E enjte, 17.10.2019, 03:55 AM (GMT+1)

Sporti » Legjenda

Michel Platini, ylli që e ka lidhur jetën me futbollin

E marte, 25.09.2007, 12:03 AM


Michel Platini ka lindur në Joeuf të Francës më 21 qershor të vitit 1955. Ai është cituar në mënyrë të rregullt ndër lojtarët e mëdhenj të të gjitha kohërave në konkurrencë me brazilianin Pele, argjentinasin Diego Maradona dhe Alfredo Di Stefano, holandezin Johan Cruyff, gjermanin Franz Beckenbauer dhe francezin Zinedine Zidane. Është zgjedhur dy herë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave nga “France Football”. Më 26 janar të vitit 2007, u zgjodh president i UEFA-s, duke zëvendësuar kështu Lennart Johansson. Ai qe gjithashtu trajner i ekipit të Francës nga viti 1988 në 1992 dhe bashkëorganizator me Fernand Sastre në Kupën e Botës të vitit 1998 në Francë.

Fillimet e karrierës
 
Michel është i biri i Aldo Platinisë, futbollist amator dhe më pas trajner i divizionit të tretë të AS Nancy-Lorraine. Aldo i la shumë liri të birit në përparimin e tij gjatë karrierës futbollistike. Michel mësoi kështu artin e triblimit në rrugë, që ishte antiteza e lojtarëve të lindur dhe të rritur në Francë, të formuar nga qendrat e formimit. Ai mori mësimet e para më klubin lokal të AS Joeuf. Atje mori edhe autorizimin e parë për të luajtur këtë sport (10 shtator 1966). Michel shkëlqeu shumë shpejt në disa nocione të thjeshta, por shumë të rëndësishme. Ai humbi finalen e konkursit të futbollistëve të rinj të vitit 1969, por arriti t’ia dalë mbanë të pikaset si një talent në një ndeshje të Kupës Gambardella. Ishte vetëm 16 vjeç dhe binte në sy pranë formacionit të të rinjve të AS Joeuf, që u përballën me ata të FC Metz. I mbledhur në stazhin e paraseleksionimit të klubit, Platini, i lënduar, nuk mundi të merrte pjesë. Trajneri ndryshoi në atë kohë klub dhe Michel Platini u hoq nga lista. Klubi FC Metz ftoi sërish Michel Platini në një stazh paraseleksionimi, por testi i famshëm i kapaciteteve respiratore shkoi keq. Pas më pak se 10 përpjekjesh në spirometër, Michelit i bie të fikët. Verdikti i mjekut ishte shumë i rëndësishëm. Platini kishte një kapacitet shumë të dobët të frymëmarrjes dhe frymënxjerrjes, si dhe pamjaftueshmëri kardiake. Ai nuk luajti për FC Metz, klubi i zemrës së fëmijërisë së tij, por më në fund u bashkua me ekipin rezervë të AS Nancy-Lorraine në shtator të vitit 1972.

Platini te Nancy (1972-1979)

Që në fillimet e tij nën ngjyrat e skuadrës së Nancy, Platini shënoi tre gola përballë skuadrës së Wittelsheimit në D3. Kontakti i tij i parë me elitën ishte i vështirë dhe i lodhshëm. Ai ishte zëvendësues përballë skuadrës së Valencias dhe mori pjesë në një përleshje të vërtetë në tribunë, ku ishte shënjestër e shumë sendeve dhe të përshtyrave. Disa ditë më vonë, ai u rrëzua nga një mbrojtës nga Strasburgu gjatë një ndeshjeje, ku edhe pësoi një frakturë në këmbën e djathtë. Ky sezon delikat përfundoi me fillimet e tij të mëdha në Divizionin 1. Platini u piketua të merrte pjesë përballë Nimës në stadiumin Marcel-Picot më 3 maj të vitit 1973. I pikasur nga instancat pariziane pas shpërthimeve të para në Kupën Gambardella, Michel Platini nuk mundi kurrë të nderonte seleksionimin më të vogël në ekipin e të rinjve të Francës për shkak të lëndimit që pësoi. Ai pati fillimet e tij të mëdha me fanellën blu të ekipit të Amatorëve të Francës më 26 shtator të vitit 1973. Gjithçka duket se po shkonte në mënyrë perfekte, por disa lëndime të reja në mars të vitit 1974, vendosën në pikëpyetje shumë gjëra. Në Nisë, Michel ishte viktimë e një frakture të dyfishtë në krahun e majtë. Nuk ishte i pranishëm në terren në fund të sezonit dhe qëndroi plotësisht i pafuqishëm kur klubi i tij u mënjanua në D2 në përfundim të sezonit. Në D2, Nancy rigjeti shumë shpejt elitën. Platini u bë gjatë këtij sezoni të bukur padroni i vërtetë i ekipit. Ai shënoi 17 gola. Disa prej tyre janë regjistruar në dënime. Madje dhe i madhi Ivan Curkoviç, portier i AS Saint-Etien, u tradhtua dy herë në Kupën e Francës nga dënimet e para diabolike që rrethonin murin e mbrojtësve, duke ndjekur një kurbë gjithmonë të paparashikueshme për t’u strehuar në portën e portierit. Kështu që eliminoi të Gjelbërit. Detyrimet ushtarake të ushtarit Platini bënë që ai të rivishte uniformën gjatë verës së vitit 1975. Si të gjithë sportistët e nivelit të lartë, ai u afeksionua pas batalionit të Jonville, ku krijoi një ekip me një grup talentesh pranë Maxime Bossis, Eric Pecout dhe Omar Sahnoun, pa harruar miqtë e tij te skuadra e Nancy: Olivier Rouyer dhe Moutier. Me rastin e shërbimit të tij ushtarak, Michel mbrojti ngjyrat e Francës në ushtri dhe në shpresa. Me ekipin Olimpik, Platini dhe miqtë e tij eliminuan me takt formacionin dyshues të Rumanisë. Ndeshja e vajtjes u mbajt më 3 dhjetor të vitit 1975 në Brest. Platini ishte brilant gjatë kësaj pjese që të rinjtë francezë fituan me rezultatin 4 me 0. Platini u bë një yll i këtij sporti në Francë pas kësaj ndeshje dhe mori një popullim të madh. Manshi i kthimit ishte një formalitet me një ndeshje nyl që përfundoi me rezultatin 1me 1 në Bukuresht. Platini mori pjesë në turneun olimpik të Lojërave Olimpike në Montreal. Tre ditë më pas ndeshjes nyl, të regjistruar në Bukuresht, Platini u seleksionua me ekipin e Francës A. ishte gjithashtu një vendim i parë për trajnerin e ri të bluve, Michel Hidalgo. Paralelisht me aktivitetet e tij ushtarake, Michel iu bashkëngjit, sa më shpejt që qe e mundur, klubit të tij që përparoi sërish në D1. Gjatë një ndeshjeje të luajtur në Laval, publiku u tall me Platininë. Ky i fundit, i zverdhur, shënoi tre gola. Por fatkeqësisht ndeshja nuk mbaroi mirë. Ai pësoi sërish një tjetër lëndim. Shtypi e titulloi në atë kohë: sezoni i Platinisë përfundoi dhe njoftoi një operacion tjetër në gju. Nuk ishte asgjë. Platini shmangu operacionin dhe rigjeti terren dy javë pas incidentit në Laval. Ky rikthim nuk qëlloi për mirë sepse Nancy u përball me Olimpikun e Marsejës në Parkun e Princave në gjysmëfinalen e Kupës së Francës. Michel shënoi me kokë golin e vetëm, por ishte i detyruar të braktiste terrenin për shkak të lëndimit. Turneu olimpik i vitit 1976 filloi për blutë e Platinisë më 19 korrik përballë Meksikës, që përfundoi me rezultatin 4 me 0. I njëjti rezultat ishte edhe në ndeshjen përballë Guatemalas, me dy gola të shënuar nga Platini. Faza e takimeve përfundoi me një ndeshje nyl përballë Izraelit. Platini shënoi një gol me penallti. Franca luajti kështu në çerekfinale përballë Gjermanisë Lindore. Me një arbitrim më shumë se dyshues, francezët përfunduan ndeshjen me nëntë gola dhe gjermanët kaluan turin. Pas kthimit nga Montreali, Platini nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Nancy për dy sezone. Ndeshja vendimtare u zhvillua më 16 nëntor të vitit 1977 në Parkun e Princave përballë Bullgarisë. Platini ishte perfekt në rolin e kapitenit dhe blutë u imponuan me rezultatin 3 me 1. Ata luajtën në fazën finale të Kupës së Botës të vitit 1978 pas një pritjeje prej 12 vjetësh. Gjatë ndeshjeve përgatitore për Kupën e Botës, ia vlente të veçoje atë të luajtur në Napoli përballë Italisë më 8 shkurt të vitit 1978. Platini ishte i shkëlqyer para të gjithë rekrutëve të klubeve italiane që kishin ardhur për të vëzhguar mrekullinë e vogël franceze. Platini mahniti të gjithë duke zhgënjyer dy herë mbrojtësin legjendar Dino Zoff.  Para se të luante në Kupën e Botës në Argjentinë, Platini u propozua për në Kupën e Francës 1978 me skuadrën e Nancyt. Michel realizoi golin e vetëm të finales kundër OGC Nisë. Ai mori trofeun e tij të parë më të madh nga duart e presidentit të Republikës, Valery Giscard Estaing. Ndërmjet finales së Kupës së Francës dhe vajtjes në Botëror ishte një periudhë kohore vetëm 15 ditë. Nuk bëhej fjalë për stazh përgatitor për skuadrën blu. Duke u lëvizur mes Italisë dhe Argjentinës, Franca e kishte shumë të vështirë të shpresonte të dilte nga një grup i tillë. Gjatë kohës që ishte në sulm në sezonin 1978-1979, ai ndeshi antipatinë e publikut, që e gjykoi përgjegjës për dështimin e Argjentinës. Kontrata që Platini lidhi me skuadrën e Nancy përfundoi në qershor të vitit 1979. Pas këtij ekipi tre të tjerë iu ofruan lojtarit të famshëm francez Interi, Paris Saint Germain dhe Saint-Etien. Dy klubet e parë nuk kishin ndonjë domethënie për të, por Saint-Etien ishte synimi i vërtetë i Platinisë. Ai nënshkroi me të gjelbërit një kontratë 3-vjeçare.

Platini te të Gjelbrit (1979-1982)
 
Tre vitet e Michel Platinisë në Saint-Etien përfunduan me një bilanc që të linte për të dëshiruar. Qëllimi i klubit, duke pasur Platininë, ishte të fitonte një Kupë të Evropës, por me gjithë disa shkëndija (kryesisht kundër PSV Eindhoven dhe kundër Hamburgut), të Gjelbërit nuk do të arrinin kurrë në lartësinë e të lavdishmëve të tyre më të mëdhenj të vitit 1976. Në planin kombëtar, Platini fitoi titullin e tij të fundit të Kampionit të Francës në vitin 1981, por dështoi dy herë në finalen e Kupës së Francës. Në fillim në Bastia në vitin 1981, më pas kundër Paris Saint-Germain në vitin 1982, ndeshja e tij e fundit me Saint-Etien ishte para nisjes së tij për te skuadra e Juventusit. Ai luajti në atë kohë me fanellën e gjelbër 146 ndeshje me një total prej 82 golash. Gjatë kësaj periudhe ai afirmohet në ekipin e Francës, pranë së cilit ai luan me fanellën me numër 10, duke u bërë një kapiten shumë i nevojshëm dhe i pazëvendësueshëm. Në vitin 1981, Platini heq blutë nga grupi i tyre i kualifikimeve për Kupën e Botës së vitit 1982 si pasojë e një dënimi “alla Platini”, të shënuar kundër Holandës gjatë ndeshjes vendimtare për kualifikimin. Në kampionatin Botëror Spanjoll të vitit 1982, blutë arritën deri në gjysmëfinale kundër Republikës Federale të Gjermanisë për një takim legjendë të humbur në përfundim të provës së gjuajtjeve të golave. Në mënyrë paradoksale, Michel Platini e konsideron ende sot këtë ndeshje si kujtimin më të madh të karrierës së tij.

Platini te ekipi i Juventusit (1982-1987)

