Resmi Osmani: Folë qafë botë dhe ti kllogjer
Njëzet e gjashtë qershor 2012. Mesnatë. Pragmuzgu. Motori i autobuzit zukat lehtë. Drita e bardhë e fenerëve gris errësirën e zezë. Autobusët janë të mbushur plot. Jemi nisur për në Qafën e Botës. Mijëra zemra që dhembin, shpirtra që angështohen, sytë e tyre që duan të shohin, mendje që sjellin në kujtesë...


























