një gjë e tillë nuk ndodhë as në filmat më të tmerrshëm holivudian të trillerit.Sepse ende në ata filma nuk kemi parë që krimineli ta akuzojë vetëvetën?!
Pas akuzave të tij nxitet pala tjetër që të ngritë kundërakuza ndaj palës së parë.Dhe kështu akuza dhe kundërakuza e gjysmës kundër gjysmës tjetër.E në mes ndodhen ata që dikur dhe nga dikush u lanë në gjak,e qëai gjak i derdhur i pafajshëm tash sikur po ia zë frymën Kosovës!
Kur ndalet dhe e lexon historinë e vetë shqiptari i shkretë, nuk do të mund të durojë e mos ta mallkojë atë histori që gjithmonë ishte dhe është e mbuluar me mistere të ndryshme.Dhe ato mistere historike njëra palë apo njëra gjysëm ia atribuon gjysmës tjetër!Dhe atë që nga lashtësia gjerë në ditët tona!
Le të na kujtohen për një moment filmat shqiptarë të kinostudios “Shqipëria e re“ dhe në të cilët filma gati gjithnjë zhvillohej një luftë e pakompromis e njërës gjysmë ndaj gjysmës tjetër! E që në këtë rast partizanët shqiptarë luftën më të madhe dhe më të pakompromis do ta bëjnë kundër gjysmës tjetër që ishte Balli kombëtarë!Në vend se ata të bashkonin armët dhe të luftonin armikun,ata armikun e gjenin tek pala tjetër e që në këtë rast ishte shqiptare si edhe ata vetë?!A ka dhe a mund të ketë diçka më të tmerrshme për një komb se kjo?!
Një ndarje e tillë kishte ndodhë edhe në Kosovë kur nga i njejti komb,pra nga ai shqiptarë,ishin ndarë në dy taborre luftarake:Ishin partizanët shqiptarë që ishin bashkuar me ata serbë dhe kishin luftuar kundër aradhave të Shaban Polluzhës!Dhe siç ndodh pas çdo lufte fituesit ishin shpallur patriotë,ndërkaq humbësit tradhtarë?! Dhe kështu kishte filluar edhe lufta e klasave si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,por që thënë të drejtën lufta e klasave në Shqipëri ishte më e egër dhe më e tmerrshme!
Dhe jo vetëm kaq,por edhe në luftën e fundit në Kosovë edhepse jo në masë të madhe,ishte shfaqur një fenomen i tillë! Për një fenomen të tillë mund të flasin dhe tregojnë ata që ishin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë asaj lufte!Kishte ndodhur që ndonjëri nga komandantët e UÇK-së,në vend që të ia kthente pushkën armikut,ai do të ia kthente pushkën vëllaut të vetë shqiptar?!Për fatin e tyre të keq në veçanti dhe për fatin tonë të keq në përgjithësi ndonjëri edhe u vra nga pushkët që ishin në dorë të shqiptarit!
Ndasitë e ndryshme gjatë luftës së fundit në Kosovë po zgjasin edhe dhjetë vjetë pas përfundimit të luftës!Bile ato ndasi në dy javët e fundit patën përplasje dhe krisje aq të madhe sa që kemi frikë se këto përplasje dhe krisje në mes veti vështirë se do të mund të riparohen!Kështu Kosova po hyn në një dimër kalandarik(sipas motit) që është normale dhe në një dimër tjetër të madh e që ai është dimër politik,që nuk dihet se si do ta çelë pranvera!
Deri para dy javësh qytetarët e Kosovës  ishin të preokupuar se si do ta kalonin dimrin kalendarik që është në prak duke i pasur parasyshë tërë ato mungesa si:Buka,Uji,dritat,mjetet për nxerje etj.Themi kështu duke pasur parasyshë krizën ekonomike dhe financiare që arriti edhe në Kosovë.Dhe kjo krizë e re vetëm sa e rëndoi edhe më shumë Kosovën dhe popullsinë e saj me numrin rekord të të papunëve.Sipas të gjitha statistikave Kosova e ka papunësinë më të madhe në rajon dhe më gjërë.
Thuhet se“ kur ta mësyjnë të këqijat ato nuk dijnë të ndalen!“.Përveq dimrit kalendarik që është në prak,kemi frikë se Kosovën do ta ngrijë  edhe dimri politik.Dhe kur i merr dhe i krahason dimrin kalendarik me atë politik,atëherë shumë më i ftohtë dhe me ngrica mund të jetë dimri politik!
Pse  themi kështu dhe nga na erdhi tash ky dimër politik?!
Siç e theksuam edhe më lartë,në dy javët e fundit, Kosovën e kanë përfshirë erëra të ftohta që mund të sjellin edhe ngrica të dimrit politik!
Të dy partitë e koalicionit qeverisës,pas fillimit të këtyre erërave të ftohta,sikur edhe ato kanë filluar të ftohen nga njëra-tjetra!Dhe pas kësaj ftohjeje sikur kanë filluar që edhe politikën ta bëjnë ndaras!Dhe në drejtime të ndryshme?!Shikuesi i vëmendshëm këtë ftohje të tyren mund ta ketë vërejtur në lajmet qendrore televizive të ditës së djeshme(e merkurë 09.dhjetor):Në ato lajme Udhëheqësi i Eulexit në Kosovë,Iv de Kermabo,u takua ndaras me Presidentin dhe Kryyeministrin!Ishte kjo pothuajse hera e parë që nga koha kur këta të dy janë zgjedhur në ato funksione, që me të Huaj të lartë të takoheshin ndaras!Ishim mësuar që ata të dy,Presidentin dhe Kryeministrin,t`i shihnim kudo bashkë dhe tek flisnin me një gjuhë !
Dimri më i madh politik në mes tyre mbase  do të jetë më i ftohë dhe më i acartë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.Atëherë kur ata mund t`i humbin udhëheqjet e komunave të ndryshme,do ta akuzojnë njëri-tjetrin për koalicione me parti të tjera.Dhe atëherë mund të plas edhe sheri në mes tyre!
Në anën tjetër edhe opozita duket se nuk qëndron më mirë.Njëri nga udhëheqësit e opozitës,që deri tash bënte zhurmë se do të duhej të organizoheshin zgjedhje të parakohëshme parlamentare,në një promovim të një kandidati të partisë së tij për kryetar komune,u deklarua se partia e tij do të jetë e gatshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në kohën e paraparë,diku nga fundi i vitit 2011!
Dhe krejt në fund do të dëshironim që të gjitha këto konstatime të dilnin të gabuara dhe Kosova mos të hynte në dimrin e madh politik!...


(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora