Agron Tufa: Kur këndonin gjelat e tretë
Bëj kryqin. Në murin përballë më vështrojnë sytë e trishtuar engjëllorë të Shën Mërisë. Mure të spërkatur me gjak të tharë. Mure të spërkatur me gjak të ri, të patharë mirë. Me gjak të freskët torturash. “O Zot, përse këtu, në shtëpinë Tënde?” Por tani mori fund. Vendimi u dha: me pushkatim!...


