Te Juventusi i Torinos, pranë një ekipi të përbërë pothuajse plotësisht më lojtarë kampionë të botës, Platini pati një fillim delikat. I marrë antipati nga një media e specializuar dhe shumë kërkuese, ai ishte shumë pranë braktisjes së skuadrës italiane gjatë periudhës së dimrit. Gjatë pushimit, Michel dhe shoku i tij i ekipit polaku Zbigniew Boniek goditën me grusht mbi tavolinë dhe fituan një evolucion taktik të ekipit. Pjesa e dytë e sezonit 1982-‘83 ishte shumë më interesante për Zonjën e Vjetër që fitoi Kupën e Italisë së vitit 1983. Skuadra e Juventusit pati më pas edhe shumë suksese të tjera. Arriti të fitojë Kampionatin Italian në vitet 1984 dhe 1986, Kupën e Europës në vitin 1984, SuperKupën e Europës në 1984, Kupën e Europës së Klubeve Kampionë në vitin 1985 dhe Kupën Ndërkontinentale në vitin 1985. Nga viti 1984 më 1986, ai fitoi tre vite radhazi si golashënuesi më i mirë i Italisë. Platini njihet si lojtari më i mirë evropian, duke fituar tre herë Topin e Artë nga viti 1983 më 1985. Finalja evropiane e vitit 1985, e luajtur në Heysel kundër Liverpulit ishte kulmi i karrierës me skuadrën e Juventusit. Por drama e Heysel përbëri pa asnjë kontestim kujtimin më të vështirë të karrierës së tij. Autor i golit të vetëm të takimit, Michel Platini gjendej në qendër të një polemike mediatike në ditët që vijuan dramën, disa duke e qortuar për qëndrimin në kremtimin e fitores. Por Platini u mbrojt duke mbrojtur tezën se, si të gjithë lojtarët e takimit, edhe ai e kishte lënë veten të përfshihej në përmasat e mëdha të dramës. Në vitin 1984, ai fitoi Kampionatin Evropian të organizuar në Francë, duke shënuar nëntë gola (tre me këmbën e djathtë, tre me të majtën, tre me kokë) në vetëm pesë takime. Ai zhbllokoi kryesisht finalen kundër Spanjës falë një dënimi që zhgënjyen portierin spanjoll Luis Arconada dhe i ofroi kështu Francës titullin e parë të madh në futboll. Por, i dobësuar nga një sëmundje dhe dhembje, Michel Platini nuk ishte në gjendje të justifikonte reputacionin e lojtarit më të mirë të botës me rastin e Kupës së Botës në futboll të vitit 1986 në Meksikë. Ai u tregua i vendosur në shumë raste, kryesisht kundër Italisë në vendin e tetë në finale dhe kundër Brazil në çerekfinale (barazim). Ky gol, i realizuar ditën e ditëlindjes së tij, do të ishte i fundit në radhët e skuadrës blu. Pas një eliminimi të ri në gjysmëfinale kundër Republikës Federale Gjermane, Michel Platini duhej të kënaqej me vendin e tretë në finale (ai nuk luajti finalet e vogla të turneut të viteve 1982 dhe 1986). I konsumuar fizikisht, Platini luajti sezonin e tij të fundit te skuadra e Juventusit para se të dilte në «pension » në qershor të vitit 1987. Duke marrë pjesë në kualifikueset për Euro 1988, Platini nderoi seleksionimin e tij të fundit me skuadrën blu më 29 prill 1987 kundër Islandës. Në ekipin e Francës, nga vitit 1976 më 1987, ai shënoi 41 gola në 72 seleksionime, gjë që mbetet rekordi i bluve.

Karriera si trajner
 
Pak më shumë se një vit pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai u emërua trajner i ekipit të Francës më 1 nëntor të vitit 1988. Zëvendësoi Henri Michel, i përjashtuar si pasojë e një fillimi jo të mbarë me ekipin blu në eliminatoret e Kupës së Botës në vitin 1990. Por ardhja e Platinisë nuk ndryshoi asgjë dhe ekipi francez nuk ishte i pranishëm në Kampionatin Botëror italian. Ishte koha të përqendrohej në eliminatoret Euro 1992, të organizuar në Suedi. Djemtë e Platini dolën denjësisht nga grupi i tyre i kualifikimit, duke fituar të nënta ndeshjet (fitore në Spanjë dhe në Çekosllovaki) dhe të fortë në një seri rekord të 19 ndeshjeve pa disfatë. Por, një seri mediokre ndeshjesh miqësore përgatitore, më pas dështimi në Euro (eliminimi në turin e parë, asnjë fitore e vetme) e nxitën të japë dorëheqjen në korrik të vitit 1992. Ai është mbajtësi i fundit i flakës olimpike në Lojërat Olimpike të dimrit në Albertville në vitin 1992. Bashkëpresident i komitetit organizativ të Kampionatit Botëror të vitit 1998 me Fernand Sastre, më pas këshilltar special i presidentit të FIFA-s pas zgjedhjes së Joseph Blatter në vitin 1998, ai bëhet zëvendëspresident i Federatës Franceze të Futbollit në janar 2001 dhe i punësuar që prej marsit të vitit 2005 në departamentin ndërkombëtar.

Platini, president i UEFA
 
Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që prej prillit të vitit 2002, ai bëhet president i UEFA-s më 26 janar të vitit 2007 për katër vjet. Ai u zgjodh me mazhorancë absolute në turin e parë të votimit të Kongresit në Dyseldorfit të Gjermanisë nga 52 federatat anëtare të UEFA-s (1 federatë vlente 1 votë), me 27 vota kundër 23 (2 vota ishin të pavlefshme). Kundërshtari i tij, suedezi Lennart Johansson, 77 vjeç, ishte president i UEFA-s që prej vitit 1990.

Emri : Michel
Mbiemri : Platini
Ditëlindja : 21.06. 1955
Vendlindja : Joeuf
Kombësia :  Francez
Gjatësia : 1,79 m
Pseudonimi : Platoche (në Francë), Mbreti Michel (në Itali)
Numri : 10
Klubet : AS Joeuf, Nancy, St. Etien dhe Juventus
72 ndeshje ndërkombëtare me Francën



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT