E diele, 09.08.2020, 04:29 AM (GMT+1)

Editorial

Ramiz Dërmaku: Njohja me realitetin e ndihmon çështjen kombëtare

E merkure, 09.12.2009, 09:00 PM


NJOHJA ME REALITETIN E NDIHMON
CESHTJEN  KOMBETARE

Nga Ramiz Dërmaku

Për të bërë transformime të mëdha rrënjësore kërkohen: studime eksperimentale, përgatitje psikologjike, morale, profesionale, garantimi i bazës materiale dhe shumë kushte tjera. Ngutja jonë do të sjell paknaqësi në popull, akoma ne si popull nuk jemi unik, akoma ka mosmarrëveshje në mes të partive (të cilat sipas mendimit tim duhet shuhen në diasporë). Por ajo çka është më tragjike se edhe ne kreun tonë (në Kosovë e Shqipëri). Ristrukturimi politik, veprimtaria e liderëve tanë puna për një bashkim gjithëkombëtar siç po shihet është harruar! Respektimi i lirisë dhe i të drejtave të njeriut kërkojnë një vëmendje të veçantë. Demokracia ndertohet me një bashkëpunim te të gjitha forcave politike pa marrë parasysh bindjet partiake, kur është ne pyetje çështja kombëtare , ato duhet të ulen ne një tryezë për zgjidhjen e këtij problemi kombëtar për popullin shqipëtar kudo që ai jeton. Vendimet që merren aty duhet të jenë shprehje e vullneteve - iniciativave politike pluraliste. Demokracija si mënyrë e të menduarit dhe formë qeverisje ka format dhe mjetet e saj, ka gjuhën e dialogut e të marrëveshjes e jo siq po ndodhë në Shqipëri, ku disa po orvaten ta shkatrrojnë sistemin plural. Demokracia kërkon mjete dhe metoda demokratike, jo dhunë jo presion, jo shantazhe, jo intrika jo armë, jo djegëje e shkatërrime, jo vrasje. Ne shqiptarët jemi duke i bërë hapat e parë të sistemit plural, prandaj është e arsyeshme që liderët tanë të konsultohen me popullin, ta mbajnë popullin afër vehtes, të bisedonin me të, të mësojnë për gabimet e tyre, dhe çdo herë të komunikojnë me një gjuhë të ëmbël e me një tonë joshës. Duhet ta kuptoj populli por edhe liderët tanë se çdo ndërrim shoqëror bartë me vehte dobësitë nga e kaluara. Ne këto momente te vështira që po kalon populli shqipëtar kudo në trojet etnike duhet që liderët tanë të jenë më tolerantë.
Demokracia kërkon që reformat e saj të zhvillohen të lira dhe pa ndikim nga format e kaluara. Me ramjen e socializmit në ish Jugosllavi dhe komunizmit (5O vjeqar) në Shqipërri të gjithë menduan se ky problem do të zgjidhet si me shkop magjik. Sot nga liderët por edhe populli më tepër realizëm për t'i tejkaluar vështirësitë në të cilat gjindet -po kalon populli shqipëtar kudo ne trojet etnike dhe jashtë tyre.
Detyra e jonë sot është ti gjejmë rrugët më të mira për të krijuar kushte optimale e të përshtatshme duke e ruajtur lirinë, të drejtat e individit-grupit, për mbrojtjen e interesave thelbësore të shtresave te ndryshme shoqërore por mbi të gjitha sigurimin e lirisë, pavarësisë, e sovranitetit të atdheut. Kombi ynë sot ka nevojë për një demokraci bashkëkohore, për një demokraci e cila ruan vlerat e larta shpirtërore, të vjetëra dhe të reja të popullit tonë, një demokraci e cila mundëson që problemet të zgjidhen pëmes rrugëve plurale (e jo siq po ndodhë sot në Shqipëri E.Rama).
Demokracia nuk është vetëm liria dhe të drejtat e njeriut, siq po mendojnë disa, demokraci janë detyrat, të cilat shtrohen e duhet ti kryejm ne, për të ndertuar e demokratizuar shtetin dhe kombin tonë. Nëse ne kërkojmë demokracinë duke i shkelur; metodat, format, ligjet e sajë, ne nuk do të arrijmë kurrë tek demokracia e vërtetë. Asnjë dobi nuk ka kombi ynë nëse tek liderët tanë dominojnë kritere që anojnë nga anësitë e simpatitë partiake duke i anashkaluar interesat kombëtare. Pëqarjet, xhelozia, urrejtja, karierizmi, familjarizmi, bajraktarizmi, demagogjitë, shpifjet, intrigat, etj etj., po shkaktojnë huti tek populli ynë. Ato po marrin masa epidemike të cilat po dëmtojnë rëndë çështjen kombëtare shqiptare dhe bashkimin kombëtar. Historikisht e dijmë se çdo gjë që mirret me dhunë-forcë ajo ka me dështuar heret apo vonë. Teritoret tona sot qëllimisht po coptohen dhe po ndahen sipas tekeve te huaja e ne po heshtim! Qëllimet e nanoistëve, ramoistëve, xhavitistëve, etj etj, janë duke i penguar shumë proceset demokratike si në Shqipëri ponjashtu edhe në Kosovë. Para ofensivës për të na ndarë, e robëruar kërkohet angazhim edhe më i maddh si nga populli ponjashtu edhe nga liderët tanë.
 Sado që të jenë masat e egra të armiqëve tanë, ato kurrë nuk do t'ia dalin të na  shktërrrojnë të na shkombëtarizojnë  e ta asgjasojnë popullin tonë.
Rroftë bashkimi kombëtar



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Entela Binjaku: Denonconi dhunen kunder gruas


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora