E premte, 26.04.2024, 06:47 PM (GMT+1)

Faleminderit

Kaleidoskopi i Nolit, Ringjallja e nje jete

E shtune, 03.02.2007, 10:18 PM


Duke shkruar per Fan Nolin, Nasho Jorgaqi te kujton nje skulptor antik qe skalit nje nga relievet me te rendesishme per nje Parthenon te kujteses shqiptare. Personalitetet e nje kombi, dihet, nuk ka asnje sekret, asnje padrejtesi absurde, jane te vdekshem fizikisht. Homeri perdorte emertimin "vdeketar" per njerezit.

Por nuk harronte t'i mbiquante shpesh edhe si "vdeketare hyjnore". Fizikisht, je i kufizuar. Shpirterisht, mund te mos harrohesh. Pa dyshim, qe ketu veprom perjashtimi i madh. Jo te gjithe, nuk duhet te harrohen, por eshte krejtesisht e drejte qe te tjetert edhe te harrohen. Kjo ka lindur nje dileme te madhe te njerezimit: Nese njerezit e medhenj, nuk harrohen, atehere si do te percillen tek pasardhesit jeta e tyre e dikurshme, ne forme miti apo me nje mundesi te afrimit autentik? Mitizimi ka qene gjithmone nje modul. Apologjia ka qene gjithmone nje konceptim.

Saktesia akribike, eshte nje ide me e sakte. Keshtu ka lindur shkolla historike, disa menyra shkrimore per figurat e medha. Modeli i Plutarkut, ka patur nje sukses te hatashem. Ky model funksionon ende edhe sot. Biografite plebiciste, bazohen mbi dialektiken. Ato jane te veshtira, por jo te pamundura. Por kufiri midis historise dhe letersise, perhere eshte i brishte.

Si duhet vepruar? Andre Morua, Karlaiti, Emil Ludvigu dhe Stefan Zvajgu, kane hapur hulli te mrekullueshme, ata kane krijuar nje kujtese te specializuar. Gjithmone te bazuar ne krahasueshmerine, vendosjen e figurave ne nje kostelacion. Tradita shqiptare, e rikthimit te kujteses, ka shembelltyra te mrekullueshme. Do te kujtoja ketu bemen titanike shkrimore te Marin Barletit per Gjergj Kastriot Skenderbeun.

Mund te thuhet se mprehja e penes barletiane, beri qe te mos ndryshket shpata kastriotase. Nje koncept me kriticist ka patur Frang Bardhi i cili kerkon ta shpetoje fjalen "apologji" nga retorika, me nje metode kriticiste, moderne, si ajo e Montenjit, ai mbron shqiptaresine e Skenderbeut, rrezon mitet e falsifikimit. Keshtu, tradita letrare shqiptare vjen inkadeshente nga fundi i Mesjetes. Nese nuk do te ishin keto kryevepra, kujtesa do te ishte me e zbehte per ne shqiptaret.

Por kjo hulli, eshte teper e kushtueshme, vetemohuese, duket sikur nje autor i kushtohet te tjereve, egocentrizmi i autorit, zhduket plotesisht. Megjithate, ketu kemi te bejme me nje mrekulli humaniste, qe duhet ripetrerire. Te shkrush nje liber jete, per nje personalitet te kultures dhe te historise, do te thote te jesh teper i qarte me ate qe ben, jo vetem te kuptosh, por edhe te reflektosh. Keshtu, fisnikerimi behet i dyfishte, per tjetrin dhe per veten. Keto rreshta jane nje paradhome kuptimore per te folur per jeten dhe vepren e patriarkut te kultures shqiptare, Fan Noli.

***
Miku im i kahershem, shkrimtari, perkthyesi dhe studiuesi i paepur, Nasho Jorgaqi, punoi me nje zell benediktian per 20 vjet (1985 2005), per te perfunduar dhe botuar librin me dy vellime kushtuar Fan Nolit prej afro 1200 faqesh. Duket si nje ecje kunder rrymes, Jorgaqi na grish per te lexuar, ose per te rilexuar. Vullneti i tij, nuk plasaritet, qellimi i tij eshte i pathyeshem. Ai ringjall ne nje shtrat shkencor konceptual, jeten e Fan Nolit. Mund te klasifikohet si nje biografi, sui generis.

Mund te ishte shkruar edhe ne nje menyre tjeter, sipas llojit centaur. Po te shihet me kujdes, bigrafia e nje jete, buron nga bibliografia, ne ato kushte te brendshme, percaktuese horizontahapese, krijuese, sqae ne per nje invers te mrekullueshem mund te themi te sigurte dhe te perkore se eshte bibliografia ajo qe ka percaktuar biografine. Biologjikisht, te gjithe kane nje biografi.

Ne optiken kulturore, jo te gjithe e kane nje bibliografi. Ajo qe duket, e bere nga njeriu (raporti i shkak pasojes), eshte ne te vertete, ne nje pikepamje me te thelle dhe me dialektike, ajo qe e ben vete njeriun. Eshte vepra qe e krijon autorin. Kjo nuk eshte nje e vertete ezoterike, por nje e vertete substanciale. Vepra e Nolit e ka bere perfundimisht, e ka monumentalizuar jeten e Nolit.

***
Para 10 ditesh, Nasho Jorgaqi me dhuroi kete liber te rende. Une u gezova sinqerisht, jo thjesht per kete opus te jetes se mikut tim. Me shume sesa nje pune vetjake, ky liber eshte nje gjest i madh moral, kulturologjik, shkencor dhe atdhetar i patjetersueshem. Me duket, mos te me qortoje askush spekpticizmin tim, se ne kohen e sotme, plot paradokse te pakuptimta, plot retorika te neveritshme te politikanizuara, ky gjest eshte nje gjest i rralle, por aspak i vetmuar.

Duke shkruar biografine e Fan Nolit, me nje perkushtim kaq te cuditshem, Nasho Jorgaqi te kujton nje skulptor antik qe skalit nje nga relievet me te rendesishme per nje Parthenon te kujteses shqiptare. Ai meriton cdo pergezim, por jo fjale rituale dhe hipokrite. Ai ka punuar si askush, ka krijuar keshtu ate qe mund ta benin, ose duhet ta benin institute te tera. Keshtu, biografia e Nasho Jorgaqit eshte nderthurur me biografine (per cudi post mortum), te Fan Nolit.

Jorgaqi ka udhetuar mbi qytezen e lindjes se Fan Nolit, ne Ibrik Tepe, ka vizituar te gjitha stacionet biografike nga Azia, ne Europe dhe ne Amerike, deri tek varri i Nolit. Eshte njesoj si teknika, qe njihet mire nga kineastet e rikthimit mbrapsht te nje filmi qe tregon nje shperthim te madh, deri ne cakun nismetar. Kjo ka qene magjia e kerkimit, mekanizmi mendor, dashuria dhe perkorja e habitshme e Jorgaqit per Nolin.

***
Liber i hollesishem, pothuaj kalendarik. Noli jetoi relativisht gjate. Eshte e vetekuptueshme se aventura e tij e jetes, eshte e gjate. Duke patur nje jete patriarku, ai ishte i shumefishte. Besoj se metafora e nje kaleidoskopi te Nolit, nuk eshte thjesht e shpikur, as e fishekzjarreshme. Ky kaleidoskopi gjigand, leviz ne hapesira kontinentesh, vertitet ne gjenezat e koherave, kapercen kufijte e epokave, krijon aliazhe te cuditshme te historise dhe te artit, te teologjise dhe shkences, te filozofise dhe te politikes. Ky kaleidoskopi tashme paraqitet perpara nesh. Nukm eshte thjesht hipnotizues. Na dlireson pafundesisht.

***
"Habent sua fata libelli" (Librat kane fatin e vet).
Kjo dihet nga te gjithe. Fati i nje libri per Nolin, lidhet me rezerven e pafundesise qe ka ne dispozicion emri i Nolit per ardhmerine. Keshtu mbijeton nje kujtim madheshtor i historise. Keshtu skalitet nje monade shpirterore. Dikur, Ovidi tek "Metamorfozat" Kenga 10, Vargu 252, ka thene: "Arti maskohet ne saje te vete artit". Ne Mesjete mendohej qe jeta e njeriut te madh, eshte nje "Imitatio Dei" (Nen hijen e JHVH). Por jeta e nje njeriu, percaktohet nga koeficenti i socialitetit te tij. Jo vetem me kohen kur jeton, apo me kohen kur vdes, por sidomos me kohen kur mbijeton.

***
Libri i Jorgaqit, eshte nje menyre e nderthurur te shkruari. Se pari, burimologjia, menyra e krahasueshmerise se fakteve dhe subjekteve, eshte modelore. Duket sikur ai ka lexuar gjithcka qe ka botuar Noli apo kane botuar te tjeret per te. Njekohesisht, ai ka shfrytezuar kujtime, opinione dhe teza kundershtore, nuk ka metuar t'i permende te gjitha referencat, pa patur kompleksin e "horrible dictu" (e tmerrshme ta thuash).

Keshtu, ai eshte cliruar nga te gjitha kufizimet per te thene te verteten. Ai e larteson Fan Nolin si nje kampion te vetedijes. Vete Fan noli ka shkruar nje autobiografi te tij. Nje gje te tille, e ka bere edhe De Rada. Konica e refuzoi gjithmone nje veprim te tille. Migjenit as nuk i shkoi ne mendje nje ide e tille. Fan Noli nuk ishte i pandikuar ne kete rrafsh pa autobiogafite e Shen Agustinit apo te Blez Paskalit. Vete Fan Noli shkroi dy kryevepra te hatashme.

Ate per Gjergj Kastriot Skenderbeun dhe ate per Bethovenin dhe Revolucionin Francez. Pa harruar te shkruaje edhe per historine e Kishes autoqefale Shqiptare. Mund te them qe edhe shkrimet e shkurtra per Monteverdin, Profetit Muhamed, Makiavelin etj, nuk bejne gje tjeter vecse riperterijne hulline panteokine te kujteses te njerezimit dhe te Shqiperise.

Nga ky aspekt, Fan Noli eshte teper i plleshem, ftillezues, frymezues, ai te jep nje lende te gatshme, jo thjesht nje mineral te papunuar, por floririn e nxjerr nga ky mineral. Te gjitha keto, e kane ndihmuar Nasho Jorgaqin. Ne te vertete, libri i Nasho Jorgaqit, eshte nje shumesi monografish. Eshte i hollesishem, dhe vepra kampione e nje disipline studimore qe une do ta quaja "Noliologjia". Sepse ka patur dhe ka shume "Noliologe". Ne te ardhmen, do te lindin me teper. Ajo qe eshte shterruese, nuk eshte asnjehere e tille.

***
Fan Noli ka vdekur ne marsin e vitit 1965. Une isha ne shkollen e mesme, ne Durres. Ne kishen e lagjes sime, u be mesha e vdekjes se tij. Erdhi nga Amerika nje peshkop u shkurter, ai beri ceremonine e meshes dhe une i nemitur, ndiqja gjithcka. E njihja Nolin si poet, por m'u desh nje jete e tere, per ta studiuar. Ne kete studim te jetes, me kane ndihmuar shume te gjitha shkrimet qe jane bere per te, por kenaqesia me e madhe rreth ketij subjekti kane qene bisedat me Eqrem Cabejn (ai shkroi essene me te mrekullueshme qe mund te shkruhet ndonjehere per Nolin), me Aleks Buden, me Odise Paskalin, Dhimiter Shuteriqin dhe vetekuptohet me Nasho Jorgaqin. Gati 30 vjet me pare, gjate nje udhetimi ne Erseke, se bashku me te paepurin dhe diturakun Skender Luarasi, kam shkuar ne fshatin e quajtur Qyteza. Jemi ngjitur me kembe ne pjerresite e gjelberuara dhe aty Luarasi me tregoi nje shtepi te rrenuar, prane te ciles ishte akoma nje kumbull shekullore. "Kjo eshte shtepia e te pareve te Fan Nolit" me tha Skender Luarasi. Shkova te kumbulla e mocme dhe keputa nje degez. Ky dru i cuditshem duhet te jete akoma. ai merton te jete po aq i famshem, sa fiku legjendar ku princi Buda perjetoi Nirvanen. Fan Noli lindi ne Ibrik Tepe, ne nje oaz shqiptaresh mijera kilometra larg Shqiperise. Eshte nje sekret i brenshem i kombit shqiptar qe pikerisht nga kjo pike e larget gjeografike, lindi nje nga njerezit me te medhenj shqiptare te te gjitha koherave. po a lindi vertet ne Ibrik Tepe? Fizikisht, formalisht, po. Gjithmone nuk mund te harroj nje thenie te poetit gjenial francez te shekullit te kaluar, nobelistit Sent Xhon Pers. Kur nazistet pushtuan Francen, ai vendosi te largohet nga Franca. Ne nje nga pikat doganore te nje shteti tjeter, kur po e pyesnin per formalitetet, per emrin, atesine etj, pyetjes "ku ke lindur?", ai iu pergjigj: "Ku kam lindur? Ne gjuhen frenge!". Mitra qe e lindi Fan Nolin, eshte gjuha shqipe.

***
Fan Noli i ka perjetuar te gjitha, lavdine dhe mohimin. Mbi te jane zgjatur thonj te mprehte per ta cjerre. E kane akuzuar, i kane hedhur balte te perzishme. E kane mohuar, kinse e kane rrezuar. Po a nuk ka ndodhur keshtu edhe me Skenderbeun, me Naim Frasherin, me Konicen apo edhe me Migjenin? Perse duhet te trishtohemi nga kjo gje? Ndoshta kjo eshte nje nga format sekrete te mrekullise, nje nga menyrat biblike te afirmimit. A nuk ndodhi keshtu edhe me Jezu Krishtin qe e kryqezuan?

***
Migjeni ne shtratin e vdekjes, la pa perfunduar leximin e nje biografie per Geten, te Emil Ludvikut. Ky motiv nuk eshte i rastesishem. Fan Noli kishte vetem nje mbreteri ne castet e fundit: ate te librave. I cuditshem dhe i paharruar do te mbetet studimi i tij per ungjijte sinoptike, nje subjekt ky i kristologjise historike.

I paperballueshem per studiuesit do te mbetet libri i tij per Krishtin si poet, i parabolave poetike ne gjuhen aramaike. Ai la shenime te pafundme edhe per prehistorine e gjuheve. Ai guxoi me teper, beri nje perkthim alternativ ne anglisht te Bibles, duke treguar se versioni zyrtar anglez i Bibles se Xhejmsit mbret, kishte pasaktesira. Mendja e tij universale, perhapej nga te kater anet. Dhe pikerisht, ne kete cakt, kinse erdhi vdekja, per te mbyllur numrat e kalendarit te tij fizik. Te gjitha keto me kujtohen ndersa po lexoj librin kushtruar Fan Nolit.

***
Por ka nuanca, ndjesira shume te holla qe nuk mund te regjistrohen ndonjehere dhe saktesisht. Ato kinse nuk jane te shkruara. Ato jane nje konceptualitet pa shkrim. Kete gje e ka kuptuat deri me sot vetem nje njeri sic duhet, vellai dioskur i Fan Nolit, mesuesi prijetar i tij, Faik Konica. Nder te paktet me nje gen gjeniu.

Ai ka shkruar:
"Heronjte e Homerit shkembenin fjale te ashpra. Pastaj bashkoheshin si me pare. Sado qe nuk jemi si ata heronj, m'u kujtuan kur u poqa me nje fytyre me te cilin kam luftuar aq shume kohe si shok, edhe pak kohe si kundershtar. Me Fan Nolin, merrem kurdohere vesh me lehte, se flasim nje gjuhe: Kuptohemi kur themi se njeriu qe shkroi muziken e Don Giovanit, beri nje pune me te madhe se njeriu qe shpiku telefonin, ose kur themi se Parthenoni edhe Taxh Mahalli, jane monumentet me te medha se kulla e Eifelit, e cila eshte nje mije kembe e larte. Fan Noli nga kultura, nga mendesia dhe nga karakteri i tij, me kujton shpesh kishtaret e Perlindjes Italiane".

***
Jete faustiane, jete titanike! Po dobesite njerezore? Po paradokset? Po vuajtjet shpirterore te pafundme? Po kelthitja e vetmise? Nuk u martua, iu nenshtrua celebatit. Por nese do te ishte martuar, c'ndjenja te plotfuqishme do te kishte ndjere? Apo zhgenjime? Kush e di boten e fshehte sekrete te Fan Nolit? Kush e di laboratorin e tij, alkimine e paimitueshme te krijimit? Keto gjera asnje biografi, sado madheshtore nuk mund t'i thote dot.

Cdo biografi, eshte vetem nje paraqitje, e hollesishme, e dobishme, por jo e gjitheperfshirshme. Do te kishim nje totalitet, por kjo gje eshte e pamundur. Persosmeria eshte nje mit, duhet te synojme vetem ate qe mundemi te bejme. kaleidoskopi i Fan Nolit, nuk mund te ndaloje levizjen. Ajo eshte nje levizje si e te gjitha qenieve, te vockla dhe kozmike. Por ajo nuk eshte nje perfectum mobile. Emri i Fan Nolit e fuqizon kombin shqiptar. Keshtu, ky emer eshte nje nevoje jetike per vete mbijetesen e kombit. AMEN!

Nga dr. Moikom Zeqo - Koha Jone



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora