E premte, 26.04.2024, 02:33 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Rush Dragu: ''Artisti i Merituar'', rapsodi Sali Mani në kërkim të djalit të humbur (+ Video)

E premte, 30.10.2009, 08:55 PM


Sali Mani
Sali Mani
“ARTISTI I MERITUAR”, RAPSODI SALI MANI NE KERKIM TE DJALIT TE HUMBUR.


Nga Rush DRAGU - AlbDreams

Perfundimisht SFAELT (EDI) SALI MANI nuk dihet se ku ndodhet qe nga data 27 ose 28 qershor 2004.

“Artisti i Merituar”,rapsodi Sali Mani,jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.

Ai sot është në gjëndje jo të mirë shendetesore,nga një semundje e rëndë dhe është duke u mjekuar në spitalet e shtetit të Michiganit në SHBA.

E vizituam në spital dhe na tregoj historine e të birit Sfaelt (EDI) Sali Mani dhe na u lut që të kontaktojmë më Aida Shtino drejtuese e emisionit “Njerëz të humbur” në TVKLan për ta futë në axhenden e punës së tyre.

Për të ndihmuar edhe ne menduam që të njoftojmë historinë e djalit të Artistit Sali Mani në revistën tonë online ALBDREAMS.

 

Sfaelt Sali Mani
Sfaelt Sali Mani
SFAELT SALI MANI ( E therrasin EDI)


Datëlindja 26 dhjetor 1969

Vëndelindja : Koplik

Punuar në Gjermani 1998 -2002

Emigruar në SHBA 2002 ,ku dhe bashkohet me prinderit.Jeton ne shtetin e Michiganit 2002-2004.

Ne vitin 2004, Zyra Federale  e Emigracionit Amerikan i refuzon leje qendrimin në SHBA dhe e kthen në Shqiperi me 26 qershor 2004. Në aeroportin e Rinasit ne Tiranë e pret një kusheri i tij nga Vrakë e rrethit Malësi e Madhe,me të cilin udheton atë ditë me qellim edhe për  “Të shndosh kryet” për axhe te Tij të vdekur,njekohësisht edhe babai i atij që e ka pritë.

Sipas thënjeve të djalit të axhes se  Edit (Sfaeltit) i quajtur Riza Imeri, ata kanë arritë në Vrakë dhe pasi kanë pi kafe ,Edi ju është lutur për ta çua në Shkoder,në Lagjen Kiras tek djali i halles së tij ,Çel Shabani.Kanë arritë në Kiras rreth orës 21:00 të asaj natë.

Atë natë kishte një ndeshje te rendësishme të kampionatit evropian të fotbollit dhe në shtepinë e Çel Shabanit po e ndiqnin shoqërisht;familjarë dhe të aferm të tyre.

I kanë thënë qe të shohin bashkërisht ndeshjen por ai e ka refuazuar duke thënë :

-Sikurë ndeshja të luhet mbas shtepisë së hallës nuk dal me pa-dhe është larguar nga shtepia vetun.

Keto që po ju them unë,na tha ne Sali Mani,mi kanë thënë , Rizaja dhe Çela.

Mendohet se është larguar për Tiranë që sipas Sali Manit,ai (Edi) ka pasë gjithëmonë deshirë për të jetua dhe punua atje.

Bile thotë Saliu se nganjeherë i kishte shpreh edhe në Amerike se është mirë të jëtosh në Tiranë,por prinderit ja kishin refuzuar duke i thënë : “Nuk mund të jetohet atje (Tirane)”.

Ndersa Edi ua kishte kthye : -Atje jetojnë mbi një milion njerëz e si nuk mund të jetoj unë.

Perfundimisht SFAELT  (EDI) SALI MANI nuk dihet se ku ndodhet qe nga data 27 ose 28 qershor 2004.

I bëjmë thirrje të gjithë  atyre që e kanë pa në këtë kufi kohor të telefonojnë në numrin e  celularit të Sali Manit  1 248 925 7550




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora