E enjte, 08.05.2025, 04:28 AM (GMT+1)

Kerko: a

Fritz Radovani: Dikur… n'Shkoder

Më 28 Nantor 1912, banda e Shkodrës e drejtueme nga Frano Ndoja shkon në Vlonë në ditën e shpalljes së Pavarësisë. Pesë vjet ma vonë, ajo shpërndahet dhe riorganizohet përsëri në vitin '30. Deri në vitin 1932 ajo drejtohet nga mjeshtra si Kolë Plani, Luigj Prela dhe Zef Kurti...

Ndue Ukaj: Shtegu i të verbërve

Qytetin e kishte pllakosur amulli e madhe e njerëzit kishin shartuar pemët e dëshirave të tyre, që ngjanin me trungje të thara dhe të paktë ishin ata që përpiqeshin t’i pyllëzonin kopshtet e tyre. Kjo gjendje kishte krijuar një mërzi të hatashme, që shtrihej si mjegull mbi qytetin tonë me arkitekturë të zymtë gri, si vetë mërzia...

Ndue Dedaj: Vegjetariania, e sëmura nga ëndrra

“Ajo sjell ndër mend dy trupa të zhveshur, të pleksur me njëri - tjetrin si një bimë kacavjerrëse. Natyrisht, ky imazh e shokoi, megjithatë, sado e çuditshme, me kohë kishte pushuar së përceptuari si diçka seksuale. Trupat e tyre krejtësisht i mbulonte një fushë ku lulëzonin lule, në degë...

Florim Zeqa: Shumë politikanë, asnjë burrshtetas!

Politikanët e sotëm fare nuk mendojnë për shtet, por vetëm për zgjedhje se si të vijnë në pushtet për të zhvatur pasuritë e shtetit e jo për qytetarët! Politikanët i shfrytëzojnë qytetarët dhe mërgimtarët vetëm si numra për të ardhur në pushtet, për t'i harruar më pas, siq thotë populli, si "boren e parvjeme"! Dëshmia më e mirë...

Jusuf Buxhovi: Daullet hegjemoniste serbe në Bavari!

Të kesh simpati për një popull dhe ta duash atë, nuk do të thotë që meçdokusht  ta mbrosh atë nga  ato që nuk mund të mbrohet. Publicisiti i njohur austriak Malte Olshevski, megjithatë, tregoi të kundërtën dhe fare në mënyrë të paskrupullt përpiqet që serbët dhe klasën e tyre të tanishme...

Xhelal Zejneli: Shqipja në Maqedoninë e Veriut është gjuhë zyrtare

Çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, përkatësisht në Maqedoninë e Veriut është rregulluar me Marrëveshjen e Ohrit, të nënshkruar në Shkup më 13 gusht të vitit 2001, në gjuhën angleze.Nënshkrues kanë qenë: kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i RM-së...

Avzi Mustafa: Dr. Ibrahim Temo, një zë mbrojtës i popujve të Ballkanit

E tërë veprimtaria e tij në gjuhën osmane-turke ose në gjuhet e Perëndimit, sidomos në gjuhën frënge, e zbulon dr. Ibrahim Temon si një zëdhënës jo vetëm të popullit shqiptar, por edhe të turqve, maqedonasve, serbëve, vllahëve dhe rumunëve. Historiografia shqiptare, në bazë të...

Kalosh Çeliku: 'Armiku i padukshëm'

SHKRIMTARI: Edhe, pasi i mora “hapat” (barërat) e përditshëme të mëngjesit dy - tri gota raki rrushi, dhe dy shtamat me verë të Mikes Di i lash për drekë pas buke, u hudha një sy mjeteve publike të informacionit në Internet: gazetave dhe portaleve elektronike. Thashethemeve...

Visar Zhiti: Mjegull dhe poezi... nga Katedralja e Prishtinës

Shoh Katedralen e Prishtinës në mbrëmjen plot mjegull si në një ëndërr, me dy kambanoret e bukura që lartësohen si krahë drejt qiellit… dhe më vjen të marr ndër duar librin tim me poezi, “Si është Kosova”, ta shfletoj, se dua ato emocione, kur ishim andej…

Florim Zeqa: Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Arsyeja pse institucioet e shtetit të Kosovës po hezitojnë në nxjerrjen e ligjit të lustracionit dhe dekriminalizimit, për t'u ditur se kush ka punuar si spiunë e agjentë në kohën e regjimit serbo-jugosllav dhe kush ishin emrat e spiunëve, është fakti se rreth 50 % e politikanëve, liderëve shtetëror...

Gani Pllana: Në gjoksin eshtëror

Dikur, këndej e këtu,Të parët tanë, të uruar,Me një shokë në belPunonin me bukë e kripë.Udhëtonin cep më cep Arbërisë,Si gurë meteorësh për të mbijetuar,Që dallëndyshet të mos largoheshin nga vendi,Prore bëhej kuvendi!...

Visar Zhiti: Mbi muret e kështjellës, tromba në errësirë

Nga andej sikur vjen ende zëri i Gjosho Vasijas, që na e tregon, i atij që do të bëhej nga i internuar aktor i dashur dhe me famë, teksa duket se vajton po ajo erë dimërore, jo, jo, është tromba e muzikantit të pushkatuar Gasper Çurçia, që buçet me gulshe…

Brahim Avdyli: Pusi i befasisë

Sado që të përpiqem që të gjëj të vërtetën e dhembjeve të pamatura të kësaj lulëkuqe, për mua është lulëkuqe e përjetësisë, që nëpër vetëdijen e të së vërtetës sime e gjëj kurdoherë në majen e litarëve të lojërave më të larta të fëmijve, duke kënduar këngën më të dhimshme për...

Kastriot Dervishi: Desanti

Seit Bylykbashi (1925-1951), nga Piluri i Korçës, në vitin 1945 mundi të largohej nga paraburgimi e të arratisej në Greqi së bashku me një shok. Në mars-tetor1949 qëndroi në kampin e Santa Forës në Itali. Ai bëri pjesë në grupin e drejtuar nga Mustafa Dushari, i cili së bashku me Shahin Qosjen e Shefqet Braçellarin...

Albert Habazaj: Mero Baze vjen në Vlorë me atdheun e tij poetik

Më 28 Tetor të vitit që përcollëm [2024] lexova këtë shënim lakonik në rrjetin e Facebook-ut tek profili i gazetarit dhe publicistit të njohur, ing. Mero Baze: “Nën presionin disa vjeçar të Ilirian Zhupës, i cili qëmtoi një antologji të gjithë poezive të mija, nga koha studentore deri më sot dhe nën mungesën e plotë të mëshirës së Arben Bllacit...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx